Masakër mjedisore në Valbonë/ Inertet e ndërtimeve hidhen pranë lumit
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djal...
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë ...
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë ...
Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë më të varura nga të ardhurat që gjeneron ndërtimi, pasi t&eu...
Eduart Mullaj, 55 vjeç nga Delvina, rezulton të jetë personi i plagosur në orët e para të ditës së sotme në Pat...
Juve-Milan ishte jo vetëm një sfidë mes dy ekipeve “big” në Serie A, por ishte dhe një test për dy sulmuesit e afrua...
Një 49-vjeçare me origjinë filipineze ka ndërruar jetë në spital, pasi ishte ndjerë keq menjëherë pas mbër...
Me vendim të Gjykatës së Lezhës, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në pesë banesa të pjesëtarëv...

Metani sfidon Ramën: ILD nuk gjeti shkelje te prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, nuk nisi hetim disiplinor ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, duke e nxjerrë të pastër dhe korrekte nga ana proceduriale.
Metani mbajti qëndrim ligjor dhe i drejtë, pavarësisht se u urdhërua publikisht nga kryeministri Edi Rama.
Në një shkresë dërguar Ministrisë së Drejtësisë më 17 shtator 2025, ILD njoftoi se e kishte arkivuar kërkesën për hetim disiplinor, pasi pas verifikimeve paraprake nuk u gjet asnjë element për ta justifikuar.
“Mëkati” i prokurores: Në kohën kur në zonën e Thethit policia kreu aksione ndaj bizneseve dhe strukturave akomoduese, ajo depozitoi kallëzim për një prej ndërtimeve prej druri në atë zonë. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, prokurorja Elsa Gjeli nuk gjeti elementë të veprës penale dhe refuzoi të niste hetim për ndërtim pa leje.
Më 7 korrik, Rama doli publikisht dhe e akuzoi se kishte refuzuar regjistrimin e procedimit penal. Prokurorja reagoi duke i quajtur deklaratat e kryeministrit të paprecedenta, diskriminuese dhe ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e saj, që e vendosnin në shënjestër profesionale. Ajo kërkoi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të analizonte sjelljen e Ramës, duke i kujtuar edhe deklaratën e ambasadorit të BE-së se të gjithë duhet të ndalojnë presionin ndaj drejtësisë.
Vendimi i Metanit
Pas kësaj përplasjeje, Metani doli kundër qëndrimit të Ramës, duke faktuar përmes dokumenteve se nuk ekzistonin elementë juridikë apo faktikë për të nisur hetim ndaj prokurores.
Por kush është Elsa Gjeli, prokurorja që u sulmua nga Rama?
Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli një vit më parë ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe është emëruar si magjistrate e re në kryeqendrën e veriut.
Pas tre vitesh si studente në Magjistraturë, nga 2021 deri ne 2024, Elsa Gjeli u emërua Prokurore në Prokurorinë e Shkodrës më datë 25 Korrik 2024.
Ajo e ka kaluar një vit tashmë në detyrën e rëndësishme, ku përfaqëson akuzën zyrtare të shtetit në gjykatë.
Gjeli ka marrë zyrtarisht detyrën nga Qeveria e Prokurorëve apo ndryshe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, më 25 korrik 2024, me firmë të kryetares Mirela Bogdani dhe tetë anëtarëve.
Vlen të theksohet se në sistem, ndaj saj nuk rezulton të ketë ndonjë masë disiplinore apo vërejtje, duke pasqyruar një CV të pastër.
Megjithatë, Rama është mësuar që të gjithë të bëjnë çfarë ai thotë dhe ndaj e sulmoi Elsa Gjelin, me prokuroren që bëri detyrën e saj dhe kundërshtoi të jetë në “shërbim” të kryeministrit.
Ky është një rast i parë domethënës i mbrojtjes së pavarësisë së drejtësisë përballë presioneve të hapura nga qeveria./Piranjat/
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku si të përfshirë të një p...
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot zyrtarisht ministren e re të Brendshme, Albana Koçiu, në një fjalim ku nuk munguan as tonet e forta nd...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference për media të mbajtur ditën e sotme, komentoi mbi ngjarjen e rëndë t&eum...
Por kur bëhet fjalë për fenomene të përsëritura (p.sh. policia si “çeta” e ministrit të Brendshëm), k...
Duke folur nga mbledhja e parë e qeverisë së re kryeministri Edi Rama u shpreh se administrata e Ministrisë së Brendshme dhe e Ministri...
Kryeministri Edi Rama theksoi nga mbledhja e parë e qeverisë së re se Ministria e Punëve të Brendshme, me në krye Albana Koç...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike zyrtarizoi një kërkesë për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë...
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka zyrtarizuar kërkesën për shkarkimin e kryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi. Kërkesa ...
Zbardhen diskutimet me dyer në mbyllura në Grupin Parlamentar të PD, një ditë më parë pas seancës së tensionua...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar videon ‘e evolimit rrënjësor’ të Elisa Spiropalit. ‘Para dhe pas 5 m...