POLITIKE

'Emergjencat përdoren për përfitime të qeverisë, qytetarët paguajnë dyfish', Bushkolaj: Ujësjellësi i Vlorës si ‘grup kriminal’

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Janar 2026, 19:13
'Emergjencat përdoren për përfitime të qeverisë,

Ndërsa mijëra familje në Durrës përballen me pasojat dramatike të përmbytjeve, duke humbur për herë të dytë pasurinë e tyre, në prapaskenë shfaqet një panoramë e errët e menaxhimit shtetëror, ku akuzat për afera korruptive dhe politika të centralizuara lidhen drejtpërdrejt me fatkeqësitë që po godasin qytetarët.

I ftuar në emisionin Task Force me Sonila Meçon, gazetari Elkier Bushkolaj akuzoi qeverinë se po shfrytëzon emergjencat për përfitime personale, duke lënë qytetarët të paguajnë dyfish, një herë me taksat e tyre dhe një herë me pasuritë që u shkatërrohen nga përmbytjet.

Ai denoncoi se Ujësjellësi i Vlorës ka funksionuar si një “grup i strukturuar kriminal”, duke vjedhur miliona lekë dhe duke lënë 130 mijë banorë pa ujë të pijshëm në prag të Vitit të Ri. Sipas Bushkolajt, kjo nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një modeli qeverisjeje që centralizon entet publike dhe i jep tenderat tek familjarët e drejtuesve, duke përfshirë edhe lidhje në Tiranë.

Gazetari theksoi gjithashtu se qeveria refuzon të shpallë gjendjen e emergjencës, duke shmangur detyrimin për dëmshpërblimet, ndërsa fondet publike shpenzohen për projekte luksi. Situata është dramatike në Durrës, Shkozët dhe periferitë e qytetit, ku mijëra familje humbasin pasuritë e tyre dhe rrezikohen për shkak të keqmenaxhimit dhe korrupsionit institucional.

Pjesë nga deklarata:

Këtij viti, Sonila në atë që cilësohet Ujësjellësi i Vlorës, duke qenë se tashmë të gjitha këto janë në menaxhimin e qeverisë në të gjitha drejtimet, pra një pjesë e mirë e bashkive i kanë larguar. I kanë larguar. Kjo akuzoi Ujësjellësin e Vlorës se kishte operuar si grup i strukturuar kriminal për të vjedhur paratë nga arka e ujësjellësit, që bëhet fjalë me miliona lekë, dhe kjo u pasua nga ajo që ndodhi në vigjilje të Vitit të Ri në Vlorë, ku për tre ditë qyteti i Vlorës me rreth 130 mijë banorë mbeti pa ujë të pijshëm. Më pas u ekspozua fakti, dhe për këtë sot ka një hetim nga Prokuroria e Vlorës, i cili ka nisur vetëm ditën e djeshme.

Por problemi, se çfarë ndodh me ujësjellësat, është se ne kemi një plan të qartë të kryeministrit Edi Rama për t'i bërë ente kombëtare, pra për t'i decentralizuar të gjitha, qoftë për sigurimin e energjisë elektrike, dhe për t'i centralizuar të gjitha për shkak se në këto ente qarkullojnë miliona euro. Vetë zoti Dumani e ka thënë këtë më 16 tetor në Komisionin e Ligjeve, kur tha se të gjithë krerët e këtyre enteve sot janë nën hetim nga SPAK. Pra, jemi vizitorë më shumë të SPAK-ut sesa të zyrave të tyre.

Ndërkohë që në rastin konkret, ka dyshime të ngjashme për një skemë sikurse është skema 5D në Bashkinë e Tiranës, ku tenderat merreshin nga familjarë të drejtuesve të këtyre institucioneve. Drejtuesit e këtyre institucioneve nuk ishin vetëm lokalë, por ishin edhe në Tiranë, pasi kanë lidhje familjare: Ceno Klosi me pjesëtarë të familjes Kovaçi. Kjo është një hetim intensiv, shumë kompleks edhe për Prokurorinë e Posaçme, edhe për shkak të shtrirjes dhe numrit të madh të personave të përfshirë. Por ajo që shohim në rastin konkret janë vetëm pasojat dramatike të këtyre përmbytjeve.

Është e pamundur që të gjitha këto afera në qytetin e Durrësit t'i shohësh të shkëputura, se me të drejtë zoti Cara preku aferën e Portit të Durrësit, që lidhet në mënyrë direkte me aferën Durrës Yacht Marina, por aty na mplekset edhe afera e Eko Parkut, që është një aferë e ngjashme me tunelin e Llogarasë, ku një investim 6 milionë euro qeveria jep për të 18 milionë euro, ndërkohë që kompania e cila e ndërton ose e merr përsipër, projekti i kushton vetëm 6 milionë euro, dhe nuk dinë asnjë prej nesh se ku shkojnë 12 milionë eurot e tjera. Të gjitha këto janë vijimësi e një politike që ka në fokus vetëm zhvatjen. Por faturën finale e paguajnë qytetarët.

Patjetër dyfish, Sonila. Është një rast në Durrës, ku një familje kishte marrë kredi për të mobiluar shtëpinë për shkak të dëmeve që kishte pësuar nga përmbytja para pak muajsh. Sapo kishte marrë kredinë dhe kishte mobiluar shtëpinë, përmbytja e radhës i shkaktoi të njëjtat dëme. Është një dëm financiar i jashtëzakonshëm, dhe fakti që këtu nuk shpallet gjendja e emergjencës bëhet për të shmangur dëmshpërblimet.

Këtu nuk ka kursim kur vjen puna për shpenzime luksi, sikurse dje trajtuam një material me redaksinë tonë: 460 mijë euro për një bibliotekë si Kopshti i Edenit në mes të sheshit Nënë Tereza, ndërkohë që këto familje nuk i jep askush përgjigje për dëmet që u kanë shkaktuar. Është një numër shumë i madh, Sonila, për shkak se flasim për një zonë informale, ku shumica e banesave janë private. Nëse në qytet dëmet janë minimale, duke prekur vetëm katet e para të banesave, për shkak të shtrirjes së zonës, ku vetëm Durrësi i Ri ka një popullsi prej 45 mijë banorësh, kuptohet numri i madh i banesave. Po nëse e bashkojmë me Shkozetin, Spitalin dhe zonat e tjera periferike të qytetit të Durrësit, ky është një dëm kolosal që prek mijëra familje. Kjo është arsyeja pse nuk shpallet gjendja e emergjencës.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan