'Rama jepe dorëheqjen'/ Protesta kundër qeverisë në ditën e 62-të, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Qindra qytetarë u mblodhën këtë të premte në Tiranë, ku po zhvillohet protesta e 62-të radhazi kundër qeverisë...
Qindra qytetarë u mblodhën këtë të premte në Tiranë, ku po zhvillohet protesta e 62-të radhazi kundër qeverisë...
Nga sheshi i protestës në ditën e 62-të, doli në podiumin para Kryeministrisë edhe një studente. Ajo akuzoi qeverinë jo...
Protesta qytetare para Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e saj të 62-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar t&...
Protesta kundër qeverisë është sot në ditën e saj të 62-të, duke shënuar mbi dy muaj mobilizim të pandërp...
Eurodeputetja italiane Cristina Guarda ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë akuzoi disa eurodepute...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar selive diplomatike në vend dhe institucioneve ndërkombëtare p&...
Në redaksinë e Piranjat News ka mbërritur një denoncim nga banorë të zonës së Ali Demit në Tiranë, të cil...
Interi është gati për provën e parë të madhe të kësaj vere. Të shtunën, zikaltrit do të përballen ...
Një skemë e posaçme vizash po u mundëson shtetasve turq të hyjnë më lehtë në 12 ishuj grekë të Egjeut...
Edhe banorët e Divjakës, kanë dalë kundër propozimit të mazhorancës, për shkrirjen e bashkisë me bashkinë e ...
Ilir Beqaj u lirua nga qelitë e paraburgimit të Durrësit, sepse i përfunduan afatet maksimale të paraburgimit. Përtej arrestimit të bujshëm të 4 korrikut 2024, proceset gjyqësore ndaj tij ecën me ritmin e ngadaltë të drejtësisë shqiptare dhe Gjykata e Posaçme u detyrua t’ia zëvendësonte masën “arrest në burg” me “arrest shtëpie”.
Por zhurma e burgosjes së një ish-ministri të Shëndetësisë dhe një prej njerëzve më të afërt të Edi Ramës, bëri që historia e Ilir Beqajt gjatë këtyre dy viteve të shihet pothuajse gjithmonë në mënyrë të shtrembëruar.
Për të janë zhvilluar paralelisht dy gjyqe.
I pari është gjyqi i histerisë publike, ku ai u dënua që ditën e parë. Ky nisi dolën në media pjesë nga dosja e sterilizimit, përgjimet e “Gzonës”, pamjet me pranga, daljet nga furgoni i burgjeve, kafazi i xhamtë në sallën e gjyqit. Beqaj ishte fytyra e korrupsionit në shëndetësi dhe u shndërrua shpejt në një trofe që i duhej reformë në drejtësi dhe të cilin mund ta ekspozonte sa herë duhej të provonte se po godiste “të paprekshmit”.
Gjyqi tjetër ishte ai i drejtësisë. Një proces krejt tjetër, me procedura që ecin ngadalë, seanca që shtyhen pafund, debate procedurale, akuza që ndryshojnë dhe procese që edhe pas dy vitesh nuk kanë prodhuar ende një vendim përfundimtar. Pikërisht kontrasti mes këtyre dy gjyqeve tregon më mirë se çdo statistikë sukseset, por edhe kufijtë e reformës në drejtësi.
Që në mëngjesin e 4 korrikut 2024, kur kamerat filmuan Ilir Beqajn me duart e lidhura pas shpine duke hyrë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ishte e qartë se kishte nisur diçka shumë më e madhe se një procedim penal. Autorëve të reformës në drejtësi u duheshin rezultate konkrete, arrestime spektakolare dhe zyrtarë të lartë pas hekurave, për të ushqyer narrativën e historisë së suksesit që do ta shoqëronte Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Materiali nuk mungonte. Duke jetuar në një nga vendet më të korruptuara të Europës, publikut i shijoi ushqimi çdo ditë me dosje korrupsioni, përgjime, vila, apartamente, miliona euro dhe zyrtarë të arrestuar. Në këtë skenar, Ilir Beqaj ishte protagonist ideal.
Që ditën e arrestimit u fotografua me pranga në duar në oborrin e Policisë së Tiranës.Dosja e tij u shpërnda në media me përgjime, biseda për para, kalime fondesh në xhepat e zyrtarëve të korruptuar, sekserë që flasin me kode.
Disa muaj më vonë ai u thirr të dëshmonte në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi. Për dy ditë me radhë kamerat e filmuan duke zbritur nga furgoni i burgjeve, duke hyrë me pranga në Kuvend dhe duke lëvizur në korridoret e Kryesisë së Kuvendit nën shoqërimin e policëve.
Në komision, ku ai priste me orë të tëra të dëshmonte ndërsa mazhoranca dhe opozita ziheshin për procedurat, Albana Vokshi, duke ditur se në mbrëmje ai do të kthehej në birucë, iu drejtua disa herë me fjalët “i shkreti” dhe “gjynah”.
