Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani deklaroi se nën hetim në vitin 2024 janë vënë 33 ish-zyrtarë të lartë. Ndërkohë ai tha nga Kuvendi se rritja për këto raste është rritur numri i dënimeve të formës së prerë.
“Lufta kundër krimit të organizuar edhe për këtë vit, krahasuar me vitin paraardhës, ka shënuar arritje të rëndësishme me një rritje prej rreth 18,8% të regjistrimeve të këtyre procedimeve penale. Po kështu, është rritur edhe numri i personave të cilët janë nën hetim për këto procedime me rreth 21,6%, krahasuar me vitin 2023. Nga ana tjetër, ka një rënie me rreth 7,3% të çështjeve të dërguara për gjykim për shkak të volumit dhe kompleksitetit të tyre.
Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur një qasje aktive duke hetuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë vitit 2024, rezultojnë të jenë nën hetim 33-ish zyrtarë të lartë (ku dy prej tyre janë të regjistruar në dy procedime të ndryshme secili), nga të cilët 19 zyrtarë janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim. Nga numri total i ish- zyrtarëve të lartë nën hetim, 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë, që përfaqëson 52,9% të rasteve. Bashkëpunimi nga institucionet publike në lidhje me referimet e ardhura prej tyre ka nevojë ende të përmirësohet. Kështu numri i procedimeve të filluara nga referimet e përcjella nga institucionet publike mbetet i ulët, duke zënë vetëm 15,1% të totalit të referimeve të dërguara pranë SPAK nga të gjitha subjektet publike dhe private. Është për t’u theksuar se, referimet e ardhura nga policia e shtetit, krahasuar me vitin 2023, kanë shënuar gjithashtu një rënie shqetësuese me 53,8%.
Nga ana tjetër vihet re një rritje e besimit të publikut tek SPAK në lidhje me referimet e veprave penale. Kështu për këtë vit, shumica e referimeve kanë ardhur nga shtetasit, numri i të cilave zë rreth 37% të totalit. Krahasuar me vitin 2023, numri i procedimeve të nisura nga referimet e ardhura nga shtetasit është rritur në masën rreth 36%.
Në lidhje me masat e sigurimit, SPAK ka aplikuar një politikë penale në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kështu për llojin e kërkesave të masave të sigurimit rezulton se, numri i të paraburgosurve nga SPAK që ndodhen pranë Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale përbën vetëm 9,7% të totalit (nga 2,791 të paraburgosur në Shqipëri, 270 prej tyre janë nën hetim nga SPAK).
Ndërkohë, numri i të burgosurve, që janë dënuar me vuajtje dënimi me burg nga hetimet e SPAK përbën vetëm 9,5% të totalit (nga 1,722 të burgosur, 165 persona janë dënuar pas procedimeve të SPAK). Përsa i përket masave të sigurimit “arrest me burg”, kjo masë krahasuar me llojin e masave të tjera të sigurimit, për veprat penale të korrupsionit zë vetëm 5,1% të totalit të masave, ndërsa për krimin e organizuar, kjo masë sigurie zë 30,84% të totalit. Gjithashtu, efektiviteti në gjykim për zyrtarët e lartë, ka një rritje të numrit të dënimeve të formës së prerë për këtë kategori (nga 9 në vitin 2023, në 10 për vitin 2024).
Megjithatë, në përgjithësi vendimet e fajësisë në shkallën e parë të Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) kanë shënuar një rënie në masën 9% në raport me vitin 2023, ndërkohë që ato të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) janë thuajse në të njëjtin nivel me vitin paraardhës”, tha ai.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
27 Tetor16:41
Tedi Blushi: Prokuroria e Përgjithshme ka dështuar! Përmbush vullnetin e Edi Ramës, burg, burg, burg
Deputeti i PL-së Tedi Blushi, deklaroi se 2/3 e të arrestuarve që ndodhen në burgje, janë të paraburgosur. Gjatë fjalë...
POLITIKE
27 Tetor16:32
“Shteti që nuk jep drejtësi është një strukturë mafioze”/ Kaso: Kërkojmë një reformë të vërtetë
Deputeti i PD, Ivi Kaso, theksoi se një shteti që nuk jep drejtësi mbetet vetëm një strukturë mafioze. Ai tha se PD ësht&eu...
POLITIKE
27 Tetor15:54
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Dëshmojnë familjarët e Edmond Haxhisë: S’e dimë ku ndodhet
Në Gjykatën e Lezhës doli sërish këtë të hënë Ruben Saraiva, i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj...
POLITIKE
27 Tetor15:39
VIDEO/ Rama në Arabinë Saudite, Princi Mohammed pret Kryeministrin
Kryeministri Edi Rama ka mëbërritur sot në Arabinë Saudite. Rama është pritur nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Ab...
POLITIKE
27 Tetor15:33
VIDEO PËR TË MOS U HUMBUR/ Florjan Binaj gjen “lulishten” e fshehur me inerte te Xhanfize Keko
TIRANË- Kandidati i pavarur Florjan Binaj, ka zbuluar një “lulishte” me inerte në kryeqytet. Po bëjmë shaka… B&e...
POLITIKE
27 Tetor15:20
Prokurori i Përgjithshëm 'hedh në erë' Kodin Penal: Ashpërsimi i dënimeve shkel çdo parim human
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, është pyetur nga deputetët për Kodin e ri Penal dhe atë aktual. Çela t...
POLITIKE
27 Tetor14:44
SPAK e kërkon në Shqipëri/ Belinda Balluku poston video nga Bukureshti
Sot pritej që zëvëndëskryeministja Belinda Balluku të paraqitej në SPAK, në kuadër të hetimeve që po zhvillo...
POLITIKE
27 Tetor14:18
Raportimi i Olsian Çelës/ Berisha akuza mazhorancës: Ia keni hequr kompetencat dhe recitoni rezolutën, nekrologji për reformën!
Kreu i PD-së, Sali Berisha nga Kuvendi, teksa raporton kryeprokurori Olsian Çela, tha se këtij të fundit i janë hequr të gjith...
POLITIKE
27 Tetor14:07
“Patronazhistët”/ Kryeprokurori Olsian Çela: Kanë nisur hetime, priten rezultatet
Çështja e patronazhistëve është nën hetim, këtë fakt e konfirmoi sot kryeprokurori Olsian Çela, gjatë ra...
POLITIKE
27 Tetor13:55
FOTO-LAJM/ “Keni dosje dhe pengoni pyetjet nga deputetët”/ Si reagon kreu i SPAK nga llozha e Kuvendit
Në Kuvend po zhvillohet sot seanca maratonë ku pritet të raportojnë pesë drejtues të institucioneve të drejtësisë p...