Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

TIRANË- Seanca paraprake për dosjen Partizani në GJKKO është shtyrë edhe ditën e sotme. Shkak i shtyrjes është vërë kërkesa e avokatit për të përjashtuar gjyqtaren, Flojera Davidhi. Seanca e radhës mësohet se u caktua për në datën 5 maj.
Sipas avokatit, Genc Gjokutaj përjashtimi është kërkuar për njëanshmëri të theksuar të vendimmarrjes së gjyqtares. Ai theksoi se sot depozituan në formë të shkruar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares. Avoktati shtoi se sipas procedurës seanca u ndërpre sepse gjyqtarja as mund të marrë dhe as mund të japë vendim pa u shprehur një gjyqtar tjetër i kësaj gjykatë në lidhje me përjashtimin e saj.
"Ne unanimisht. Të gjithë subjektet e kësaj çështje morëm vendimin për të kërkuar përjashtimin e Gjyqtares Florela Davidhi nga kjo çështje për njëanshmëri të theksuar në vendim marrjen e saj. Sigurisht ato janë kërkime të qartë të bazuara në ligj dhe një kaos gjyqësor i cili pa shpjeguar shkaqet e ligjshmërisë apo paligjshmërisë së kërkimeve tona, mori një vendim të padrejtë. Sot ne e depozituam në formë të shkruar, kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Florela Davidhi dhe sipas procedurës seanca u ndërpre sepse gjyqtarja as mund të marrë e as mund të japë vendim pa u shprehur një gjyqtar i gatshëm apo një gjyqtare tjetër i kësaj gjykate ne lidhje me përjashtimin e saj," tha Gjokutaj.
Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për korrupsion dhe shkelje të ligjit. Në seancën e të mërkurës, 23 prill GJKKO rrëzoi kërkesën e avokatëve për pavlefshmëri dhe pa përdorshmëri të akteve të dosjes dhe pavlefshmëri të akteve të ekspertimit financiar, për të cilat mbrojtësit ligjor të të pandehurve pretendojnë se janë kryer nga ekspertë të pa licencuar. Në të njëjtën kohë, avokatët e konsiderojnë të paligjshëm vendimin e ndërmjetëm dhe kërkuan kohë të konsultohen me klientët e tyre. Kjo u bë shkak që seanca të shtyhet për të enjten në orën 13 ndërsa avokatët pritet të paraqesin kërkesa paraprake.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.
Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.
TIRANË- Krerët e SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së janë ftuar nga ambasadori gjerman. Gjatë k&eum...
pamje nga takimi ne elbasan ELBASAN- Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar sot në Elbasan me përfaqësuesit e biznesit preza...
edi rama ELBASAN- Kryeministri Edi Rama në takimin me bizneset në Elbasan u shpreh se niveli i administratës tatimore do të çohe...
takimi TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e bizneseve për të prezantuar paketën ...
papa francesku TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur që dita e shtunë, 26 prill, të shpallet ditë zie kombëtare n&e...
TIRANË- Kryedmeokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nuk do t'i gëzoj grabitjen e pronave në Gjipe. Nga Hirama ku...
HIMARË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim elektoral ditën e sotme në Himarë ku prezantoi kandidat&e...
TIRANË- Gjykata e Posaçme vendosi ti kthente sot dokumentet që iu sekuestruan gazetarit Elton Qyno. Pas seancës së sotme në GJ...
HIMARË- Kryedemokrati Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme takimin elektoral në Himarë, ku do të prezantojë kandidatë...
TIRANË- Seanca e parë e padisë për shpifje ndaj kreut të Partisë "Mundësia", Agron Shehajt është shtyrë...