Siguria kibernetike, qeveria britanike u bën thirrje institucioneve të mbrojnë sistemet online
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...

Thatësira e zgjatur gjatë vitit 2025 ka detyruar Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) të shpenzojë rreth 160 milionë euro për importin e energjisë elektrike – një rritje prej afro 100 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të dhënat janë bërë publike së fundmi nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ku vihet re një rritje e ndjeshme e konsumit gjatë muajve të verës.
Edhe në vitet e mëparshme janë regjistruar shpenzime për importin e energjisë, por këtë vit situata pritej të ishte ndryshe, për shkak të vendosjes në funksion të dy centraleve lundruese, “Tigri 1” dhe “Tigri 3”. Këto njësi, në teori, do të duhej të garantonin mbështetje në raste krizash energjetike.
Dy anijet-gjeneratorë, të mbërritur nga Bangladeshi dhe që presupozohej të ndihmonin rrjetin energjitik shqiptar me furnizime të pandalshme, nuk kanë punuar thuajse asnjë ditë të vetme.
Për nga efektet shkatërruese në mjedis, është fakt pozitiv që dy gjeneratorët lundrues, të ankoruar në Gjirin e Vlorës, nuk janë ndezur. Por fakti që KESH-i ka parë si opsion më të mirë importimin me shifra të larta, krahasuar me prodhimin e energjisë elektrike nga “Tigrat”, tregon se edhe vetë qeveria është e bindur se gjeneratorët lundrues nuk shërbejnë për asgjë.
Përveçse për të marrë 94 mijë dollarë çdo ditë nga Buxheti i Shtetit, pa bërë asnjë punë.
“Tigrat” pa dhëmbë
Në pranverën e vitit 2022, qeveria shqiptare, me ndërmjetësimin e ish-ambasadores amerikane, Yuri Kim, nënshkroi një kontratë tërësisht të dyshimtë për marrjen me qira të dy gjeneratorëve lundrues, të emërtuar “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.
Kontrata u nënshkrua formalisht nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) dhe bashkimi i operatorëve “Exelerator dhe Renzo”.
I gjithë operacioni kontraktual u drejtua nga zv.kryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Qeveria e justifikoi kontratën me emergjencën në tregun global të energjisë elektrike, pas sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.
Dy anijet-TEC u ankoruan në Gjirin e Vlorës, megjithë kundërshtitë e forta të opozitës dhe grupeve të ambjentalistëve.
Sipas kontratës së qerasë, KESH paguan 63 mijë dollarë në ditë për qiranë dhe 31 500 dollarë në ditë për operimin dhe mirëmbajtjen.
Pra për këtë kontratë do të paguheshin 94.500 dollarë në ditë. Në këto kosto nuk përfshihen shpenzimet që do të duhej të kryeshin për të përshtatur portin për qëndrimin e anijeve, lidhjen me rrjetin e trasmetimit, sigurimin e objekteve dhe lënda djegëse që do blihej po nga KESH sh.a.
Kur kanë kaluar më shumë se tre vjet nga nënshkrimi i kontratës, “Tigrat” nuk kanë kontribuuar në furnizimin e rrjetit energjitik, por kanë dhënë një impakt të fortë negativ në Buxhetin e Shtetit, duke u paguar pa kryer asnjë punë.

Në foto: “Excelerato & Renzo” deklaron fitim 540 mijë euro për vitin 2024
Kjo shihet edhe në Bilanin Tregtar të bashkimit të operatorëve “Exelerato & Renzo” për vitin 2024. Dy shoqëritë që menaxhojnë “Tigrat e Bangladeshit” deklarojnë një fitim prej mbi 500 mijë euro, megjithëse gjeneratorët-lundrues të tyre janë thuajse jo-funksional.
Shkatërrimi i mjedisit
Gjithësesi, “Tigrat” duket se i kanë ndezur motorët herë pas here, në intervale të shkurtra kohore, me shumë mundësi sa për të mbajtur të karikuar bateritë e impianteve.
Ambjentalisti Lavdosh Ferruni, i cili drejton edhe grupimin “Aleanca Qytetare e Vlorës”, deklaroi pak kohë më parë në një intervistë televizive se “ata e ndezin disa orë gjatë muajit, sidomos kur perëndon dielli, tani në verë sidomos që të mos shikohet tymi i zi i djegies së mazutit. Është një tmerr i vertetë se është me përmbajtje skuquri. I ndezin 2 -3 orë në darkë, në muaj për të justifikuar qiranë e famshme 94 mijë dollarë. Këtu nuk fitojmë por kemi humbje shtesë”.
Ferruni tregohet shumë drastik, edhe kur përmend kostot e gjeneratorëve pluskues.
“Se në orët që ata ndezin i vjedhin buxhetit të shtetit dhjetra mijëra dollarë të tjerë, sepse kostoja e prodhimit të një megavati nga ky TEC lundrues është 2 – 3 herë më imadh se çmimi në treg ndërkombëtar. Në momentin kur ndizen nga 2- 3 orë harxhohen ekstra para për të justifikuar vjedhjen e madhe të 94 mijë euro. Është zero përfitim ndërsa humbjet janë shtesë”.
Mediat ndërkombëtare rikthejnë vëmendjen te Edi Rama, këtë herë duke vënë në shënjestër edhe koleg&e...
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD për Tiranën, në një deklaratë për mediat, është ndalur tek k&...
Erion Veliaj Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet prej 6 muajsh në qelitë e paraburgimit në Durrës, pasi akuzohet...
Në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Partia Socialiste e transformoi sistemin e patronazhimit në një rrjet të strukturuar dhe të...
TIRANË- Duke kremtuar fitoren e zgjedhjeve te 11 majit që i dhanë atij mandatin e katërt qeverisës, kryeministri Edi Rama e...
selia e pd TIRANË- Partia Demokratike ka përshëndetur mesazhin e zyrtarit të DASH, Samuel Samson, i cili u publikua një dit&...
TIRANË- Drejtuese politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ka denoncuar manipulimet dhe vjedhjen e zgjedhjeve t&eum...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar komandën e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Us...
jola hysaj TIRANË- Kandidatja e PD-së për deputete në qarkun e Durrësit, Jola Hysaj është shprehur se orët e fundit...
ilir meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një reagimi ka përshëndetur rezolutën e IDC...