
Kreu i SPAK, Altin Dumani në raportimin e tij vjetor në Kuvend është pyetur sot nga deputeti Flamur Noka, për mungesën e hetimeve ndaj fenomenit të patronazhistëve të përfshirë në zgjedhjet e kaluara, sipas tij.
Në fjalën e tij, Dumani theksoi se “patronazhimi” si term nuk ekziston në Kodin Penal, por sqaroi se çdo veprim që përfshin premtime për favore në këmbim të votës, përbën vepër penale.
“Sa i takon çështjes së gjobave, është hetuar dhe është vendosur mosfillim i procedimit penal. Prokurori i çështjes e ka konkluduar me mosfillim procedimi penal. Nuk është ankimuar në gjykatë. Sa i takon patronazhistëve, në momentin që patronazhisti evidentohet në rolin që ju përshkruani, që përfshin legalizim, shpërndarje parash apo regjistrim të pronës në hipotekë, këtu bëjmë fjalë për patronazhizëm, i cili përbën korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje. Ne nuk kemi kod penal për patronazhizmin. Penalizojeni në Kuvend dhe më pas ne ndërhyjmë.
Unë e kam përmendur edhe herë të tjera, SPAK ka verifikuar çdo pretendim të kallëzuesve. Në çdo rast, dhe ky ka qenë edhe objektivi i Task-Forcës së ngritur, verifikimet të bëheshin në kohë rekord, dhe ne kemi vendosur në 43 raste mosfillim procedimi penal. Nga 43 rastet janë ankimuar në gjykatë vetëm 3. Kryesisht këto kallëzime penale kanë pasur për objektiv punësimin e paligjshëm, asfaltin elektoral dhe përdorimin e administratës publike.
Prokurori i ngarkuar që mbulonte Tiranën ka marrë kontakt direkt, ka qartësuar situatën dhe kemi verifikuar se nuk ishte kompetencë e jonë. Ne kemi deputetin subjekt të posaçëm, jo dhunën që ushtrohet ndaj një deputeti. Ne kemi verifikuar prokurorinë e Tiranës dhe i kemi kërkuar verifikimeve të shpejta”, tha Dumani.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
27 Tetor18:35
Celibashi: S'ka pikëpyetje për legjitimitetin e qeverisë, do eksperimetojmë IA për numërimin në 9 nëntor
“Ai që sot qeveris vendin ka legjitimitetin e plotë dhe problemet e 11 majit nuk e vënë në diskutim faktin se kush ësht&eu...
POLITIKE
27 Tetor17:51
Berisha replikon me Altin Dumanin në Kuvend: Lexo pyetjen, pastaj përgjigju
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përplasur me Kreun e SPAK, teksa ky i fundit po lexonte pyetjet. Berisha ka ndërhyr&eu...
POLITIKE
27 Tetor17:48
A po hetohet Edi Rama? Dumani përgjigjet në Kuvend: Nuk ka të paprekshëm për drejtësinë!
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, raportoi sot në Kuvend mbi ve...
POLITIKE
27 Tetor17:34
SPAK i vendos kusht Ballukut: Po nuk erdhe do të shoqërohesh forcërisht
Në kushtet kur zv/kryeministria e vendit Belinda Balluku, nuk ka pranuar të shkojë sot në ambjentet e SPAK, për tu njohur me akuz&eum...
POLITIKE
27 Tetor17:13
Shifrat alarmante të korrupsionit/ 33 zyrtarë të lartë të hetuar në një vit!
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani deklaroi se nën hetim në vitin 2024 janë vënë 33 ish-zyrtar...
POLITIKE
27 Tetor16:41
Tedi Blushi: Prokuroria e Përgjithshme ka dështuar! Përmbush vullnetin e Edi Ramës, burg, burg, burg
Deputeti i PL-së Tedi Blushi, deklaroi se 2/3 e të arrestuarve që ndodhen në burgje, janë të paraburgosur. Gjatë fjalë...
POLITIKE
27 Tetor16:32
“Shteti që nuk jep drejtësi është një strukturë mafioze”/ Kaso: Kërkojmë një reformë të vërtetë
Deputeti i PD, Ivi Kaso, theksoi se një shteti që nuk jep drejtësi mbetet vetëm një strukturë mafioze. Ai tha se PD ësht&eu...
POLITIKE
27 Tetor15:54
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Dëshmojnë familjarët e Edmond Haxhisë: S’e dimë ku ndodhet
Në Gjykatën e Lezhës doli sërish këtë të hënë Ruben Saraiva, i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj...
POLITIKE
27 Tetor15:39
VIDEO/ Rama në Arabinë Saudite, Princi Mohammed pret Kryeministrin
Kryeministri Edi Rama ka mëbërritur sot në Arabinë Saudite. Rama është pritur nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Ab...
POLITIKE
27 Tetor15:33
VIDEO PËR TË MOS U HUMBUR/ Florjan Binaj gjen “lulishten” e fshehur me inerte te Xhanfize Keko
TIRANË- Kandidati i pavarur Florjan Binaj, ka zbuluar një “lulishte” me inerte në kryeqytet. Po bëjmë shaka… B&e...