Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në konferencën "Fushata elektorale dhe komunikimi". Kjo konferencë organizohet nga Partia Demokratike dhe fondacioni suedez, "Jarl Hjalmarson". Gjatë fjalës së tij, Berisha falenderoi aleatët suedez dhe partinë Moderatna për ndihmën që po ju japin lidhur me bërjen dhe organizimin e fushatës elektorale.
Berisha tha se PD shkon drejt zgjedhjeve parlamentare të 11 majit me përpjekje për fitoren e cila sipas tij ka rëndësi historike për Shqipërinë. Kryedemokrati foli edhe për krijimin e koalicionit "PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore", të cilin e konsideroi se koalicioni më i gjerë në të gjitha vitet. Ai shtoi se kandidatët për deputet në tërësi kanë dalë nga primaret dhe se anëtarësia e PD-së është konsultuar shumë në përzgjedhjen e tyre.
Berisha shtoi se Programi i Shqipërisë Madhështore është programi më i mirë që PD ka paraqitur para shqiptarëve në ekzistencën e saj dhe tha se ka në themel arritjet tona historike që nga vendosja e pluralizmit te anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Lideri i opozitës tha se dëshira e tyre është që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Dua të falenderoj nga zemra mikun tonë suedez, të falënderoj partinë Moderatna, kryeministrin, kryetarin e saj, të Suedisë, për këtë ndihmë të çmuar që na japin, ndihmë e cila është një inkurajim i madh për ne. Është vazhdimi i një tradite të një bashkëpunimi të gjatë që ne kemi me këtë parti, me të cilën ne jemi një familje dhe një ndihmë që vjen në një kohë shumë të rëndësishme siç është kjo e fushatës elektorale.
Trajnimi juaj është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Dua të përshëndes miqtë e tjerë të pranishëm, Albanën dhe Oerdin dhe t’u përshëndes të gjithë ju që merrni pjesë në këtë trajnim me urimin, shpresën dhe besimin që ato njohuri dhe aftësi që i fitoni në këtë trajnim t’i shpërndani në të gjitha degët e PD në Shqipëri. Ne shkojmë në këtë fushatë me përpjekjen tonë më serioze për një fitore më 11 maj, fitore e cila ka rëndësi historike për Shqipërinë dhe jo vetëm. Shqipëria sot ka një regjim narkodiktatorial, në të cilin të gjitha pushtetet janë të përqendruara në një dorë. Në të cilin bëhen përpjekjet më të jashtëzakonshme për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Në të cilin janë arrestuar njësoj si në Tunizi tre liderët e partive kryesore opozitare.
Por nga ana tjetër, ne vijmë në këtë fushatë më të vendosur se kurrë për të shpëtuar Shqipërinë, të vetmin vend, nga diktatura e dytë në 33 vite. Sot është një datë e madhe për ne, frymëzuese. Është 22 marsi, është festa e Sulltan Novruzit, çka unë uroj të gjithë bektashinjtë shqiptarë me këtë rast. Por është edhe 22 marsi, dita në të cilën ne shqiptarët përmbysëm me votën e lirë diktaturën staliniste më të egër që kishte njohur Europa e pas-Luftës së Dytë Botërore. Fakti që ne, si forcë politike, u riorganizuam, kapërcyem vështirësi të mëdha, arritëm të mposhtëm të gjitha përpjekjet e narkoshtetit për shkatërrimin tonë dhe vijmë sot më të fortë se kurrë, përbën një prerogativë të fuqishme për fitoren tonë.
Përveç kësaj, siç jeni në dijeni, ne kemi krijuar koalicionin më të gjerë në të gjitha vitet. Aleatët tanë përbëjnë rreth një të tretën e votuesve shqiptarë. Kandidatët në tërësi kanë dalë nga primaret dhe anëtarësia jonë është konsultuar më shumë se kurrë në përzgjedhjen e tyre. Por përveç këtyre, ne kemi një program të shkëlqyer. Programi i Shqipërisë Madhështore është programi më i mirë që PD ka paraqitur para shqiptarëve në tërë ekzistencën e saj. Ky program ka në themel arritjet tona historike që nga vendosja e pluralizmit te anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Por ka në themel vizionin për të transformuar me shpejtësi Shqipërinë.
Ne duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave tuaja të ditës. Çdo projekt i çdo individi është në të vërtetë një ëndërr dite.
Dhe askush më shumë se të rinjtë nuk i ka më të bukura ëndrrat e ditës. Ne duam që me Shqipërinë në vitet e ardhshme, të rinjtë shqiptarë t’i besojnë ëndrrën e tyre Shqipërisë. Të binden, t’i përkushtojnë energjitë e tyre ndërtimit të ëndrrës së tyre në Shqipëri. Synojmë që Shqipëria t’u ofrojë atyre të gjitha lehtësirat, të gjitha mundësitë për realizimin e kësaj ëndrre. Synojmë që Shqipëria të jetë një vend i drejtë, i qytetarëve të barabartë, i shtetit ligjor. Synojmë që për të rinjtë të bëjmë çdo investim që ata të shkollohen sa më mirë, që ata të punësohen sa më shumë, që ata të kenë sukses në bizneset e tyre.
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste...
edi rama TIRANË- Sot në Tiranë është mbajtur takimi i Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Soc...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha prej disa ditësh kanë vijuar ironitë me njëri-tjetrin në...
TIRANË- Ditën e sotme në Tirannë është mbajtur takimi i Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacio...
genta vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë pë...
nenshkrimi i marreveshjes TIRANË- Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë nënshkruar më 18 shkurt një memorandum për mbrojtje...
podcasti TIRANË- Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij "Flasim" iu bëri thirrje emigrantëve në Britani që të kthehen ...
silvio gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ndan në një intervistë të posa...
foto ilustruese PODGORICË- Mali i Zi nuk është ftuar që të bëhet pjesë e deklaratës për bashkëpunim...
pamje nga stadiumi ANGLI- Rreth 20 mijë shqiptarë ndodhen në stadiumin e Wembley në Londër, ku po luhet ndeshja kualifikuese p&eu...