Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Në prill të këtij viti, Këshilli Bashkiak i Fierit miratoi me shumicë votash krijimin e një shoqërie aksionere për trajtimin e mbetjeve urbane. E pagëuar me emrin Shoqëria Trajtimit të Mbetjeve Urbane Qarku Fier, ndërmarrja me aksionerë 6 bashkitë e qarkut u krijua me qëllimin për të marrë në administrim inceneratorin e Fierit.
“Është vetëm regjistrimi i shoqërisë, akti i themelimit dhe regjistrimi. Ne nuk e marrim në dorëzim impiantin pa pasur një raport, por raportin nuk e hartojmë ne,” tha për BIRN Adela Hysenaj, nënkryetare e bashkisë së Fierit ditën e themelimit të shoqërisë.
Por 5 muaj pas krijimit, Asambleja e Ortakëve, e kryesuar nga Armando Subashi, ka vendosur beftas që ta kalojë ndërmarrjen në status pasiv.
“Asambleja e Pergjithshme e Aksionareve, pasi diskutoi ceshtjet e perfshira ne rendin e dites, me unanimitet vendosi te pranohet kerkesa e administratorit te shoqerise Z.Arjan Ndreu per pushimin e perkohshem (pezullimin) te aktivitetit te Shoqerise se Trajtimit te Mbetjeve Urbane te Qarkut Fier sh.a. dhe kalimin e shoqerise ne ne status pasiv per nje kohe te pacaktuar per shkak te pamundesise objektive te ushtrimit te aktivitetit te saj,” thuhet në vendimin e miratuar nga Këshilli Bashkiak në fillim të muajit të kaluar.
Vendimi për kalimin e shoqërisë në status pasiv erdhi pas kërkesës formale të administratorit , Arjan Ndreu. Arsyeja për pezullimin është se vepra nuk u mor në dorëzim.
“Edhe pse administrativisht shoqeria figuron aktive ne asnjehere nuk mundem te ushtrojme aktivitetin themelor te formimit te kesj shoqerie qe eshte perpunimi dhe djegja e mbetjeve urbane te bashkive ortake pasi objekti nuk eshte bere e mundur qe ta marrim ne dorezim nga organet te cilat e kane ate tashme ne administrim,” thuhet në kërkesën e Ndreut.

Megjithatë mosmarrja në dorëzim është thjesht një justifikim formal. Aryeja e vërtetë e vendimit është larja e duarve përfundimisht me inceneratorin, i cili tashmë mbetet jetim dhe me shumë gjasa i destinuar të dështojë përfundimisht.
Në aferën e trefishtë korruptive të inceneratorëve, ai i Fierit ishte investimi më i mirë. Por objekti nuk u vendos asnjëherë në punë për shkak se mungonte instalimi i disa pajisjeve të fundit.
Menjëherë pas marrjes nën sekuestro nga shteti, kryeadministratori i kohës, Farudin Arapi i propozoi ministrisë së Energjisë si autoritet kontraktor të autorizonte një shpenzim në masën 3.5 milionë euro që sipas tij do të përmbyllte përfundimisht veprën dhe do të vendoste inceneratorin në punë.
Por Belinda Balluku nuk e autorizoi asnjëherë kryerjen e pagesës dhe inceneratori i Fierit nuk u vu asnjë ditë në punë, ndërsa Farudin Arapin e nxorrën në pension. Praktikisht sot Fieri ka një incenerator, i cili shërben vetëm si landfill. Por meqë investimi nuk është konceptuar për landfill, vepra tashmë është kthyer në një bombë ekologjike, ku herë pas herë mbetjeve u vihet flaka.
Kalimi në pasiv i shoqërisë që do të merrte në dorëzim inceneratorin e Fierit duket si sabotimi përfundimtar i inceneratorit të Fierit, i cili me shumë gjasë nuk ka për t’u ndezur asnjëherë edhe pse kullufiti 35 milionë euro para të qytetarëve shqiptarë./Kapitali.al
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka lënë përkohësisht qelinë ku ndodhet në paraburgim pë...
TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të mbërrijë sot nga burgu në Kuvend për të dëshmuar...
TIRANË- Kreu demokrat, Sali Berisha, i pyetur nëse ka ndërmarrë hapa konkretë lidhur me heqjen e “non grata” me ndry...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Donald Trump fitoi si president në SHBA, edhe sepse demokratët folën pu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajti fjalën e tij para mbështetësve të tij. Ai gjatë ...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajti fjalën e tij para mbështetësve të tij. Ai gjatë fjal&...
Foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar së fundmi ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit&...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka vijuar denoncimet në drejtim të kryemini...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka folur sërish për vizitën e kryemini...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka denoncuar buxhetin e shtetit të projektuar n...