Beqaj reagoi menjëherë: “Nuk kam nevojë për asnjë konsideratë personale nga ju”.
Nuk vonoi shumë dhe erdhën pamjet nga salla e gjyqit. Njësoj si disa zyrtarë të tjerë të lartë, edhe Ilir Beqajt iu rezervua një vend pas kafazit të xhamit, me kokën ulur mbi dosje duke komunikuar me avokatin.
Për shumicën e shqiptarëve, të cilët pasojat e korrupsionit i ndiejnë çdo ditë në spitalet publike, zyrtarët e korruptuar i meritojnë të gjitha këto.
Ndaj në gjyqin popullor ai po paguante simbolikisht për sterilizimin, check-up-in, koncesionet, mungesën e ilaçeve dhe për gjithçka që prej më shumë se një dekade identifikohet me degradimin e shëndetësisë publike. Në këtë gjyq, vendimi ishte dhënë shumë përpara se të hapej procesi.
Ndërsa kamerat prodhonin spektakël, dokumentet zyrtare të SPAK tregonin një histori shumë më të ndërlikuar. Ilir Beqaj po gjykohet në dy procese krejt të ndryshme. Dosja që publiku identifikon me emrin e tij është sterilizimi, kontrata me vlerë mbi 100 milionë euro, për të cilën ai akuzohet për shpërdorim detyre. Paradoksi është se, po të ishte vetëm kjo dosje, Beqaj nuk do të kishte hyrë asnjë ditë në burg.
Qëndrimi i prokurorit Ervin Kondili provokoi përplasje jo vetëm me drejtuesit e SPAK-ut, por edhe me vetë gjyqtarët e posaçëm, të cilët disa herë kërkuan zgjerimin e hetimeve dhe rëndimin e akuzave. Në një moment gjykata kërkoi që Beqaj, ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj të përballeshin edhe me akuzën e grupit të strukturuar kriminal.
Por, pavarësisht peshës politike dhe financiare të sterilizimit, ai nuk u arrestua asnjëherë për këtë dosje. Përkundrazi, SPAK fillimisht kërkoi vetëm masën “detyrim paraqitjeje”, ndërsa gjyqtari Erion Bani i ktheu disa herë hetimet për t’i zgjeruar.
Burgu i Beqajt erdhi vetëm nga çështja tjetër që kishte të bënte me fondet e SASPAC, ku SPAK pretendon se përmes tenderëve të konferencave, faturave fiktive dhe restorantit “Gzona” janë abuzuar fondet e Bashkimit Europian. Në shifra kjo dosje nuk afrohet as me hijen e sterilizimit, por mjaftoi që Beqaj të kalonte dy vjet në paraburgim.
Ndërkohë gjyqi për sterilizimin shtyhej vazhdimisht për mungesa avokatësh, të pandehurish apo arsye procedurale, ndërsa bashkëpunëtorët e tij dënoheshin pasi pranuan gjykimin e shkurtuar. Ai vazhdonte të rrinte në qeli për dosjen tjetër, pa një vendim përfundimtar.
Ky është paradoksi: gjyqi i histerisë prodhoi shpejt një fajtor, ndërsa gjyqi i drejtësisë, edhe pas dy vitesh, nuk ka prodhuar ende një të dënuar. Deri më sot, Ilir Beqaj mbetet juridikisht i pafajshëm, si një provë se spektakli nuk mjafton për të bërë drejtësi, madje drejtësia fillon pikërisht aty ku mbaron spektakli./Lapsi
“I fshiu paratë e shëndetësisë me sterilizim. Tani fshin shtëpinë me regjim! Vjedh në spitale, mbrohet në pallate&...
Banorët e Prrenjasit kanë dalë në protestë kundër propozimeve të reja të PS për reformën territoriale, du...
Nga sheshi i protestës në ditën e 62-të, doli në podiumin para Kryeministrisë edhe një studente. Ajo akuzoi qeverinë jo...
Protesta qytetare para Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e saj të 62-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar t&...
Një qytetar, gjatë protestës së 62-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ka ngritur shqetësimin për reform...
Ish-luftëtari i UÇK-së Meçan Zotaj, i cili që nga dita e parë e revoltës ka protestuar në shesh, nga tubimi para Kry...
Në ditën e 62-të të protestës qytetare në Tiranë, aktivistja Sidorela Vatnikaj u shpreh se mobilizimi ka tejkaluar çdo...
Një qytetar nga Sheshi Skënderbej ku janë mbledhur qytetarët që protestojnë prej 62 ditësh kundër qeverisë Rama, de...
Protesta qytetare në Tiranë vijon edhe këtë të premte, duke shënuar ditën e 62-të radhazi të mobilizimit kundë...
Protestuesit që prej 62 ditësh dalin në shesh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë përcjellë edhe kët&eu...