Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Nga Andi Bushati
Edi Rama ka pasur mundësinë të kishte sot një nga ditët e shënuara të karrierës së tij politike dhe një nga pak momentet me të cilat vërtet mund të mburrej (nëse fitoret në zgjedhje nuk quhen pasi edhe ai vetë e di se si i merr).
Pas shumë mundimesh, ai arriti të merrte dritën jeshile për të hyrë në fazën e mbylljes së 35 kapitujve të negociatave, që janë një hap i domosdoshëm drejt integrimit të plotë në BE. Ai mund të shijonte disa kënaqësi njëherësh: atë se disa shtete anëtare vendosën më në fund, pas shumë korigjimesh, të miratojnë raportin IBAR dhe ti hapin rrugë konferencës së tetë ndërqeveritare mes zyrtarëve të Brukselit dhe qeverisë shqiptare; atë se profecitë e opozitës vendase, se procesi ishte ngrirë, apo aq më keq ishte bllokuar, nuk u realizuan në praktikë. Atë se disa nga qeveritë e 27-shes, që këmbëngulnin tek rasti Balluku dhe sulmet ndaj drejtësisë, nuk i shndërruan ato në veto penalizuese që Shqipëria të mos shkonte më tej.
Por, ndërsa Rama po shijonte në kryeqytetin belg këto grimca truimfi, dy ambasadorë në Tiranë, që përfaqësonin dy prej vendeve që kishin hapur më shumë andrralla për raportin e IBAR, ata të Gjermanisë dhe Holandës, ia ngrinë buzëqeshjen në buzë. Edhe njëri edhe tjetri, pak a shumë në të njëjtën kohë dhe me tekste që dukeshin hapur se ishin rakorduar më parë, i përplasën në fytyrë të gjithë problemet e pazgjidhura të vendit.
Me këmbënguljen e shteteve që ata përfaqësojnë edhe raporti IBAR, që u miratua pak ditë më parë e kishte ashpërsuar shumë gjuhën, si për “korrupsionin thelbësor” që ka gangrenizuar qeverisjen, si për zgjedhjet pa kushte të barabarta loje, si për mos dënimin e zyrtarëve të lartë, po ashtu posaçërisht për rrefuzimin për ti hequr imunitetin Belinda Ballukut.
Ndryshe nga Rama që propogandon në Tiranë se Komisioni Evropian ka çertifikuar tashmë se, ne i kemi përmbushur detyrat e shtëpisë, dy ambasadorët u kujdesen të thonë se kjo nuk është e vërtetë, se hapja e dritës jeshile në këtë fazë është me tepër inkurajim për të vazhduar rrugën sesa një notë pozitive. Ata e theksojnë qartë në deklaratat e tyre se do i mbajnë në vëzhgim zhvillimet që do të bëhen në të ardhmen në drejtim të atyre grupkapitujve të negociatave që etiketohen me termin “Themeloret” e që përfshijnë më tepër përparimin e shtetit ligjor, luftën ndaj korrupsionit, pavarësinë e drejtësisë dhe zhvillimet demokratike. Po ç‘do të thotë kjo? Kush e njeh sadopak Metodologjinë e re të zgjerimit që ka miratuar BE-ja në 2020, e kupton rëndësinë e kësaj shprehjeje. Këta kapituj janë vendimtarë për ecjen përpara. Ata përbëjnë filtra politikë, që nëse nuk kalohen pastërtisht mund të ngecin në vend, ose të prapësojnë edhe negociatat për kapitujt e tejerë si ato ekonomikë, të mjedisit, e kështu me radhë.
Pra thënë thjeshtë, ndonëse pak ditë më parë u duk sikur Shqipërisë i qe hapur udha për të ecur përpara, Berlini dhe Haga u kujdesën që të na kujtojnë se kushtet kanë mbetur po aty. Të njëjta dhe të panegociueshme. Thënë ndryshe nëse Ramë nuk pranon të dorëzojë shokët, nëse ai nuk i jep fund filozofisë të një shteti kleptokrat, nëse ai vijon e mbron ish zëvendësen e tij, Bashkimi Evropian duhet harruar. Por, pasi ke arritur në këtë konstatim, natyrshëm lind një pyetje.
Po atëhere, kur qenkësh kështu, kur Shqipëria nuk bëri asnjë reflektim për mirë, përse Gjermania dhe Holanda pranuan ta miratojnë raportin IBAR? Përgjigjja duhet kërkuar në një qasje gjeostrategjike për të cilën ka një konsensus në BE, që prej shpërthimit të konfliktit në Ukraninë. Unioni do të japë mesazhin për Ballkanin Perendimor, se zgjerimi është i mundur. Ky, sëbashku me ruajtjen e unitetit mes vendeve anëtare si dhe moskrijimit të çarjeve mes Komision Evropian dhe shteteve të veçanta, u bënë shkaqet që Shqipëria mos pengohej. Por ama, kjo nuk do të thoshte se me kalimin në fazën e re, u konsiderua se qeveria i ka përmbushur kushtet. Thjeshtë në mënyrë pragmatiste, në vend që të shërbenin si digë, ato u transferuan drejt një faze të mëpasme. Kaq është e gjitha. Dhe që ky moment të mos trajtohej me triumfalizëm, që ai mos përdorej për propagande, kur Edi Rama ende s’kish pasur kohë të gëzohej, Berlini dhe Haga i plasën në sy të vërtetën.
Në konferencën ndërqeveritare në Bruksel, komisionerja europiane Marta Kos, u ndal tek progresi i Shqipërisë në procesin e an...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian, e ci...
Dy dëshmitarë të thirrur për t’u pyetur lidhur me privatizimin në vitin 2015 të një parcele toke me çmimet e vit...
Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij me batuta në Konferencën Ndërqeveritare, duke iu drejtuar Zëvendësministres për &Cc...
Koloneli Dritan Demiraj,vlerësoi profilin e Eric Wendt, i cili është kandidat për ambasador në Tiranë, duke e konsideruar atë...
Me rastin e Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel, ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, ka konfirmuar mbështetjen e vendit të ti...
Nga Belind Këlliçi: Në një atmosferë të rënduar si një dehje masive, Edi Rama mbajti dje në Durrës një...
Kryeministri Edi Rama foli duke u servilosur pak para nisjes së konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, duke thënë...
Kreu i PD Krujë, Aulon Kalaja, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë gjatë emisionit “Task Force” në Syri TV me mode...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas dekoratës që i është dhënë nga Edi Rama ish-deputetit të PS-...