Çifti u ngriti “kurthe” seksuale burrave dhe i helmoi! Çfarë synonin me veprimin e tyre mizor
Një grua në Britani, e cila paraqitej si punonjëse seksi, u jepte fshehurazi burrave doza vdekjeprurëse qetësuesish, në mënyr...
Një grua në Britani, e cila paraqitej si punonjëse seksi, u jepte fshehurazi burrave doza vdekjeprurëse qetësuesish, në mënyr...
Ndërsa “Les Bleus” janë në mes të Kupës së Botës, Zinédine Zidane, trajneri i mundshëm i ardhsh&eum...
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman , në afërsi të vendit té quajt...
Pas një pushimi të shkurtër ka rinisur procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme. Gjatë...
Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në hyrje t&eum...
SPAK ka goditur rreth një muaj më parë një tjetër grup kriminal, një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafik...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka lëshuar akuza të forta ndaj Izraelit gjatë një takimi të partisë së tij, duke dekla...
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiu, i akuzuar...
Një mega operacion i Prokurorisë së Posaçme çoi në lëshimin e 10 urdhër arresteve te emrave të njohur të...
Temperaturat e larta të verës paraqesin rrezik të shtuar për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit, fëmi...

Përmbytjet masive që kanë goditur Durrësin gjatë 24 orëve të fundit nuk janë thjesht pasojë e reshjeve intensive, por edhe rezultat i një zinxhiri vendimesh të gabuara teknike dhe menaxheriale.
I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV me Flavio Qarrin, deputeti i PD, Arjan Ndoja theksoi se në qendër të problemit qëndron zhvendosja e hidrovorit të Porto Romanos, një projekt me vlerë 19 milionë euro, i cili në vend që të zgjidhte problemin, duket se e ka thelluar atë, duke lënë qytetin në mëshirë të ujit.
Ndoja u shpreh se shkaku kryesor i katastrofës është një gabim flagrant inxhinierik.
Sipas tij, hidrovori i vjetër ishte i pozicionuar në pikën më të ulët të zonës, një vendndodhje ideale për të tërhequr dhe larguar në mënyrë efikase ujërat, por megjithatë, stacioni i ri i pompimit është ndërtuar në një vend tjetër, të paktën 60-70 centimetra më lart se pika natyrale e kullimit.
Sfondi i këtij gabimi teknik bëhet edhe më i dyshimtë kur merret parasysh tenderi prej 19 milionë eurosh për ndërtimin e hidrovorit të ri dhe sistemimin e kanaleve.
Qarri: Pse nuk po ndërhyn edhe drejtësia, pasi ka një konsensus shoqëror që kjo nuk është thjesht punë e Zotit.
Ndoja: Tani, në radhë të parë, gjej rastin që t'ju shpreh keqardhjen time gjithë banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi, e cila ka bazën e parë, arsyen e parë e ka natyrore, se shiu është diçka natyrore, ngjarje natyrore, por nga ana tjetër është edhe puna e dobët e të gjithë organeve të qeverisjes vendore dhe qëndrore, jo vetëm gjatë këtyre 12 viteve, por ndoshta dhe më përpara për të ardhur në këtë sistem. Unë duhet të jem i sinqertë dhe i ndërgjegjshëm para të gjithëve se situata ka ardhur si rezultat i veprimeve të njëpasnjëshme. Po sigurisht gjatë këtyre 12 viteve për Durrësin, të paktën për Durrësin, po e them publikisht, ka ndodhur diçka që ka të bëjë me mungesën e marrjes së mendimit nga specialistët përkatës. Hidrovori në zonën e Porto Romanos, e cila përmbyt komplet zonën. Nga aty vjen deri në spital edhe e bën të pamundur rregullimin e situatës.
Qarri: Më vjen mirë që ndaluat te hidrovori. Plug ka paralajmëruar para nëntë muajsh situatën e hidrovorit, tenderin e fituar nga babai i drejtorit të ujësjellës kanalizime Durrës. 19 milionë euro për hidrovorin e ri dhe për sistemimin e kanaleve të ujërave kulluese.
