POLITIKE

Dosja Veliaj/ Altin Basha shembulli si u rekrutuan ata që shitën Teatrin

b.z Përditësimi i fundit 6 Mars 2025, 14:12
Dosja Veliaj/ Altin Basha shembulli si u rekrutuan ata që shitën
Foto ilustruese

TIRANË - Nga cilido kënd që ta kapësh, dosja Veliaj nxjer në pah skandale të reja. Më të fundit nuk janë ato financiare, as vaniteti i Ajola Xoxës për të shpenzuar 800 mijë euro për fustane, të mbathura dhe sytjena, por mënyra se si paratë publike kanë korruptuar shoqërinë, kanë rektutuar artistë dhe aktorë, kanë shërbyer si zjarrfikës për të shuar kritikën dhe protestën.

Në një shkrim skrupuloz, sa investigues po aq edhe me nota reflektuese, gazetarja Elsa Demo ka përshkruar në “Peisazhe të fjalës” degradimin e skenës artistike përmes fondeve të bashkisë. Përmes shoqatave të Ajola Xoxës, Erion Veliaj ka gjetur mënyrën, të shpërblejë ata që tradhëtuan protestën kundër shembjes të Teatrit Kombëtar, ata që angazhoheshin në fushata elektorale pro tij, ata që bëheshin pjesë e spektaklit të manipuluar për mbjelljen e pemëve. Emrat e Artan Imamit, Marsela Çibukajt, Ardit Gjebresë, Ilir Shaqirit figurojnë në tektin voluminoz.

Por një rast flagrant është ai i ish drejtorit të Teatrit Kombëtar, Altin Basha dhe bashkëshortes së tij, Ilirjana, të cilët kanë përfituar në vetëm 9 projekte, afro 320 mijë euro, pra trefishin e asaj që parashikon buxheti vjetor i gjithë Teatrit Kombëtar, thekson gazetarja Demo.

Erion Veliaj, mjeshtri i përçarjes së protestave

Në dhjetor të këtij viti, çifti Altin dhe Iliriana Basha ranë pre e emisionit investigativ “Piranjat”, si abuzues të paskrupullt me fondet e shfaqeve të Teatrit Kombëtar. Basha u akuzua se si drejtor i këtij institucioni, në konflikt interesi, kishte punësuar bashkëshorten e tij Iliriana Basha, duke i dhënë dorë të lirë për fondet e një shfaqeje me buxhet 12 milionë lekë, për kostumet dhe skenografinë. Pas këtij skandali ai u detyrua të largohej me turp nga detyra e drejtorit, madje me po aq turp sa sa e mori atë detyrë, në këmbim të tradhëtisë që i bëri protestës kundër shembjes së Teatrit.

Ky regjizor dhe zyrtar i akuzuar si hajdut është steriotipi tipik i njeriut që zgjidhte Erion Veliaj për ti shërbyer propagandës dhe qëllimeve të tij. Në dosjen e gjykatës, që ka zbërthyer gazetarja Elsa Demo tregohen, një për një, përfitimet që ka marrë çifti Basha, përmes shoqatës “Bash-Art”. Aty gjenden detaje edhe për manipulimin e faturave financiare që i shërbenin manipulimeve të Ajola Xoxës, në këmbim të premtimit: ju nuk do të keni kurrë probleme me bashkinë.

Ashtu sikurse duket edhe në tabelën e mëposhtme të nxjerë nga dosja Veliaj, duket qartë se financimet për shoqatën e çiftit Basha, përkojnë me periudhën pas shembjes së Teatrit, ndonëse “Bash-Art” ishte krijuar katër vite më parë.

Dosja Veliaj/ Altin Basha shembulli si u rekrutuan ata që shitën
Tabela

Mjafton kjo tabelë për të përforcuar dyshimin se Veliaj i bleu me para publike ata që rekrutoi për të tradhëtuar kauzat qytetare, të cilët më pas, i pëedori në mënyrë të paskrupult për interesat e tyre.

