POLITIKE

Gjykata e Lartë ndryshon Kodin e Procedurës Penale dy herë brenda 6 muajsh për të mbrojtur Olta Xhaçkën

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Qershor 2026, 17:52
Gjykata e Lartë ndryshon Kodin e Procedurës Penale dy herë

Dhionisios Alfred Beleri ka paraqitur kallëzim kundër shtetasve Jorgo Goro etj., si dhe kundër Artan Gaçit, për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal, si dhe kundër Olta Xhaçkës, deputete, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në kallëzimin e tij, z. Beleri ka parashtruar se shtetasja Olta Xhaçka, në cilësinë e deputetes dhe ministres, ka përfituar të drejta reale, siç mund të jetë uzufrukti, servituti apo përdorimi mbi pasuri publike, në konflikt interesi, duke cenuar nenin 70/3 të Kushtetutës, sipas të cilit: “Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre.”

Këto përfitime të saj, nëpërmjet bashkësisë ligjore, vijnë në kundërshtim me detyrën shtetërore të ministres që ka mbajtur në kohën kur ka realizuar kontratat respektive dhe me funksionin publik të deputetit. Për pasojë, sipas kallëzuesit, shtetasja Olta Xhaçka ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi me mosveprim, nëpërmjet mosdhënies së dorëheqjes nga mandati ose moskryerjes së veprimeve për të shmangur konfliktin e interesit, ajo ka siguruar përfitime të cilat janë kanalizuar nëpërmjet bashkësisë ligjore me bashkëshortin. Në përfundim të hetimeve paraprake, me shkresën nr. 17421 prot., datë 21.09.2024, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë me kërkesën për dërgimin e çështjes penale në gjyq në lidhje me procedimin penal nr. 189 të vitit 2023, përkundrejt të pandehurve Jorgo Goro, Jerasimo Bashi, Bilbil Aliaj, Vezir Gjikokaj dhe Stavri Mëhilli. Kjo kërkesë nuk i është njoftuar nga prokuroria kallëzuesit, z. Beleri.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë (gjyqtari i seancës paraprake) ka zhvilluar seancën paraprake bazuar në nenin 332/a të Kodit të Procedurës Penale, për të cilën ka njoftuar të pandehurit, prokurorin dhe avokatët. Nuk ka njoftuar kallëzuesin, z. Beleri.

Në përfundim, GJKKO e Shkallës së Parë ka proceduar me gjykim të shkurtuar dhe, me vendimin nr. 25, datë 13.03.2025, ka dënuar të akuzuarit Jorgo Goro, Jerasimo Bashi dhe Vezir Gjikokaj, si dhe ka urdhëruar konfiskimin e tokës me sipërfaqe 5.512 m² dhe tokës me sipërfaqe 5.080 m², të përfituara me falsifikim dhe të regjistruara në emër të shoqërisë “AG.TCC” sh.p.k.

GJKKO e Shkallës së Parë, në faqen e saj zyrtare në internet, ka publikuar shkurtimin e vendimit të mësipërm. Kallëzuesi, z. Beleri, kërkoi informacion në Prokurorinë e Posaçme, ku kishte paraqitur kallëzimin, për të mësuar se çfarë ishte bërë me kallëzimin e tij kundër Artan Gaçit dhe Olta Xhaçkës, të cilët ishin përfituesit e pronës së falsifikuar. SPAK e ka njoftuar se nga kallëzimi i tij kishte zgjedhur disa prej të kallëzuarve, të cilët ishin dërguar për gjykim dhe ishin dënuar.

Kallëzuesi iu drejtua GJKKO-së së Shkallës së Parë, duke pretenduar se prokurori nuk ka të drejtë të zgjedhë cilin të dyshuar të dërgojë për gjyq, por duhet t’i kërkojë gjykatës pushimin e hetimeve. SPAK nuk kishte hetuar nëse kishte “shpërdorim detyre” nga zyrtari publik, deputeti që kishte përfituar përdorimin e plazhit publik pa pagesë, kur edhe në Opinionin CDL-AD(2024)040, datë 09.12.2024, të Komisionit të Venecias, për çështjen e deputetes Olta Xhaçka, në pikën 56 të tij shprehet se neni 70/3 i Kushtetutës duhet kuptuar se ekziston papajtueshmëri ndërmjet funksionit të deputetes dhe mundësisë së saj për të përfituar të ardhura nga përdorimi i pasurisë publike. Nëse evidentohet një rast i tillë, deputeti duhet të tërhiqet nga mandati, gjë që e kallëzuara nuk e ka bërë.

Ka pasur deklarata publike nga të kallëzuarit, ku kanë pohuar veprimet e tyre për përfitimin e plazhit publik nëpërmjet veprimeve fiktive, duke përdorur edhe persona të afërm, krijimin e shoqërive fiktive, ndërsa vetë e kallëzuara ka pranuar se ka marrë plazhin publik në përdorim.

GJKKO e Shkallës së Parë ka pranuar pretendimet e kallëzuesit Beleri dhe ka urdhëruar SPAK-un të kryejë hetime për verifikimin e pretendimeve për veprimtari të kundërligjshme të të kallëzuarve Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka, si dhe procedurat e marrjes së statusit të investitorit strategjik, nëse janë kryer veprime fiktive për mbulimin e konfliktit të interesit etj.

Ky vendim u kundërshtua në GJKKO-në e Apelit nga SPAK-u dhe ajo gjykatë ndryshoi vendimin e shkallës së parë me arsyetimin se shkresa e kundërshtuar nga Beleri ishte e pakundërshtueshme gjyqësisht.

Me rekurs të z. Belerit, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr. 00-2025-1988 i Vendimit (272), datë 18.11.2025, ndryshoi nenin 332/a të Kodit të Procedurës Penale.

Ky nen parashikon:

“1. Gjyqtari i seancës paraprake njofton të pandehurin dhe viktimën ose trashëgimtarët e saj, kur identiteti dhe vendbanimi i tyre rezultojnë nga aktet e procedimit, duke treguar ditën, orën dhe vendin ku do të zhvillohet seanca, me paralajmërimin për të pandehurin se, nëse nuk paraqitet, seanca do të zhvillohet në mungesë të tij.

Data e seancës i njoftohet gjithashtu prokurorit dhe mbrojtësit të të pandehurit, duke i bërë të ditur këtij të fundit të drejtën për t’u njohur me aktet e depozituara, si dhe për të paraqitur memorie ose dokumente. Prokurori ftohet të depozitojë të gjitha aktet e kryera pas paraqitjes së kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq.”

Pra, kallëzuesi nuk ka të drejtë të paraqitet në këtë gjykim dhe as të paraqesë kërkesa.

Kolegji Penal shkruan:

“37. Në terma të tjerë – e vetmja ‘seli’ e operimit të subjektit procedural/kallëzues apo viktimë në kuadrin e procedimit penal të regjistruar, ku ky i fundit është legjitimuar me këtë cilësi – mbetet procedimi penal ad quem...”

Ndërkohë që neni 329 i Kodit të Procedurës Penale nuk ka lidhje me çështjen, por është neni 332/d i Kodit të Procedurës Penale. Thënë më shkurt, gjyqtari që gjykon kërkesën për gjykim të prokurorisë shqyrton vetëm akuzën ndaj atyre të pandehurve që ka përzgjedhur prokuroria dhe faktet penale vetëm për ata të pandehur që ka përzgjedhur prokuroria; nuk ka të drejtë të shtojë të hetuar, të dyshuar apo të pandehur.

Kolegji Penal, që të mbulojë mosushtrimin e ndjekjes penale ndaj Olta Xhaçkës, ka shpikur dy rregulla të reja procedurale:

Së pari, kallëzuesi duhet të paraqitet në seancë paraprake, për të cilën nuk e njofton askush dhe nuk ka nga të vijë në dijeni, pasi ligji nuk ia ka vendosur këtë detyrim gjykatës.

Së dyti, gjykata, kur shqyrton kërkesën paraprake, ka të drejtë të kthejë për hetime çështjen edhe për persona të cilët nuk janë regjistruar si të dyshuar, në kundërshtim me kompetencat që ligji i ka njohur gjyqtarit të seancës paraprake sipas nenit 332/d të Kodit të Procedurës Penale.

Pra, Kolegji Penal hapi një praktikë të re, duke shtuar kompetenca që ligji nuk ia ka dhënë kallëzuesit dhe gjyqtarit të seancës paraprake.

Mbrojtja e të kallëzuarës Olta Xhaçka nga Kolegji Penal është kaq e pashfaqur, sa shprehet se kallëzuesi “nuk autorizohet të paraqesë kallëzim të ri” për të njëjtat fakte që nuk kanë marrë përgjigje nga SPAK-u. Kolegji Penal i ka dhënë të drejtë vetes të ndryshojë Kodin e Procedurës Penale, pasi nuk ka asnjë nen që të parashikojë “marrjen e autorizimit” nga ky Kolegj për të paraqitur kallëzim penal. Madje, njoftimi i një fakti penal është i detyrueshëm për çdo qytetar, përfshirë edhe Kolegjin Penal.

Por mbrojtja nuk mbaron me kaq. Pasi pengon në çdo mënyrë ushtrimin e ndjekjes penale ndaj Olta Xhaçkës, me vendimin nr. 00-2026-476 Vendimi (77), datë 23.04.2026, Kolegji Penal (me përbërje përsëri të gjyqtarit Ilir Panda) ka ndryshuar dy nene të tjera të Kodit të Procedurës Penale, nenin 58 dhe nenin 407, pasi atij që është hetuar për përvetësim të pronës nga SPAK-u i ka dhënë cilësinë e “viktimës”.

Nga hetimi i SPAK-ut është provuar se toka e përfituar nga shoqëria AG.TCC sh.p.k. është publike, si e tillë e patjetërsueshme dhe e papërfitueshme me asnjë akt AMTP etj. Gjykatat kanë dënuar për tjetërsimin e një prone publike në favor të një subjekti privat, nëpërmjet falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës, zyrtarët publikë, si dhe kanë urdhëruar konfiskimin e pronës dhe kthimin e saj në favor të publikut.

Kolegji Penal, ndonëse ka lënë në fuqi dënimin e zyrtarëve, ka pranuar rekursin e shoqërisë AG.TCC sh.p.k. dhe shprehet se:

“137. Ndryshe nga sa ka arsyetuar gjykata e apelit, Kolegji vlerëson se shoqëria AG.TCC sh.p.k., personi i tretë pronar i pasurisë, konsiderohet viktimë e veprës penale, pasi ka pësuar një dëm ekonomik, i cili është shkaktuar drejtpërdrejt nga vepra penale dhe, për rrjedhojë, Kolegji vlerëson se duhet të thirret dhe të dëgjohet në gjykim.”

Ndërkohë, prona e përfituar nga shoqëria AG.TCC sh.p.k., përveçse është pranuar nga Kolegji Penal se është përfituar nëpërmjet falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës, është pranuar se është publike dhe e patjetërsueshme, pra nuk mund të jetë pronë e asnjë subjekti privat.

Kolegji Penal ndryshon nenin 58 të Kodit të Procedurës Penale, që nuk i ka dhënë të drejtë as “viktimës” reale të ushtrojë ankim apo rekurs; ndryshon nenin 407 të Kodit të Procedurës Penale, që parashikon se vetëm ata që ligji përcakton mund të paraqesin rekurs; por ndryshon edhe ligjin për pasuritë e paluajtshme të shtetit, i cili parashikon se pronat publike janë në pronësi të Republikës së Shqipërisë dhe nuk mund të shiten, blihen apo të jenë në pronësi private.

Vetë Kolegji Penal ka mbajtur qëndrim të konsoliduar në raport me zbatimin e ligjit procedural penal, duke përcaktuar se, ndonëse viktima është subjekt procedural, ajo nuk është palë në procesin penal, me përjashtim të rastit kur ka cilësinë e viktimës akuzuese ose legjitimohet si paditës civil.

Qëndrimi i Kolegjit Penal në çështjet ku nuk ka qenë e interesuar Olta Xhaçka ka qenë se viktima nuk është palë në proces, pavarësisht se merr pjesë në të. Në këtë kontekst, Kolegji Penal nuk ka legjitimuar viktimën e veprës penale për të paraqitur ankim dhe më tej rekurs kundër vendimit penal që zgjidh çështjen në themel.

Personi i tretë, shoqëria AG.TCC sh.p.k., jo vetëm që nuk ka pozitën e viktimës së veprës penale, por nga aktet ka rezultuar se ndaj saj dhe administratorit/pronarit janë kryer hetime në raport me faktin penal, ndonëse nuk është shënuar emri në regjistrimin përkatës.

Në këtë kontekst, është shteti shqiptar, si garant i interesit publik, ai që është dëmtuar nga veprat penale, ndërsa personi i tretë, që pretendon se e ka blerë pronën në mirëbesim, është zhveshur nga pronësia në zbatim të neneve 275 të KPP-së dhe 36 të Kodit Penal. Për rrjedhojë, ai nuk ka cilësinë e viktimës së veprës penale.

Edhe për personin e tretë në mirëbesim, Kolegji Penal ka mbajtur qëndrimin konsekuent se ai nuk mund të rekursojë vendimin e dënimit të falsifikatorit, por sipas nenit 480 të Kodit të Procedurës Penale duhet ta zgjidhë çështjen në një gjykim të pavarur.

Pra, në rastin e Olta Xhaçkës, Kolegji Penal ndalon hetimin, ndalon shtetasit të paraqesin kallëzime të reja, por edhe i kthen pronën publike të përfituar me falsifikime.

Pra, me vendime gjyqësore publike, i kërkohet ndjesë për shqetësimin./syri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan