“Studim mjedisor me buldozier? E turpshme”/ Zhupa: Shqiptarët protestojnë për Zvërnecin, s’janë agjentë. Dhatë Butrintin…
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Në reagimin e SPAK thuhet se kryebashkiaku dyshohet se ka kryer veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën. Biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje nga SPAK.
Në dosjen e SPAK të siguruar nga Dosja.al, flitet për lidhjen e kryebashkiakut me një nga biznesmenët e sipër përmendur, konkretisht Gentian Sulën, i cili është pronar i shoqërisë tregtare "AGI CONS". Në dosje thuhet se sipas kallëzuesit në kohën që Veliaj u emërua Ministër i Punës, bleu një pasuri të banesë, në bllokun rezidencial "Kodra e Diellit", në pronësi të Sulës. Pas kësaj bashkëshortja e biznesmenit u emërua tek zv. Ministre tek Ministria ku ishte Veliaj titullar.
Më tej thuhet se pas blerjes së banesës dhe emërimit në fjalë, që prej asaj kohe marrëdhënia e Veliajt dhe Sulës është e pandarë. Shoqëria "AGI KONS" e biznesmenit ka përfituar një pafundësi ndërtimesh në Tiranë, si shkollën tek ish-Sheshi Shqiponja, Parkun Rinia, Operan, Maternitetin, Spitalin e ri, Godina tek Universiteti Bujqësor dhe tani flitet edhe për Teatrin Kombetar. Në dosje thuhet gjithashtu se Veliaj, aktualisht posedon tre vila në Fshatin Rezidencial në Qerret Kavajë, të cilat janë ndërtuar nga kompania e Sulës. Një nga këto vila posedohet nga vëllai i kryebashkiakut, ndërsa sipas kallëzuesit vlera e vila kap shifrën e 500 mijë eurove.
PJESË NGA DOSJA:
6. Më datë 19.07.2023 është administruar në Prokurorinë e Posaçme një informacion i cili është protokolluar me nr. K536, dërguar nga një shtetas i vetëidentifikuar si Nesti Angoni, me adresë në Rr. "5 Maji", Nr. 71, Tiranë. Në informacionin e përcjellë fillimisht nga shtetasi i vetëidentifikuar si Nesti Angoni, përmenden disa fakte rreth shtetasit Erion Veliaj, me detyrë kryetar i bashkisë Tiranë, të cilat çmohen si kompromentuese për një zyrtar publik. Këto fakte, lidhen me funksionin e kryetarit të bashkisë si edhe marrëdhenien e këtij të fundit me shtetasin Genti Sula, pronar i shoqërisë tregtare "AGI CONS".
6.1. Sipas kallëzuesit, në kohën që shtetasi Erion Veliaj u emërua Ministër i Punës, bleu një pasuri të paluajtshme-banesë, të ndodhur në bllokun rezidencial "Kodra e Diellit", në pronësi të shtetasit Genti Sula. Pas kësaj, bashkëshortja e këtij të fundit u emërua zv. Ministre tek Ministria ku shtetasi Erion Veliaj ishte titullar. Më pas, banesa në fjalë është shtuar me një kat dhe për të është ndërtuar një ashensor i veçantë.
6.1.1. Gjithashtu, në këtë kallëzim shpjegohet se që prej asaj kohe marrëdhënia e këtyre dy shtetasve është e pandarë. Shoqëria "AGI KONS" me pronar shtetasin Genti Sula ka përfituar një pafundësi ndërtimesh në Tiranë, si shkollën tek ish Sheshi Shqiponja, Parkun Rinia, Operan, Maternitetin, Spitalin e ri, Godina tek Universiteti Bujqësor dhe tani flitet edhe për Teatrin Kombetar.
6.1.2. Gjithashtu, në informacion përmendet se shtetasi Erion Veliaj aktualisht posedon 3 vila në Fshatin Rezidencial në Qerret Kavajë të ndërtuar nga shoqëria Agikons e shtetasit Genti Sula. Një nga këto vila posedohet nga vëllai i shtetasit Erion Veliaj, ndërsa të tretën ky i fundit e ka shembur, ndërkohë që të dyja vilat ekzistuese i ka rikonstruktuar. Vlera e vilave, sipas kallëzuesit kap shifrën e rreth 500 mije Euro. Ndërsa vilën e tretë, kallëzuesi shpjegon se shtetasi Erion Veliaj e ka rrafshuar, duke shpërdoruar 500.000 Euro me qëllim krijimin e hapësirave shtesë. Për prishjen e objektit janë shfrytëzuar makineritë e Ujësjellësit Kavajë. Në këtë pikë, kallëzuesi shtron pyetjen nëse për këtë shëmbje është marrë më parë një leje apo ekziston ndonjë faturë që dokumenton shpenzimet e bëra.
6.1.3. Të gjitha këto, vijon kallëzuesi, të shtyjnë të mendosh se ku i gjeti shtetasi Erion Velaj mundësitë financiare dhe nëse ekzistojnë dokumenta të blerjeve, pagesa bankare etj.
6.2. Me administrimin e kallëzimit pranë Prokurorisë së Posaçme, nga ana e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë kryer disa verifikime paraprake, të cilat konsistojnë fillimisht në sigurimin e të dhënave për kallëzuesin, shtetasin e identifikuar si Nesti Angoni. Nga rezultatet konstatohet se nuk ekzistojnë të dhëna për këtë shtetas.
6.3. Në Sistemin C@ts të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve u verifikua historiku i punësimit i shtetasit Gentian Sula, ku rezultoi se ky shtetas ka qenë i punësuar pranë subjektit "AGI KONS" me datë 01.12.2011 dhe është larguar me datë 01.12.2011.
6.4. U verifikua historiku i punësimit të shtetases Gentiana Sula, bashkëshortja e shtetasit Gentjan Sula, nga ku rezulton se ka qenë e punësuar te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me datë 07.10.2013 dhe është larguar me datë 13.09.2016.
6.5. Në lidhje me subjektin "AGI KONS" shpk, me Administrator shtetasin Alban Çinari dhe Ortak shtetasin Gentjan Sula, u këqyr ekstrakti-historik-i-regjistrimit tregtar për të dhënat e këtij subjekti në faqen e internetit të "Qendrës Kombëtare të Biznesit".
6.5.1. Gjithashtu, u procedua me këqyrjen në internet në faqen "openprocurement.al", zu u verifikuan procedurat e prokurimit në të cilat subjekti "AGI KONS" shpk ka marrë pjesë The ka fituar, si edhe procedurat në lidhje me "Koncesion/PPP", ku i njëjti subjekt "AGI CONS" ka marrë pjesë dhe është shpallur fitues.
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në bashkinë e Tiranës, ku ka zhvilluar një takim me nënkryetarë...
TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra penale. N&eum...
TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa ...
Bardhi SHBA- Përfaqësues të PD-së kanë zhvilluar një takim me shqiptarët në Michigan të SHBA. I pranishëm...
TIRANË- Anëtari i Komisionit të Ligjeve, Dashnor Sula gjatë seancës së sotme ka shpërthyer në akuza ndaj kryetares Klo...
Vokshi TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka shtyrë seancën e sotme ku do të merrej vendimi lidhur me p...
foto ilustruese TIRANË- Gazetarja Beti Njuma përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ironizuar pëlqimet që ka marrë re...
TIRANË- Drejtori Juridik i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi ka përfunduar pas disa minutash takimin me kryebashkiakun e burgusur Erion ...
klotilda bushka TIRANË- Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar sot për herë të parë pasi Prokuroria e Posaçme e ka...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar paraditen e sotme arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se në dosjen ndaj tij p&eu...