Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

HIMARË- Shpërthimet e fishekzjarreve natën e së shtunës në Himarë nuk u ndalën për thuajse 15 minuta, pasi shenjuan çeljen e sezonit të ri turistik. Gjatë të gjithë ditës, në qytet ishin organizuar disa aktivitete, por në mbrëmje Himara priti kryeturistin Edi Ramën, që është në kulmin e fushatës për zgjedhjet parlamentare.
Nga ajo çfarë dukej në kamerat e ERTV, festimet e mbrëmjes nisën me një balerinë që performon e varur mbi një litar, (foto lart) ndërsa banda frymore e Korfuzit kryente përgatitjet e fundit për parakalimin para qytetarëve të grumbulluar me rastin e festimeve.
E vërteta është që në aktivitet nuk kuptohej ku niste kremtimi për t’i joshur turistët me netët e sezonit turistik të Himarës dhe ku mbaronte ftesa për të votuar Edi Ramën dhe Partinë Socialiste në 11 Maj.
Jo më kot, në radhën e parë të turmës së njerëzve që ndiqnin fjalimet politike, veç kryeturistit ishin kapardisur edhe kandidatët socialistë të 11 Majit, me në krye drejtuesin politik të Vlorës, Bledi Çuçi.
“Vangjeli na ka përgatitur një surprizë spektakolare,” i paralajmëroi Rama qytetarët në fjalën e tij, duke shtuar se Tavo e kishte paralajmëruar se një spektakël si ky nuk e kishte parë as në Vlorë dhe as në Sarandë.
Dhe vërtet, bataret e fishekzjarreve që ndriçuan Himarën, nuk kishin të mbaruar.
Plasjet e raketave kineze të kujtonin skenat e filmave të Bollywood. Ato i dhuruan Himarës një ndriçim të rrallë duke ekspozuar pjesën më të bukur, atë që sheh nga deti. Për anën tjetër të qytetit, atë në pjesën e pasme, u fol shumë pak.
Kryebashkiaku, Vangjel Tavo e ceku si një shfajësim, jo para qytetarëve, por para kryeturistit, Edi Ramës që me sa duket kishte mbetur i pakënaqur kur kishte parë se punimet në rrugën kryesore ishin zvarritur.
“Duke ardhur këtu isha i detyruar t’i përgjigjesha një vërejtjeje të kryeministrit, që më tha ‘Vangjel çfarë është kjo rrugë? Pse nuk e keni asfaltuar?”, rrëfeu Tavo. Dhe pastaj shtoi: “Ne nuk shtrojmë rrugë elektorale, por duam të shtrojmë rrugët e Himarës me cilësi që të jetojnë po aq sa…. Kjo është arsyeja pse nuk kanë përfunduar, dhe pritet që javës tjetër të kenë përfunduar, gjithnjë duke ruajtur standartin” tha ai në fjalën e tij.
Në realitet, rruga e Himarës ishte një katastrofë, aq sa nuk kuptohet ky nxitim për t’u prezantuar me një shëmtirë të tillë në ditën e parë të sezonit turistik.
Disa banorë të zonës, që preferuan të mbeten anonimë, thanë se pak javë më parë kishin qenë duke u ankuar nga balta, por tani kanë kuptuar se ishin gabim. Pluhuri që ngrihej në ditët me diell ishte bërë i padurueshëm. U zinte frymën, krijonte papastërti në ambjentet e bizneseve të tyre dhe me siguri do t’ua largonte klientelën.
Natyra e ka bekuar Himarën me bukuri të rralla: det të kristaltë, gjire të mrekullueshme, kuzhinë fantastike, por siç duket kjo nuk mjafton. Tenderat për rrugët dhe kanalizimet janë në dorë të autoriteteve të bashkisë, që drejtohen nga Vangjel Tavo. Para se të niste sezonin, ky duket se e ka pasur mendjen të kënaqte kryeturistin Edi Rama me fishekzjarre, me balerina dhe me bandën frymore mbrëmjen e së shtunës.
Por në ditët e zakonshme, jo kur vjen kryeturisti, ky është një qytet që gëlon nga turistët dhe makinat e shumta, por siç mund ta shihni nga pamjet, këto detyrohen të lëvizin në një rrugë katastrofë
Që në hyrje të qytetit nga ana veriore, oferta për turistët janë zhavorri dhe zifti të hedhur kuturu, sa për sy e faqe. Dhe ndërsa pushuesit vijnë për ajër të pastër, gjejnë pluhur që të grric mushkëritë dhe një qytet ku në vend të shplodhjes, gjen rrëmujën e një kantieri ndërtimi.
Se sa të shqetësuar janë autoritetet për këtë, vlen të dëgjohet pohimi cinik që Vangjel Tavo u bëri qytetarëve të Himarës, kur u tha
“Unë i bëj thirrje çdo qytetari të Himarës, le të jemi ne fytyra më e mirë e vendit tonë me mikpritje që nuk pret shpërblim, me pastërti që nuk kërkon duartrokitje dhe me korrektësi që buron nga ndërgjegjia” tha Vangjel Tavo.
Por në realitet, siç tregojnë pamjet, pastërtia ishte mision i pamundur në Himarë. Para se t’u kërkojë bashkëqytetarëve t’u buzëqeshin turistëve, bën mirë të garantojë shërbimet minimale nga bashkia, ato që shkojnë përtej spektaklit me fishekzjarre apo bandave frymore, që ndoshta e kënaqin aty për aty kryeturistin Edi Rama, por ia bëjnë jetën llum njerëzve që jetojnë aty dhe largojnë pushuesit./Lapsi.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është Europa e Ballkanit. Rama i ftuar në emisionin “Review” në ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës të gjithë burrat si “çyrykë”, ...
FIER- Drejtuesit politik i PD për Qarkun Fier, Gazment Bardhi ka reaguar nëpërmjet një deklarate për mediat, në lidhje me rr&eum...
FIER- Kandidati i Partisë Demokratike në Fier, Fation Semanjaku është shoqëruar në komisariatin e policisë ditën e sot...
MIRDITË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Mirditës, u shpreh se kërkojnë 100 ditë n...
MIRDITË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takimin përmbyllës të fushatës elektorale për PD-A...
MIRDITË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me demokratët në qytetin e Mirditës, akuzoi ashpër kryemin...
MIRDITË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Mirditë, akuzoi qeverinë për pandjeshmëri nda...
LEZHË- Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar takimin përmbyllës në qytetin e Lezhës këtë pasdite. Gjatë fjalimit të...
LEZHË- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Lezhë komentoi edhe takimin e Kreydemokratiti Sali Berisha në Tropojë. Rama u shp...