Ndoja: Nga specialistët përkatës diskutohet dhe thuhet që hidrovori i mëparshëm ka qenë në pikën fundore më të ulët të...
Qarri: Pra në vendin ideal natyror.
Ndoja: ...në vendin ideal, pikën fundore më të ulët ku mund të bëhet kalimi i ujit nëpërmjet pompave të hidrovorit e të tjera me radhë. Për arsye të ndërtimit të portit të ri, se një pjesë e njerëzve, bile një ish-deputete e PD-së kishte shkruajtur një status, nuk e di nëse e ka pasur për të gjithë, e ka në mënyrë përgjegjësuese, e ka pasur moment irritimi, moment pakënaqësie, nuk e di me kë e ka pasur, por flet për të gjithë deputetët e opozitës. Sigurisht, unë e njoh pak ata, jo s'mund t'i jap unë, po besoj që reagimi institucional është ai që bëjnë institucionet përkatëse. Reagimi i deputetëve të opozitës që shoh gjatë kësaj kohe që i kërkojnë në terren e të jenë të futur mes ujit, bëjnë not, vepra të cilat janë vepra që...
Ndoja: ...u përkasin populistëve dhe njerëzve të cilët nuk duan ta zgjidhin problemin, por thjesht duan t'i kenë të ekspozuar, nuk shkon. Pra, ajo zonja ka përmendur emrin e një oligarku në thonjëza që thuhet, Shefqet Kastratit, meqë ka merak që unë nuk ja përmend emrin dikujt, po mua nuk më shqetëson problemi i oligarkut. Problemin e oligarkut si rregull e ka prokuroria. Prokuroria të merret edhe me babain e ish-drejtorit të ujësjellësit, edhe me oligarkun e kushdo që ka përfitimin direkt. Mua më shqetëson problemi i qytetarëve. Ndaj i bëj thirrje asaj zonjës dhe të gjithë të tjerëve, kushdo që përmend emra për në terren, të japin kontributin e vet, jo thjesht me konstatime.
Pra, hidrovori në Durrës është marrë nga pika ku ishte pika fundore dhe është dërguar në një vend i cili është të paktën 60-70 cm më lart dhe është dërguar shumë larg në vijë ajrore, lineare, nga vendi ku ishte.
Qarri: Po ndërkohë qarkullimi i ujit bëhet nga rruga e hidrovorit të vjetër?
Ndoja: Jo s'bëhet, është mbyllur hidrovori i vjetër. Tani është hidrovori i ri është në një distancë në disnivel të paktën 60-70 cm, krijohet një pellg i madh nga ana tjetër që dhe sikur të vendosim disa pompa të fuqishme këtu ku është bërë hidrovori, nga pikëpamja teknike nuk realizohet dot.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale mbi rritjen e papë...
Nga Klodian Tomorri Per ta kuptuar se cfare qeverie sharlatanesh jane keta, mjaftojne vetem pamjet e ministrit te Drejtesise qe kishte veshur brekushet sot per...
Gazetari Basir Çollaku, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa është shprehur se muaji janar do të je...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur mbi perspektivat politike dhe ekonomike të vitit 2026, duke theksuar nevojën për r...
Aktivisti Florjan Binaj, ka komentuar këtë të martë përmbytjet masive që u regjistruan në vend si pasojë e reshjeve ma...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar më herët partitë politike, përfaqësues të shoqërisë civile dhe...
Analisti, Andi Bushati ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa është ndalur te sistemi i drejtësisë, het...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë të për...
Ambasadori i BE-së në vendin tonë Silvio Gonzato është takuar për herë të parë me kreun e ri të SPAK. Klodia...
Ndërsa mijëra familje në Durrës përballen me pasojat dramatike të përmbytjeve, duke humbur për herë të dyt&eum...