Altin Basha u bë një nga simbolet e këtij fenomeni. Dhe kjo u pa në 3 dhjetor 2020 kur ai u emërua në detyrën e drejtorit të Teatrit Eksperimental, në vend të Kiço Londos. Për të arritur deri këtu ai u detyrua të gëlltiste shumë.

Ai u bë një prej tre artistëve, që tradhëtuan kolegët e tyre protestues dhe u takuan me Veliajn, në korrik 2018, në një shoë propagandistik, një ditë përpara se parlamenti të miratonte me urgjencë ligjin special, tashmë të hedhur poshtë, për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Manipulimet/ Altin Basha, regjisori i një spektakli të shpifur

Ai atëherë u akuzua nga aktorët e tjerë se nuk kishte mandat për një takim të tillë, që i shërbente thjesht interesave politike të ditës. Fotoja e regjisorit së bashku me aktorët Arben Derhemi dhe Alfred Trebicka u bë virale në rrjet.

Dosja Veliaj/ Altin Basha shembulli si u rekrutuan ata që shitën

Ndryshe nga dy të tjerët që patën pakëz cipë dhe refuzuan të flasin publikisht për atë ngjarje, Basha i vuri gjoksin dhe me argumentat e Rilindjes sulmoi protestuesit, duke pretenduar se ata e kishin tradhëtuar atë duke u shndërruar në një lëvizje pro PD-së.

Gjen guximin të rishfaqet në publik Altin Basha. Natyrisht për një shërbim të ri
Por, nuk mbaron këtu. Më maj 2020, vetëm një ditë para shembjes së Teatrit Kombëtar, Altin Basha, bashkë me një sërë drejtuesish të institucioneve shtetërore dhe aktorë të Portokallisë, nisën një peticion ku kërkonin shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e teatrit të ri.

Altin Basha i shërbeu si alibi Erion Veliajt edhe më vonë, kur qeveria dhe bashkia e kuptuan që ishin diskredituar aq shumë sa duhet të hiqnin dorë nga bashkëpunimi me kompaninë private “Fusha SHPK” për aferën e ndërtimit të kullave 200 milionëshe. Atëherë Veliaj shpalli në publik se kishte qenë përfaqësuesi i komunitetit të artistëve që i kishte bërë “Fushës” aq kërkesa të forta, sa ajo kompani që e kishte të mundur të plotësonte tekat e njërit prej arkitektëve më të mirë në botë, Bjarke Ingels, nuk kënaqte dot ekzigjencat e Altin Bashës.

Edhe më i neveritshëm u bë roli i regjisorit që dikur këmbëngulte se teatri nuk duhet të shembej, ditën pasi atij iu vunë minat. Në një intervistë për ‘Report TV’ ai e krahasoi ndërtesën tashmë të shkallmuar, prishjen e së cilës gazeta “Le Monde” e etiketoi si një “akt barbar”, me një “kotec pulash”.

Por, luga me çorbë të prishur që pati gëlltitur nuk do ta ngopte lehtë. Dy vjet pasi e bëri drejtor të Teatrit Eksperimental, partia do ta gradonte në dhjetor 2022, në krye të Teatrit Kombëtar.

Përpos këtyre shpërblimeve, duke evidentuar ato pjesë të dosjes që nxjerrin në pah korruptimin e skenës sonë artistike, gazetarja Elsa Demo po na tregon se përpos posteve publike, çifti Basha u shpërblye edhe me 320 mijë euro për shoqatën e tij, “Bash-Art”. Dhe ky investigim reflektiv për tu duartrokitur është një dëshmi e fortë për të kuptuar, jo vetëm se si u ble dhe u asgjesua protesta e artistëve për mbrojtjen e teatrit, por edhe për të mësuar se ç’shuma kolosale parash i motivojnë të zhgryhen para SPAK-ut ata dordolecë që pretendojnë se mbrojnë një korruptues kalibri si Veliaj. /Lapsi.al

altin basha erion veliaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan