FOTO-LAJM/ Rama tha se protesta po frikëson dhe largon turistët, ata marrin pjesë në protestë
Pas nisjes së protestave masive në Tiranë dhe në diasporë për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, e...
Pas nisjes së protestave masive në Tiranë dhe në diasporë për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, e...
Një grua në Britani, e cila paraqitej si punonjëse seksi, u jepte fshehurazi burrave doza vdekjeprurëse qetësuesish, në mënyr...
Ndërsa “Les Bleus” janë në mes të Kupës së Botës, Zinédine Zidane, trajneri i mundshëm i ardhsh&eum...
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman , në afërsi të vendit té quajt...
Pas një pushimi të shkurtër ka rinisur procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme. Gjatë...
Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në hyrje t&eum...
SPAK ka goditur rreth një muaj më parë një tjetër grup kriminal, një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafik...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka lëshuar akuza të forta ndaj Izraelit gjatë një takimi të partisë së tij, duke dekla...
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiu, i akuzuar...
Një mega operacion i Prokurorisë së Posaçme çoi në lëshimin e 10 urdhër arresteve te emrave të njohur të...
Në përpjekje të dëshpëruar për të gjetur një fije legjitimitet, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, përballë qindra mijëra shqiptarëve që protestojnë prej gati një muaji, Edi Rama ka hedhur në veprim si asetet e fundit të propagandës ashtu edhe qentë e plakur të sulmit.
Vizita në Paris për një drekë pune me presidentin Makron si dhe ardhja në Tiranë e ish presidendit Fransua Holland, përbëjnë dy akte që i shërbejnë Ramës që indirekt të lërë të kuptohet se ndaj tij nuk ka ndonjë refuzim euopian, pavarësisht aferës së Zvërnecit dhe kontestimit të regjimit të tij nga qytetarët shqiptarë.
Koincidencë apo fryt i ndonjë lobimi të ethshëm, këto ngjarje tentojnë të neutralizojnë edhe një lloj pakënaqësie tashmë të njohur të Berlinit ndaj qeverisë së korruptuar të Tiranës. Duke qenë se Franca dhe Gjermania mbajnë peshën kryesore të BE dhe kanë rol domenthënës në perspektivën e zgjerimit, Rama tregon që të paktën nga njëra prej tyre gëzon ende mbështetje. Në një kohë që ndarja e Shqipërisë nga Mal i Zi në procesin e integrimit mund të bëhet shumë shpejt realitet, kryeministri shqiptar shpreson të fitojë kohë që një distancim i tillë të mos ndodhë gjatë kohës së protestave, gjë që do t’i galvanizonte edhe më shumë ato.
Edhe në një fotografi pak më globale, takimi me dy presidentë francezë, mund të zërë pak vend mes lumit të lajmeve për krizën politike, korrupsionin dhe paratë e drogës në Shqipëri.
Mirëpo, si çdo gjë që ndërmerret nën ethet e humbjes së pushtetit, ky PR me parfum francez është mbytur nga era e rëndë e djersës së halldupëve që duan të ndikojnë opinionin në Shqipëri. Një valë sulmesh të dala boje që nga vitet ’90 (një pjesë e personazheve kanë bërë ekzaktësisht të njëjtën gjë në shërbim të Berishës në periudhën 1994- 1997) ia kanë përmjerë Edi Ramës edhe atë pak hapësirë me look europian.
Budallenj dhe anonimë nga Shqipëria e Kosova, në vend t’i vinë në ndihmë, po e nxjerrin Edi Ramën si një politikan tipik matuf ballkanik që, kur i vjen fundi, kapet pas nacionalizmave idiote me gjak, luftë, liri dhe simbole. Dhe kush?! Edi Rama! Të njëjtët që 30 vite më parë shpallnin agjentë këdo që kritikonte Sali Berishën, tani nxjerrin listat e armiqve e tradhëtarëve që, duke sulmuar Ramën, sulmojnë Shqipërinë. Pleq të rrjedhur, avokatë të vjetër hajvanë dhe të rinj sharlantë, gazetarë që njëherë të shpallin kriminel e pastaj artist, po i hapin Ramës gropën, ku mirë që do bjerë, por do t’i mbetet si epitaf forma më e ulët e estetikës së fjalës.
Përveç kualitetit të ulët e qesharak të propagandës lokale, Edi Ramën po e nxjerr zbuluar nevoja dëshpëruese për të patur sa më shumë mbrojtës publikë. E nëse në nivel ndërkombëtar ende ruan një lloj ekuilibri, këtu ata që po i dalin për zot po e bëjnë për turp e faqe të zezë. Të krisur që bësojnë se toka është e sheshtë, anëtarë anonimë partish në Kosovë, figura periferike nga diapsora, Sara dhe Zeqineja. I vetmi mbështetës serioz deri tani mbetet Taulant Balla, për aq sa mund të quhet serioz. Dhe aq më matuf e demode duket Edi Rama, sa mjafton vetëm parfumi i Dea Mishelit në facebook për ta fashitur gjithë djersën e dhjamin e avoketërve të Ramës. Jo më kot, asnjë nga gazetarët me emër pranë kryeministrit, ndonëse kanë shprehur rezerva për protestën, nuk kanë dashur të bëhen pis duke i dalë në krah një rrënoje që po shëmbet.
Ekspozimi i raporteve të mira me Francën dhe propaganda mizerabël në Tiranë, janë shprehje në nivele të ndryshme i të njëjtit hall të Edi Ramës: nevojës për t’u dukur i fortë ndërkohë që i ka ardhur fundi. Dhe halli i autokratit në Tiranë, e bën zero edhe efektin e Parisit. Shumë sivëllezër të Ramës e kanë provuar se shiringat nga jashtë nuk janë shpëtim kur vjen vdekja politike./ Lapsi.al
Në një takim për infrastrukturën digjitale me punonjës të administratës publike, kryeministri Edi Rama thumboi të më...
Dhionisios Alfred Beleri ka paraqitur kallëzim kundër shtetasve Jorgo Goro etj., si dhe kundër Artan Gaçit, për kryerjen e veprave pe...
Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj ka reaguar për herë të parë pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj tij. N&eu...
TIRANË- Avokati i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Kujtim Cakrani, duke folur gjatë një deklarate për mediat p...
Përplasja mes gazetares së CNN, Isa Soares, dhe kryeministrit Edi Rama duket se po hyn në një fazë të re. Vetëm pak dit&eum...
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit, Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi është shtyrë për në 9 k...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër në një konferencë për mediat nga selia e PD-së, duke dënua...
Grupi politik Partia Demokratike Evropiane ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës në intervistën e tij për Financial Times, ku shau...
Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar kryetarët e bashkive, pasi siç tha ai ka marrë ankesa nga qytetarë se disa prej tyre lë...
Perceptimi historik se Shqipëria është mbështetësja e pakushtëzuar e Kosovës po cilësohet si një iluzion i rrezik...