Administrativja rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, kryebashkiaku nga salla e gjyqit: Dihej ai muhabet!
Gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që Shoqata e Mediave për të ...
Gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që Shoqata e Mediave për të ...
Një reagim i fortë ka ardhur nga deputetja Marjana Koçeku, në lidhje me përfshirjen e zonave të Shalës, Shoshit dhe Pulti...
Dy telefona “Iphone 17” dhe një telefon “Iphone 13”, janë sekuestruar nga prokuroria e Durrësit, me shpresën e zbard...
Një ngjarje e rëndë me një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fsha...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një model biznesi thuajse unik në Europë: hapet relativisht l...
Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht, R...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjeh...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohe...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vidhisht, në Fier, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-vjehrrin e tij dhe ...
DashiAna juaj sensuale ka të ngjarë të shfaqet sot. Takimet romantike janë intensive dhe pasionante, prandaj sigurohuni që t’u ...

Ish ministri i Drejtësisë dhe avokati Ylli Manjani, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për çështjen e Ilir Metës, duke e cilësuar argumentimin e saj si “skandaloz” dhe të rrezikshëm për standardet e drejtësisë.
Në një postim në Facebook, ai ndalet veçanërisht te formulimi i përdorur nga gjykata, ku shkruhet “duket se ka fakte që bindin edhe një vëzhgues të jashtëm”, duke ngritur shqetësimin se ky standard i ri rrezikon të zëvendësojë provat konkrete me perceptimin publik në vendimmarrjen gjyqësore.
Postimi i Ylli Manjanit
“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit.
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për të rrëzuar kërkesën e Ilir Metës nuk është thjesht një akt procedural. Është një sinjal alarmi për mënyrën se si funksionon drejtësia penale e reformuar në Shqipëri.
Argumenti i përdorur në vendimin e gjykatës, se “...duket se ka fakte që bindin edhe një vëzhgues të jashtëm se personi mund t’i ketë kryer veprat penale..”, nuk është vetëm i paqartë. Është thelbësisht i rrezikshëm!!
Sepse në thelb, çfarë po thotë gjykata?
Që nuk ka rëndësi çfarë provohet në sallën e gjyqit. Mjafton që të krijohet një perceptim bindës jashtë saj.
Kulmi!
Ky standard nuk është juridik. Është sociologjik. Madje më keq: është propagandistik.
Në një shtet të së drejtës, masa e sigurisë, veçanërisht paraburgimi, nuk vendoset mbi bazën e asaj që “duket”, por mbi bazën e provave konkrete, të verifikueshme dhe të debatuara në një proces kontradiktor gjyqsor.
Çdo devijim nga ky standard është një rrëshqitje drejt arbitraritetit.
Ky formulim nuk është i ri, në fakt. Atë e ka shpikur dhe përdorur në mënyrë të përsëritur nga Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tashmë ajo është ngritur në një nivel edhe më të lartë: është legjitimuar në mënyrë implicite nga vetë Gjykata Kushtetuese.
Shkencë juridike e hatashme!!!
Po mirë, ta vijojmë pak shkencën, lind pyetja thelbësore:
Kush është “vëzhguesi i jashtëm”?
Publiku? Opinioni? Titujt e portaleve? Kush?!
Sepse në praktikë, “bindja e publikut” nuk krijohet në vakum. Ajo ushqehet çdo ditë nga rrjedhje të qëllimshme të materialeve hetimore, nga përgjime të selektuara dhe nga një narrativë e ndërtuar me kujdes në media. Publiku ynë është i tejmbushur me bindje që të gjithë vjedhin. Nëse ky “publik” më pas përdoret si standard për të justifikuar heqjen e lirisë, a kemi kemi hyrë në një rreth vicioz:
akuza prodhon perceptim, perceptimi prodhon masë sigurie?!
Pa kaluar ende nëpër gjykim.
Kjo përmbys një nga parimet e përjetshme të së drejtës: prezumimin e pafajësisë. Në vend që shteti të provojë fajësinë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, individi mbahet në burg sepse “duket sikur mund të jetë fajtor”.
Në këtë logjikë, procesi gjyqësor penal në Shqipëri nuk është më vendi ku zbulohet e vërteta. Ai është kthyer në një formalitet që vjen pas dënimit faktik me paraburgim.
Nga ana tjetër, nëse mjafton të bindet publiku për të marrë masa ndaj një individi, atëherë pyetja që lind natyrshëm është:
Përse na duhen gjykatat?
Nëse vendimi real merret në ekranet televizive dhe në dosjet e rrjedhura, atëherë salla e gjyqit mbetet vetëm një dekor institucional.
Ky nuk është më problem i një rasti. Është një model që po konsolidohet.
Dhe çdo model i tillë ka një kosto, jo vetëm për individin që sot është subjekt i tij, por për vetë besimin te drejtësia nesër.
Reforma nuk mjafton tashmë. Duhet përmbysje.
Gjykata Kushtetuese vendosi dje të rrëzojë kërkesën e ish Presidentit, Ilir Meta tij për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Mbahet sot në Kuvend seanca e radhës plenare. Në Rendin e Ditës parashikohet një interpelancë e kërkuar nga Erion Braç...
Aktivisti dhe aktori Florjan Binaj është pyetur mbi mundësinë e një rikthimi dhe angazhimi të tij në politikë. Në ...
Banorët e fshatit Grabian, ndoshta nuk do ta harrojnë kurrë cilësimin ‘kurvë’ që u bëri kryebashkiaku i tyre Josi...
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Aleksander Nikoloski, ka reaguar për herë të dytë brenda një periudh...
Aktivisti dhe aktori i njohur Florjan Binaj ka ngritur shqetësimin mbi rënien e aktivizimit në protesta. Sipas tij, sot protestat po tkurren dhe ...
Tetë deputetë të Partisë Demokratike kanë kërkuar një interpelancë urgjencë në Kuvend me Ministrin e Mbrojtjes...
Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me gjuhën e përdorur në drejtim të magjistratëve n&eu...
Nga Ditmir Bushati Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po mbulohet nga mjegulla e një debati që nuk i shërb...
Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj asaj që ai e cilëson si një ndërhyrje të rëndë në sistemin e drej...
Kryeministri Edi Rama vizitoi kompleksin industrial në Durrës, ku shkëmbeu disa batuta me punonjësit e huaj. Rama i inkurajoi ata të...