Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

TIRANA- “I kanë marrë fondet, jo sipas prashikimit ligjor nëpërmjet llogarive bankare, por cash, mbi shumën 50 mijë lekë,” tha Celibashi duke iu referuar kategorisë së kandidatëve. Ai shtoi se një argument tjetër për gjobat e vendosura lidhej dhe me “pranimin e financimeve nga donatorë që ligji parashikon ndalime”.
Celibashi i propozoi Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve gjoba në vlerën e donacioneve të marra nga këta kandidatë dhe detyrimin për kalimin e këtyre fondeve për llogari të KQZ-së. Në listën e publikuar nga KQZ, 8 prej kandidatëve janë kryebashkiakë të zgjedhur nga Partia Socialiste dhe 32 të tjerë janë kryebashkiakë apo kandidatë të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.
Mes kryebashkiakëve socialistë propozohet të ndëshkohen me gjobë Arif Tafani, Armando Subashi, Emirjana Sako, Kreshnik Hajdari, Majlinda Bufi, Mariglen Disha, Agron Malaj dhe Bukurosh Maçi. Ndërsa nga kampi opozitar, masat administrative janë propozuar për kryebashkiakun e Fushë Arrëzit, Hil Curri, atë të Mirditës, Albert Mëlyshi, kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosja si dhe kandidatë të tjerë humbës.
Ndërsa kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu është sanksionuar për pranimin e një dhurimi prej 36 mijë lekësh nga një aksioner i një kompanie, e cila kishte fituar më parë fonde publike, gjë që ndalohet nga Kodi Zgjedhor. Shumica e kandidatëve të sanksionuar “i kanë dhuruar vetes para cash” mbi shumën e lejuar nga ligji, ndërsa një pjesë kanë pranuar dhurime nga persona të tjerë mbi këtë shumë.
Celibashi po ashtu vendosi të propozojë gjoba për dhjetra parti politike kryesisht për mosrespektim afati në dorëzimin e raporteve financiare në KQZ, ose për paraqitjen e raportit në shkelje të rregullave të formave të standardizuara nga KQZ.
Masa adminsitrative për mosbashkëpunim me KQZ në vlerën 200 000 lekë u propozuan për Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, dhe gjobë në vlerën 100 000 lekë për Partinë Agrare Ambjentaliste, Partinë Republikane dhe Partinë Konservatore. Sipas projektvendimit, KQZ ka evidentuar mospërputhje me kodin zgjedhor të raporteve financiare të subjekteve politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale të majit.
Problematikat lidheshin për mosdorëzim të raporteve financiare nga 11 parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, mosdorëzim i raporteve financiare nga kandidatët e listave shumemërore dhe pranimi i dhurimeve me vlerë më të madhe se 50 mijë lekë jo nëpërmjet llogarisë bankare të deklaruar nga kandidatët për kryetar bashkie, mosbashkëpunim me KQZ duke mos i kthyer përgjigje kërkesave të saj..
Celibashi ka propozuar sanksione dhe për disa televizione lokale (OSHMA) për tejkalimin e minutazhit në reklamat politike apo për mosdorëzim të tarifave në KQZ. Raporti ka konstatuar tejkalim të 90 minutave të lejuara nga një numër i madh OSHMA-sh, mospërputhje mes vlerave monetare të deklaruara nga partitë dhe kohës televizive të vënë në dispozicion të tyre, etj..
“Ka diferenca për disa parti politike, midis deklarimit të bërë për reklamë politike në raportin financiar dhe minutave të transmetuara, përllogaritur nga KQZ-ja dhe disa OSHMA nuk kanë respektuar detyrimin e kohës së përgjithshme të transmetimit të reklamave politike”- konstatohet në vendimin e KQZ-së.
Sanksionet e propozuara nga Komisioneri Shtetëror do t’i kalojnë për vendimmarrje KAS. Celibashi po ashtu propozoi gjobë në masën 100 000 lekë për kryebashkiakun më të ri të PS-së në Himarë, Vangjel Tavo, i cili gjatë fushatës së zgjedhjeve të pjesshme të mbajtura me 4 gusht ka përdorur burime publike gjatë fushatës zgjedhore, shkak për të cilin propozua masë dhe për një drejtor shkolle./ BIRN
TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë ku u mësua se një nën&...
SHBA- Miçigani është një nga shtetet që do të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bas...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur edhe për planin e Edi Ramës për të dhënë me 1 euro tokat n&e...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit para mbështetësve shprehur shqetësimin e tij për trajti...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij para mbështetësve vlerësoi prezencën e...
TIRANË- Krei i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se beteja e djeshme dëshmoi fillimin e madh të misionit të r...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjne e sote ka vlerësuar qytetarët të cil&eu...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme ka folur për protestuesit e arrestu...
TIRANA- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar sot edhe një nga denoncimet e depozituara nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Ins...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Nga ky aktivitet Rama tha s...