Fshati digjet Belinda krihet. E marra e pandehur nga SPAK për manipulimin e një numri të madh tenderash në infrastrukturë, Belinda Balluku ka gjetur kohë ti shërbejë atij që po e mbron nga burgu, duke konkretizuar alibinë se mediat e mëdha ndërkombëtare e keqpërdorin atë që po ndodh në Shqipëri për interesat e tyre. Bela ka ripostuar një kronikë të CNN, që bënte fjalë për protestën e pronarëve të Kakomesë dhe me kompetencën e një njeriu pa diplomë të shkollës së mesme e ka shpallur “Fake News“.
“Turmat e protestuesve dhe disa video që qarkullojnë në rrjete sociale kanë ndikuar në mënyrën si perceptohet Shqipëria në disa raste, duke krijuar keqkuptime edhe në media ndërkombëtare.
Madje, edhe media si CNN kanë pasqyruar pamje nga Kakomeja, të cilat janë interpretuar gabimisht si reagim ndaj projekteve turistike. Në fakt, këto pamje nuk lidhen me Sazanin apo Zvërnecin.
Përhapja e informacionit të pasaktë mund të krijojë një imazh jo plotësisht real të Shqipërisë, duke ndikuar në perceptimin publik dhe në klimën e përgjithshme të investimeve dhe turizmit“, ka shkruar ajo.
Por po të shohësh kronikën e CNN, e kupton se gruaja më në hall në Shqipëri, ia fut kot. Aty sqarohet mjaft mirë se këto pamje nuk i përkasin as Zvernecit as Sazanit, por janë në vazhdën e protestave. Këtë e ka sqaruar më së miri në një përgjigje për ballukun gazetari i BIRN, Gjergj Erebara.
“Unë e dëgjova kronikën e CNN e cila konkretisht thoshte se pamjet janë nga një projekt tjetër pa lidhje ne Kushner por rebelimi i popullsisë është “on the heels” të protestave. “On the heels”, do të thotë “menjëherë pas”, kështu që nuk e di se ku e sheh Balluku lajmin e rremë këtu`, ka shkruar ai në Facebookun e tij!
Pas lajmeve të rremE me autobuzë që vinin nga Greqia për të protestuar dhe pas manipulimit të Taulant Ballës, që e mori shefin e zyrës së Reuters në proteste si manifestues serb, kjo e Belës është gafa e radhës e një grupimi që e ka humbur aftësinë për të parë realitetin në sy. Por përtej gafës Balluku ka shkuar më tej duke dashur të shkelë në rrugën e hapur nga Rama. Në më tepër se një rast kryeministri ka pretenduar se CNN ka ekzagjeruar shtrirjen dhe përmasat e protestave dhe ka përcjellë, sipas tij, një narrativë të bazuar pjesërisht në dezinformim.
Gjatë intervistës së tij me rrjetin amerikan CNN lidhur me protestat kundër projektit turistik të lidhur me Jared Kushner në zonën e Zvërnecit dhe Sazanit, Edi Rama kritikoi drejtpërdrejt mënyrën se si CNN po i paraqiste protestat. Ai tha se ishte “impresionuese të ndjeje peshën e lajmeve të rreme që vijnë edhe nga media shumë të respektuara”. Rama vijon të pretendojë se Shqipëria po përballet me një “luftë hibride”, duke këmbëngulur se protesta dhe debati online po amplifikoheshin nga profile të rreme, bot-e dhe aktorë të huaj me interesa konkurruese në Mesdhe. Edhe ushtarja e tij e devotshme, por këtë herë e palecitur ka dashur të zbërtheje këtë direktivë. Por këtë herë nuk e ka gostitur dot shefin më shumë sesa me një gafë./ Lapsi.al
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
24 Qershor19:27
Ish-zv.ministrja e PS shpërthen kundër Ramës: “Albanian Files” celebrim i pushtetit të tij, kullat po ngrihen me paratë e drogës
Ish-zëvendësministrja e qeverisë së Partisë Socialiste, Irena Beqiraj, ka lëshuar një lumë akuzash të rënda n&...
POLITIKE
24 Qershor19:22
Dritan Goxhaj për Ramën: Kur të kafshon një qen, a kthehesh ta kafshosh?
Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, ka reaguar pas deklaratave dhe akuzave të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se sulmet nd...
POLITIKE
24 Qershor19:04
VIDEO/ Limaj i kthehet Ramës dhe Ballës, me video nga koha e luftës me Tahir Sinanin: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore
Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka publikuar një video nga koha e luftës, ku shfaqet së bashku me heroin e kombit, Tahir Sinani.
Përmes nj&...
POLITIKE
24 Qershor18:35
Erion Isai përfshihet në debate me Luçiano Boçin për pelikanin dhe bufin! Deputeti: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale është shoqëruar me debate të ashpra mes kryeb...
POLITIKE
24 Qershor18:10
Propaganda e Ramës në krizë/ Kur Tirana ta përmjerr Parisin
Në përpjekje të dëshpëruar për të gjetur një fije legjitimitet, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, përball&eu...
POLITIKE
24 Qershor17:59
Kritikat e Ramës ndaj kryebashkiakëve, si strategji për të devijuar vëmendjen nga protestat
Në një takim për infrastrukturën digjitale me punonjës të administratës publike, kryeministri Edi Rama thumboi të më...
POLITIKE
24 Qershor17:52
Gjykata e Lartë ndryshon Kodin e Procedurës Penale dy herë brenda 6 muajsh për të mbrojtur Olta Xhaçkën
Dhionisios Alfred Beleri ka paraqitur kallëzim kundër shtetasve Jorgo Goro etj., si dhe kundër Artan Gaçit, për kryerjen e veprave pe...
POLITIKE
24 Qershor17:02
"Komandant i leshit, mercenar..."/ Sulmet e kryeministrit Rama, reagon për herë të parë Dritan Goxhaj
Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj ka reaguar për herë të parë pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj tij. N&eu...
POLITIKE
24 Qershor16:54
Avokati i Metës: Ai mendon se Shatku është komplotist, përmendet 327 herë në dosje
TIRANË- Avokati i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Kujtim Cakrani, duke folur gjatë një deklarate për mediat p...
POLITIKE
24 Qershor16:46
CNN hap mikrofonin për protestuesit shqiptarë (Mesazhet)
Përplasja mes gazetares së CNN, Isa Soares, dhe kryeministrit Edi Rama duket se po hyn në një fazë të re. Vetëm pak dit&eum...