Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë të premte në një tryezë diskutimi të organizuar nga Albanian Policiy Center për reformën në drejtësi. Berisha foli për reformën në drejtësi për të cilën tha se aspekti më antidemokratik i kësaj reforme është kontrolli policesk i prokurorit mbi gjykatësin.
Ai shtoi se ky bllokim ka zhdukur sigurinë juridike në këtë vend. Sipas Berishës kjo situatë ka bllokuar tërësisht investimet e huaja në këtë vend, ka privuar vendin nga miliarda.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur miq, ajo që ndodhi nga një procedurë e papërdorur kurrë më parë në ndonjë vend, nga një eksperiment unik në botë që u bë në Shqpëri, është se është krijuar një stok i madh dosjesh që rritet nga viti në viti, që para 3 vitesh ishte 132 mijë, sot është 150 mijë dosje. Dhe, ata që flenë mbi dosje, ata që flenë mbi të drejtën e qytetarëve për të pasur një proces ligjor të ndershëm, ata nuk bëzajnë më. Ata lëshojnë deklarata në mbrojtje të këtij dështimi madhor me pasoja katastrofale për Shqipërinë, sepse bllokimi apo asgjësimi i çështjeve civile, de facto i kushton vendit miliarda euro humbje. Nga ana tjetër, ky bllokim ka zhdukur sigurinë juridike në këtë vend.
Aq e rëndësishme dhe aq jetike për shtetin e të drejtës. Siguri juridike këtu nuk ka më. Kjo situatë ka bllokuar tërësisht investimet e huaja në këtë vend. Ka privuar vendin nga miliarda. Ato që ju keni lexuar, ato janë që të gjitha të TAP-it, të Devollit dhe të Fanit. Të tjerat janë blerje banesash nga emigrantët shqitparë, që këtu i regjistrojnë si të huaj. Sepse nuk ka të huaj që mund të vijë të investojë në një vend kur e sheh që një çështje civile duhet të presë 15 vite. Pra, kjo është një pasojë jashtëzakonisht e rëndë për qytetarin shqiptar. Por, tani marrim disa aspekte të tjera të kësaj reforme. Një aspekt tjetër dramatik, antidemokratik, antikushtetues i saj, është kontrolli policesk i prokurorit mbi gjykatësin që i dorëzon dosjen.
Kjo nuk ka qenë as në diktaturë. Jo! Se si mundet në një vend të lirë të pretendohet që të vësh gjykatësin në survejim të prokurorit, që i çon atij dosjet, nuk ka mendje më të mbrapshtë përveçse ekstremi i majtë, i cili kërkon me çdo kusht të kërkojë drejtësinë me mekanizma antikushtetues, mund të vendosë një ligj të tillë. Dhe ju e shihni se çfarë mbrojtje i bëjnë me propagandë këtij sistemi. Ndaj del edhe kreu i prokurorisë speciale e thotë se afërmendsh gjykatësi do bëjë atë që i themi ne.
Sigurisht sepse segmente të regjistrimeve që u bëjnë gjykatësve, shpërndahen në të katër anët, gjer edhe te telefoni im si qytetar dixhital. Po, po. Atëherë ta heqim, pse të kemi gjykatës, kemi prokurorin dhe kaq. Ky është një kontroll policesk i paimagjinueshëm.
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë të premte në një tryez&eum...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda shtruan iftar këtë të premte në ambientet e Pallatit t&eum...
Takimi TIRANË - E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka mirëpritur këtë të premte në ambasad&eu...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama shtroi iftar këtë pasdite në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Gjatë fjalës së tij, Ra...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot edhe një takim me shtabin elektoral të PS-së në Elbasan. Gjatë takimit...
Foto ilustruese TIRANË - Bleon Hasani shpreson se zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri do të shënojnë fillimin e fundit të s...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama prezantoi në Elbasan kandidatët për zgjedhjet e 11 majit. Rama e shoqëroi fjalën e tij në El...
TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë e kryeministri Edi Rama për blerjen dhe përdorimin e teknologjisë Deep Packet Ins...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama prezantoi në Elbasan kandidatët për zgjedhjet e 11 majit. Rama nuk la sërish pa ironizuar opozitë...
Edi Rama ELBASAN - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Elbasan ku po prezantohen kandidatët në zgjedhjet e 11...