POLITIKE

Dokumenti/ “E justifikuar”, si mund të mbrohet Erion Veliaj nga shkarkimi?

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Shtator 2025, 13:39

Dokumenti/ “E justifikuar”, si mund të mbrohet Erion Veliaj nga

Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës janë thirrur nën urdhërin e kryeministrit Edi Rama, për të vendosur shkarkimin e kryetari të arrestuar, Erion Veliaj. Një kërkesë e tillë ëshë bërë më herët edhe nga këshilltarët e opozitës, por është refuzuar me arrogancë nga kolegët e tyre të maxhorancës.

Tashmë që lideri politik, Rama, dha urdhërin, përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak kanë nisur të diskutojnë mbi mënyrën se si duhet të shkarkojnë kryetarin e tyre, i cili gjendet në arrest me burg prej 10 shkurtit 2025, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Argumenti që duket se do të përdoret për shkarkimin e tij në mbledhjen e Këshillit, të parashikuar për 24 Shtator 2025, është mungesa e tij mbi 3-mujore në detyrë.

Neni 62 i ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” parashikon se Këshilli Bashkiak i propozon Këshillit të Ministrave shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë “Për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”.

Ndërkohë që Erion Veliaj ka munguar më shumë se 3 muaj, ajo që krijon pikëpyetje kushtetuese dhe ligjore është fakti nëse mungesa e tij do të konsiderohet “e justifikuar” apo “e pajustifikuar”.

Praktika e deritanishme institucionale nuk njeh asnjë rast të ngjashëm në pushtetin lokal. Por, ka një precedentë të freskët në pushtetin legjislativ, i cili, për nga arsyetimi dhe logjika juridike, mund të shërbejë edhe në rastin e kryetarëve të bashkive.

Në 26 Qershor të vitit 2024, Konferenca e kryetarëve në Parlamentin e Shqipërisë, kishte një shqyrtim një pikë të fortë, sa politike, aq edhe ligjore.

Në diskutim ishte mandati i deputetit dhe njëkohësisht kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Kryeopozitari ishte nën masë arresti shtëpiak prej 30 dhjetorit 2023, në kuadër të një hetimi që po zhvillonte Prokuroria e Posaçme për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Dokumenti/ “E justifikuar”, si mund të mbrohet Erion Veliaj nga

Kushtetuta parashikon se deputeti mund të humbasë mandatin, nëse nuk paraqitet për 6 muaj në detyrë. Berisha ishte në prag të përmbushjes së mungesës 6-mujore, për shkak të vendimit gjyqësor që nuk e linte të dilte nga shtëpia.

Diskutimi politik dhe ligjor u mbyll në mënyrë të prerë nga kryetarja e Kuvendit në atë kohë, Lindita Nikolla.

Mungesa e Berishës “me arsye”

Në proces-verbalin e Konferencës së Kryetarëve të Parlamentit të Shqipërisë, të konsultuar nga “Boldneës.al”, Nikolla ka sqaruar se deputeti Sali Berisha nuk mund të humbasë mandatin, pasi mungesa e tij 6-mujore në punimet e parlamentit është e justifikuar dhe se ai nuk është paraqitur në detyrë, për shkak të imponimit nga një vendim gjyqësor.

“Do të doja t’u jepnim fund spekulimeve, që lidhen me afatin kushtetues të mandatit të deputetit Sali Berisha, i cili që prej 30 dhjetorit është në masë sigurimi “arrest shtëpie”, tha Lindita Nikolla, në hyrje të mbledhjes së 24 Qershorit 2024.

Sipas saj, “në nenin 71/2, germa “d”, të Kushtetutës thuhet: “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend”. Elementi “mungesë mbi 6 muaj” dhe elementi “pa arsye” janë kumulative, që do të thotë se shkojnë bashkë me njëri-tjetrin dhe mungesa e njërit e bën të pavlefshëm mandatin e deputetit. E njëjta situatë, për shembull, është edhe në rastin kur një deputet mungon për arsye shëndetësore, ai duhet të sjellë justifikimin pse në këta 6 muaj ka qenë e pamundur të merrte pjesë në Kuvend. Po ashtu, e njëjta situatë aplikohet edhe në rastin kur deputeti është i arrestuar me burg ose me arrest shtëpie”, analizoi Lindita Nikolla.

Për kryeparlamentaren e asaj kohe “ky deputet (Sali Berisha, shën.red) mbahet jashtë vullnetit të tij në këtë gjendje dhe kjo do të thotë se ai nuk mungon në Kuvend me dëshirën e tij. Edhe nëse do të ishte i akuzuar, sërish ndaj tij do të zbatohej prezumimi i pafajësisë, derisa të merrte një vendim të formës së prerë”.

Ndaj, duke u konsultuar me Kushtetutën, me Rregulloren e Kuvendit, me Shërbimin Juridik dhe me konstitucionalistë të nderuar të vendit, “konkludojmë që, në përputhje me nenin 71 të Kushtetutës, qenia e një personi i arrestuar, por ende i padënuar, nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend”, deklaroi Lindita Nikolla në atë kohë.

Precedenti “Berisha” pro Veliajt

Parlamenti është interpretuesi i parë i Kushtetutës dhe, natyrisht, konkluzionet e tij kushtetuese mund të jenë busull orientimi edhe për organe më të ulta në hierarki, siç është në rastin konkret pushteti lokal.

Për analogjinë më rastin “Berisha” edhe mungesa e Veliajt në detyrë për më shumë se 3 muaj duhet të konsiderohet e justifikuar dhe nuk mund të shoqërohet me penalitete.

Gjithsesi, kjo është ana kushtetuese dhe precedentët. Ndërkohë, fati politik i Erion Veliajt u duk se u përcaktua që në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, të zhvilluar në 11 Shtator.

Në atë takim politik, kryesocialisti, njëkohësisht kryeministri Edi Rama, u dha ultimatum këshilltarëve bashkiakë të majtë që të nisnin procedurat për shkarkimin e Erion Veliaj, nën argumentin se “Tiranës u duhet një njeri në krye të punëve”. Rama caktoi edhe kandidaten pasuese të Veliajt, Ogerta Manastirliu.

Deri më tani, duket se Veliaj nuk e ka pëlqyer këtë qasje të kryeministrit, “mikut të tij, Edi”. Në një kërkesë drejtuar nga parburgimi i Durrësit, ai i kërkoi Këshillit Bashkiak që të dëgjohet, para se ata të marrin në shqyrtim propozimin për shkarkimin e tij, në mbledhjen e 25 shtatorit.

Këshilli Bashkiak, ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Veliajt, nuk i dhanë një përgjigje të saktë kryetarit të tyre, duke i thënë se “në vijim të kërkesës suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet tuaja t’i përcillni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhem me dije në këtë mbledhje”, sipas një dokumenti të miratuar në 22 shtator 2025.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë