POLITIKE

Dosja “Balluku” mbërrin në Bruksel/ Çfarë ndodhi në mbledhjen që alarmoi Edi Ramën dhe anulimi i beftë i pjesëmarrjes së kryeministrit në një forum

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2026, 18:40

Dosja “Balluku” mbërrin në Bruksel/ Çfarë

Kaloi fare pa zhurmë fundjavën e kaluar një forum i dialogut me temën “Edhe disa hapa akoma drejt BE” që u zhvillua në Vlorë. Pritej që Edi Rama të bëhej pjesë e aktivitetit ku e prisnin Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, ambasadorja franceze Catherine Suard, ministrja e Jashtme Elisa Spiropali etj, por kryeministri e anuloi papritur udhëtimin drejt Vlorës dhe si një figurë që zakonisht dominon panele të kësaj natyre, mungesa e tij la në hije të gjithë aktivitetin.

Anulimi i udhëtimit drejt Vlorës erdhi në minutat e fundit, por një burim tha për Lapsi.al  se shkak u bë një shqetësim i fortë lidhur me zhvillime në Bruksel rreth hetimeve të SPAK për Belinda Ballukun dhe tensioneve institucionale që ai ka prodhuar.

Këto zhvillime kishin të bënin me një mbledhje të premten e datës 30 Janar në ndërtesën Justus Lipsius në Bruksel për një takim të Grupit të Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë Anëtarësimin në BE, një forum teknik i Këshillit të BE ku përfaqësuesit e shteteve anëtare diskutojnë në mënyrë të mbyllur çështjet e zgjerimit.

Dosja “Balluku” mbërrin në Bruksel/ Çfarë

Në këtë tryezë, sipas të njëjtit burim që informoi Lapsi.al, përveç dosjeve të zakonshme, ishte prekur edhe situata në Shqipëri, konkretisht ngërçi institucional i krijuar pas hetimit të SPAK ndaj Belinda Ballukut dhe refuzimit të mazhorancës për të dhënë autorizim për arrestimin e saj.

Burimi që informoi Lapsi.al pohon se në diskutim është shprehur shqetësim për atë që është perceptuar si një kthesë e qeverisë në raport me drejtësinë e re. Mësohet se lëvizjet e fundit të mazhorancës socialiste janë lexuar në Bruksel si një thyerje e partneritetit që ishte ndërtuar ndër vite nga qeveria Rama me sistemin e reformuar të drejtësisë, në veçanti me SPAK, institucioni që ka pasur mbështetje të fortë nga trupa diplomatike.

Por çështja nuk përfundon këtu. Duhet kuptuar se takime si ky i Grupit të Punës për Zgjerimin zhvillohen në tryeza të mbyllura dhe shoqërohen me diskrecion të rreptë mes diplomatëve.

Dosja “Balluku” mbërrin në Bruksel/ Çfarë

Pasi ka dëgjuar qëndrimet e prera të diplomatëve dhe të ekspertëve për situatën në Shqipëri, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka kontaktuar e shqetësuar kryeministrin Edi Rama për ta vënë në dijeni për klimën e diskutimeve.

Kos i ka përcjellë Ramës qëndrimet aspak të qeta nga përfaqësues të vendeve kyçe si Gjermania, Franca dhe Holanda kryesisht për çështjen e SPAK ndaj zv.kryeministres së pandehur Belinda Balluku e cila megjithëse përballet nga akuza dhe është kapur në përgjime kompromentuese vazhdon të mbahet në detyre.

Duhet thënë se Franca dhe Holanda janë dy vende që përmenden shpesh në këtë kontekst, edhe për shkak të interesit të kompanive të tyre në tenderin e portit të ri të Durrësit, një garë që përfundoi me skualifikimin pa një rrugë efektive ankimi të kompanive nga këto vende. Këto janë nga shembuj që ushqejnë bindjen për problemet në klimën e investimeve dhe për funksionimin e rregullave të lojës në sistemin e prokurimeve në vendin tonë.

Pikërisht pas kësaj bisede me Marta Kos, mësohet se Rama është alarmuar dhe ka anuluar udhëtimin në Vlorë për të bërë një seri telefonatash në kancelaritë europiane me qëllim zbutjen e toneve dhe për të shmangur një përshkallëzim diplomatik.

I kapur në një situatë emergjente, kryeministri ka shpërfillur totalisht marrëdhënien e konfidencialitetit mes diplomatëve në Bruksel, duke vënë në pozitë të vështirë edhe komisioneren për zgjerimin Marta Kos.

Nuk dihet nëse Rama ka arritur të riparojë diçka në marrëdhënien me kancelaritë e vendeve të Bashkimit Europian, por e sigurtë është që me telefonatat e tij ka nxjerrë bllof komisioneren Marta Kos, e cila ka thyer kodin e etikës duke i përcjellë Ramës fije për pe atë që ishte diskutuar për SPAK, Ballukun dhe qeverinë shqiptare

Prej mesit të muajit dhjetor, mazhoranca po zvarrit votimin në kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut, me shpresën se do të arrijë t’i djegë afatet e parashikuara në rregulloren e kuvendit. Aty parashikohet se nëse kërkesa për autorizimin e arrestimit nuk votohet brenda tre muajsh, atëherë SPAK nuk mund ta arrestojë deputetin apo ministrin përkatës.

Votimin në kuvend, Rama e kushtëzon me një vendim të Gjykatës Kushtetuese që mori në shqyrtim pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra si zv.kryeministre. Vetëm se çështja në Gjykatën Kushtetuese është thjesht një pretekst, pasi ndarja e pushteteve nuk ka asnjë lidhje me qëndrimin e Partisë Socialiste për dosjen e aferave të korrupsionit të Belinda Ballukut.

Ajo ç’ka mbetet është që çështja Balluku tashmë i ka kaluar përmasat e një zhvillimi të brendshëm politik dhe se ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë e kanë çuar çështjen drejt kancelarive perëndimore.

Në këtë kuptim, çështja e imunitetit të Belinda Ballukut është shndërruar në një provë e kredibilitetit të Shqipërisë në raport me Bashkimin Europian, që nëse dështon do të ketë pasoja.

Në Tiranë, buzëqeshjet diplomatike dhe deklaratat e balancuara vijojnë. Por sipas burimeve që informuan Lapsi.al, mesazhet në mbledhjen që i prishën fundjavën Edi Ramës kanë qenë të qarta: nëse SPAK pengohet në një çështje simbol për luftën kundër korrupsionit, atëherë edhe rruga e integrimit mund të bëhet më e gjatë dhe në vend të disa hapave, mund të kërkojë disa kilometra akoma drejt BE.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan