POLITIKE

'Eksodi' i 32 mijë studentëve nga Tirana/ Xhaferri: Përgjigjen Rama do ta marrë më 24 jana

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Janar 2026, 18:50
'Eksodi' i 32 mijë studentëve nga Tirana/ Xhaferri:

Një ditë para protestës kombëtare të thirrur nga PD, krei i FRPD, njëkohësisht deputet i zgjedhur i kësja force politike, Besart Xhaferri ka ftuar të rinjtë t’i bashkohen thirrjes së opozitës, në atë që e cilëson si ‘eksod’ të të rinjve nga qeveria Rama.

Në fjalën e mbajtur me të rinjtë e FRPD në selinë blu me pjesëmarrjen edhe të kreut të PD, Sali Berisha, Xhaferri u shpreh se nga viti 2013 deri në vitin 2025, Shqipëria ka humbur rreth 270 mijë të rinj në shkolla dhe auditore universitare, për shkak të eksodit biblik të shqiptarëve, në një kohë që qeveritarët notojnë në luksin e krijuar përmes zhvatjes.

Xhaferi i ndal edhe te 32 mijë studentët që Rama kërkon të largojë nga Tirana në kapanonet e fasonerive në Spitallë të Durrësit, duke theksuar se do të jenë po këta studentë që do ta bëjnë 24 Janarin, një 8 Dhjetor të dytë.

‘Të jetë i sigurt se përgjigjen e studentëve të Tiranës do ta marrë si në vitin 2018 dhe ashtu si në vitin 1990, dhe ta dijë mirë se të rinjtë e Tiranës dhe të Shqipërisë ia dinë adresën’, theksoi ndër të tjera kreu i të rinjve demokratë.

Fjala e plotë e zbardhur e kreut të FRPD

Së pari më lejoni t’ju falënderoj nga zemra për praninë këtu dhe për sakrificën e gjatë në angazhimin tuaj politik në FRPD, në një dekadë kur të gjitha forumet rinore në vend janë shkrirë me angazhim qeverie, si askund tjetër në Evropë, kjo për shkak të projektit ogurzi të Edi Ramës për të larguar të rinjtë nga Shqipëria me Manualin e Ramiz Alisë.

Si në asnjë vend tjetër në botë, të rinjtë, shtresa që janë e ardhmja e një kombi, janë goditur me agjendë nga kjo qeveri, e cila promovon të rinj të lidhur me krimin, sepse trembet nga djem e vajza si ju që jeni në këtë sallë dhe ata që janë pjesë e strukturës sonë, të kalitur në protesta dhe gjyqe kundër hajdutëve dhe servilëve të kësaj qeverie.

Për të kuptuar armiqësinë e Edi Ramës ndaj  të rinjve, nuk mjaftojnë fjalët por duhen dhe shifrat.

Nga viti 2013 deri në vitin 2025, Shqipëria ka humbur rreth 270 mijë të rinj në shkolla dhe auditore universitare, për shkak të eksodit biblik të shqiptarëve, popullit që sot sipas të dhënave të Indeksit të Numbeo-s për cilësinë e jetesës, janë kombi me fuqinë blerëse më të ulët në Evropë, në një kohë që qeveritarët notojnë në luksin e krijuar përmes zhvatjes.

Nën këtë regjim janë 295 shkolla të mbyllura dhe ky është gjenocid ndaj arsimit, pasi Shqipëria ka humbur nxënës nga shkollat më shumë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimore të marra së bashku.

Secili prej nesh në këtë sallë, ka një familjarë, shokun e klasës, mikun e fëmijërisë, kushëririn dhe komshiun në emigrim dhe ky realitet  duhet të na tronditë pasi ne e dimë shumë mirë se prindërit e tyre kanë marrë para borxh në mikrokredi për të paguar udhëtimet me gomone, në një kohë që Edi Rama shkonte në Londër me Charterin personal.

Unë jam i sigurt se Edi Rama i njeh personalisht të gjithë personazhet e TikTok-ut dhe ua servir si shembull ministrave të tij si sukses në raport me interaktivitetin, por ky hipokrit që mbylli Tik Tok për qëllime elektorale, me shkakun e vrasjes Martin Canit, ende nuk ka denjuar ti shkruajë një mesazh ngushëllimi familjes së Martin Canit, që u vra me thikë në zemër në derën e shkollës në zemër të Tiranës.

Ky shkollë-pak që na flet për klasat inteligjente  dhe oficerët e sigurisë nuk ka thënë gjysmë fjalë për gjimnazistët që po na vriten e po na gjymtohen me hanxharë ne dyert e shkollave.

Ky njeri i vetëshpallur Kryeshkencëtar i standardit Skënder Gjinushi, e urren dijen, ndaj financimin për arsimin e ka lënë në kufirin e 2.5% të PBB-së, më të ulëtin në Evropë, dhe nën qeverisjen e tij testet e PISA-s  për arsimin na rendisin krah Palestinës dhe Sirisë, vende në luftë.

Është Edi Rama që pasi studentët pushtuan rrugët e vendit në vitin 2018 u përgjërohej dhe ju ulej në gjunjë për negociata dhe ju premtoi se financimi për arsimin do të ishte 5% e PBB, dhe ju mashtroi se dhe sot pas 8 vitesh nuk e ka mbajtur atë premtim, se ky njeri e urren rininë shqiptare dhe i trembet, se e di fatin që i rezervuan etërve të tij.

Janë dy zhvillime aktuale që lidhen me të rinjtë shqiptarë, të cilat më 24 janar meritojnë një përgjigje dinjitoze si ajo që prindërit tanë u dhanë etërve shpirtërorë të Edi Ramës në vitet 1990.

Ky njeri u zotua se 32 mijë studentët e Universitetit të Tiranës do t’i heqë nga Qyteti Studenti , aty ku mori jetë pluralizmi në Shqipëri, dhe do t’i degdisë te kapanonet e karteleve të drogës në periferi të Durrësit, që ato të vijnë me tren.

Të jetë i sigurt se përgjigjen e studentëve të Tiranës do ta marrë si në vitin 2018 dhe ashtu si në vitin 1990, dhe ta dijë mirë se të rinjtë e Tiranës dhe të Shqipërisë ia dinë adresën.

Ky njeri që s’ka bërë as shkollë të lartë dhe që ka dhënë 17 milionë euro për 32 studentët e Kolegjit të Mogherinit, i ka ekspozuar studentët e Universitetit të Tiranës përballë qirave të shtrenjta, sepse kërkon të pastrojë para në ndërtim

Familjet tuaja në rrethe sakrifikojnë gjithçka për shkollimin tuaj dhe ju, me djersën e prindërve tuaj, keni paguar qira të larta në Tiranë nga 600 deri në 1 mijë euro në banesat pranë fakulteteve, sepse Edi Rama kërkon të pastrojë në ndërtim paratë e korrupsionit dhe të drogës, dhe studentët nuk do t’ia falin këtë.

Zotohem para jush se studentët e Universitetit të Tiranës nuk do të lëvizin nga Tirana, dhe për studentët e Universitetit të Durrësit, që ky i ka lënë prej 21 vitesh në mëshirë të qirave, zotohem se do të loboj që të ndërtohet kampusi sa më pranë qytetit dhe me standarde bashkëkohore.

Një tjetër aspekt që do të përmend këtu lidhet me strehimin e çifteve të reja, një fenomen që pesë vitet e fundit është kthyer në krizë në Shqipëri, për shkak se Edi Rama po përdor firmën e tij që krimi dhe kartelet të pastrojnë para në ndërtim.

Kjo ka bërë që çmimet për shtëpinë e parë të rriten në mënyrë të frikshme dhe të krahasohen me Parisin e Londrën, kur pagat janë në standardin e Sirisë së Asadit.

A është normale që një i ri shqiptarë të paguajë 84 vite kredi për të blerë një shtëpi, a është normale që një cift i ri që zgjedh të jetojë në Shqipëri të detyrohet të jetojë përgjatë gjithë jetës me qira, JO DHE JO dhe këtë realitet ne do ta ndryshojmë më çdo çmim!

Strehimi i çifteve të reja është një problem që ka prekur edhe Amerikën, ndaj presidenti Donald Trump në samitin e Davosit u zotua se do të ndërhyjë në treg, duke fajësuar korporatat.

Ne për këtë panoramë të trishtë duhet të fajësojmë vetëm një njeri,  Edi Ramën, njeriun që jep leje ndërtimi për krerë organizatash kriminale që kanë vrarë njerëz me hanxharë dhe kanë trafikuar tonelata kokaine nga Amerika Latine në BE.

Në katër muaj Ambasada e SHBA-së plot 18 herë ka paralajmëruar Edi Ramën për pastrimin e parave të drogës, një fenomen që po mban në sirtar ëndrrën tuaj për shtëpinë e parë.

Ndaj sot ju ftoj që më 24 janar, ju të rinj, të dilni në shesh për shtëpinë që meritoni ta keni dhe duhet ta keni, por mjafton të bëni vetëm një gjë,  t’i tregoni Edi Ramës se në këtë zot janë të rinjtë dhe shqiptarët.

Një gjë duhet ta dini, kjo botë i përket guximtarëve dhe atyre që për lirinë janë të aftë të sakrifikojnë gjithçka, dhe atë që është detyra jonë nuk do presim ta bëjë askush për ne.

Këto pak orë që na kanë mbetur kërkoj të jepni maksimumin tuaj dhe vetëm një gjë jua them me zemër….

ORA JONË KA ARDHUR.

ORA JONË KA ARDHUR.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan