“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...

Ish kryetari socialist i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Rroshi shoqërohet në SPAK nga avokati i tij mbrojtës.
Kujtojmë që në muajin qershor të vitit të kaluar, Roshit i është komunikuar akuza e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me një kallëzim të KLSH ndaj tij për parregullsi me tenderat në Bashkinë e Kavajës.
Kontrolli i Lartë i Shtetit beri një kallëzim penal në Prokurori për Roshin dhe disa ish-drejtorë të tij në shtator të vitit 2015, pasi dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderat e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.
KLSH në zbatim të programit të auditimit nr. 226/1, datë 16.03.2015, i ndryshuar, ka kryer auditimin e Bashkisë Kavajë, për periudhën e ushtrimit të veprimtarisë së kësaj bashkie nga Janari 2013 deri më 31 Dhjetor 2014, në përfundim të të cilit Kryetari i KLSH-së, me Vendimin nr. 107, datë 31.08.2015, ka miratuar Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe masat përkatëse të rekomanduara për përmirësimin e gjendjes.
Nga auditimi u konstatuan një sërë parregullsish dhe shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në fushën e urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike, të shoqëruara me një dëm ekonomik në vlerën prej 33 milion lekë, mbi bazën e të cilave KLSH me shkresat nr. 266/13, datë 31.08.2015 dhe nr. 266/14, datë 31.08.2015, ka depozituar pranë organit të Prokurorisë dy kallëzime penale për Kryetarin e Bashkisë Kavajë dhe 10 drejtues e punonjës të kësaj bashkie, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 248 dhe 258 i Kodit Penal. Më konkretisht, nga auditimi rezultuan këto shkelje:
Shkelje në fushën e prokurimeve
Në 2 raste, në procedurat e prokurimit; “Ndriçimi i shëtitores Indrit Cara” dhe “Rikonstruksion i Rrugës Dhimitër Pjeshkazini”, është përdorur një standard i dyfishtë përsa i përket vlerësimit të operatorëve ekonomik pjesëmarrës në tender, ku për të njëjtat parregullsi apo mungesa në dokumentacion janë skualifikuar operatorët ekonomik me oferta më të ulëta dhe janë kualifikuar dhe shpallur si fitues operatorë ekonomik me oferta më të larta ekonomike. Pra KVO jo vetëm që ka vepruar me dy standarde por ka kualifikuar dhe shpallur si fitues operatorë ekonomik të cilët nuk plotësonin kushtet për kualifikim, veprime këto të kryera në kundërshtim me përcaktimet e bëra në Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”.
Në 3 raste, në procedurat e prokurimit: “Rikonstruksion i rrugës Çezmja e Sharrës”, “Rikonstruksion i Rrugës Besa” dhe “Rikonstruksion i Rrugës Skuraj (faza e II ndriçimi)”, janë skualifikuar padrejtësisht si rezultat i llogaritjes gabim të ofertës ekonomike anomalish të ulët disa operatorë ekonomik të cilët duhet të ishin shpallur fitues, veprime këto të kryera në kundërshtim me DST, pika 3, nënpika 3/1 si dhe VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, Kreu V pika 4, shkronja “ë”.
Në 3 raste, në procedurat e prokurimit: “Blerje karburanti(naftë)”, “Mbjellje pemësh dekorative përgjatë Shëtitores Josif Budo” dhe “Ndriçimi i shëtitores Indrit Cara”, nuk është anulluar procedura e prokurimit edhe pse asnjë prej operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në procedurat përkatëse nuk ka plotësuar kriteret për kualifikim, veprime këto të kryera në kundërshtim me nenin 46 dhe nenin 53 të Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”.
Në 1 rast, në procedurën e prokurimit: “Mbjellje pemësh dekorative përgjatë shëtitores Josif Budo”, është skualifikuar padrejtësisht një operator ekonomik me ofertën ekonomike më të ulët, jo mbi bazën e kritereve të përcaktuara në DST por mbi perceptimin e vetë KVO-së, veprime këto të kryera në kundërshtim me nenin 55, pika 2, të Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”.
Në 1 rast, në procedurën e prokurimit: “Rikonstruksioni i rrugës Dhimitër Gjergo”, është shpallur fitues operatori ekonomik i renditur i dyti në klasifikim, veprime këto të kryera në kundërshtim me nenin 58 të Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”.
Në 1 rast, në procedurën e prokurimit: “Rikonstruksioni i rrugës dalëse (Princat Topia)”, janë modifikuar, 3 ditë para hapjes, dokumentet e tenderit, pa miratimin e specialistëve të fushës, duke vendosur kritere kualifikuese të cilat nuk kanë lidhje me llojin dhe punët që kërkohen për realizimin e prokurimit, veprime këto të kryera në kundërshtim me nenin 20 dhe nenin 23 pika 2, të Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, si dhe VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, Kreu III, pika 3, Kreu V, pika 2.
Në 1 rast, në procedurën e prokurimit: “Rikonstruksion i Rrugës së Tironsve”, për të mos anulluar procedurën e prokurimit janë kualifikuar pa të drejtë të gjithë operatorët ekonomikë pjesëmarrës, edhe pse nuk plotësonin kriteret për kualifikim, pra tenderi duhej të përsëritej, veprime këto të kryera në kundërshtim me VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimin publik”, kreu VII, pika 1.
Në 1 rast, në procedurën e prokurimit: “Rikonstruksioni i shëtitores Josif Budo dhe Lulishtes Indrit Cara”, janë vendosur kritere kualifikuese të cilat nuk kanë lidhje me llojin dhe punët që kërkohen për realizimin e prokurimit, në kundërshtim me nenin 20, neni 23 pika 2, të Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, si dhe VKM nr. 1, datë 10.01.2007, “Për rregullat e prokurimin publik”, Kreu III, pika 3, Kreu V, pika 2 dhe VKM nr. 42, datë 16.01.2008, Kreu IV.
Shkelje në fushën e urbanistikës
Në 12 raste të miratimit të strukturës ndërtimore për objekte private, nuk ishin zbatuar distancat nga kufiri i pronës, në kundërshtim me përcaktimet e bëra në pikën 1 e 3 të nenit 70/33/1, të Ligjit nr. 110, datë 01.04.2013 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, si dhe me shkronjën “e” neni 3, shkronja “ll” pika 3 të nenit 39 dhe shkronja “a” pika 8 të nenit 40, të VKM nr. 502, datë 13.07.2011 “Për miratimin e Rregullores uniformë të kontrollit të zhvillimit të territorit”, të ndryshuar.
Në 20 raste të miratimit të lejeve zhvillimore të ndërtimit për punime në infrastrukturë, nuk ishte plotësuar dokumentacioni përkatës teknik e ligjor, në kundërshtim me përcaktimet e bëra në nenin 70/1 dhe pikën 1, 2, 3, të nenit 70/14, të Ligjit nr. 110, datë 01.04.2013 “Për planifikimin e territorit”, si dhe nenin 14 e 19, të VKM nr. 502, datë 13.07.2011.
Nuk ishte ngritur qëllimisht Këshillit Teknik i Bashkisë, organi kryesor në drejtim të kualifikimit dhe certifikimit të lejeve zhvillimore apo dhe leje përdorimi, në kundërshtim me përcaktimet e bëra në pikën 3 neni 10, të Ligjit nr. 110, datë 01.04.2013 “Për planifikimin e territorit” dhe nenin 45, të VKM nr. 502, datë 13.07.2011 “Për miratimin e rregullores uniformë të kontrollit të territorit”.
Nuk ishin hedhur qëllimisht të dhënat e aplikimeve për leje zhvillimore në Regjistrin e Planifikimit të Territorit, në kundërshtim me përcaktimet e bëra në nenin 51, 52, 53, 56, 57 dhe 58, të Ligjit nr. 10119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, ku përcaktohet që: “Botimi në regjistër, kur nuk është përcaktuar ndryshe me ligj, është kusht i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për hyrjen në fuqi të aktit”, si dhe VKM nr. 460, datë 16.06.2010 “Për organizimin dhe funksionimin e Regjistrit të planifikimit të territorit”.
Nuk janë zbatuar kërkesat ligjore në hartimin dhe miratimin e Instrumentit të Përgjithshëm Vendor, në kundërshtim me përcaktimet e bëra në nenin 3, të Ligjit nr. 110, datë 01.04.2013 “Për planifikimin e territorit”, i ndryshuar.
Janë miratuar leje zhvillimore të ndërtimit në objekte private dhe publike, pa u miratuar Instrumenti i Përgjithshëm Vendor, në kundërshtim me përcaktimet e bëra në nenin 4, të Ligjit nr. 110, datë 01.04.2013 “Për planifikimin e territorit”.
Nuk është vënë në përdorim portali ëeb i sistemit GIS, në kundërshtim me përcaktimet e bëra në nenin 52, të Ligjit nr. 10119, datë 23.4.2009 dhe VKM nr. 459, datë 16.6.2010 “Për miratimin e standardeve të përbashkëta gjeodezike dhe GIS”.
Nuk janë dërguar në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, kopjet e lejeve zhvillimore të ndërtimit, si dhe nuk janë dërguar në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit informacionet në lidhje me zhvillimin e tokës si dhe raportet vjetore në lidhje me çështjet administrative të territorit, veprime këto në kundërshtim me përcaktimet e bëra në nenin 70/12, të Ligjit nr. 110, datë 01.04.2013 “Për planifikimin e territorit”, si dhe pikën 3 dhe 4 të nenit 80, të Ligjit nr. 10119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”.
Sa më sipër, për të gjitha shkeljet e konstatuara nga auditimi në drejtim të mosrespektimit të dispozitave përkatëse ligjore e nënligjore në dispozitave ligjore e nënligjore në fushën e urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike, KLSH me shkresat nr. 266/13, datë 31.08.2015 dhe nr. 266/14, datë 31.08.2015, ka depozituar pranë organit të Prokurorisë dy kallëzime penale për E.Rr, Kryetar i Bashkisë Kavajë; F.L, në cilësinë e Drejtorit të Planifikimit të Territorit; dhe E.B. dhe J.M, në cilësinë e ish-Drejtorëve të Planifikimit të Territorit; Th.D, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore; F.K, me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Urbanistikës; A.M dhe E.A, me detyrë Përgjegjës Sektori; D.H, me detyrë Jurist; D.M, me detyrë Inxhinier Mekanik; dhe M.D, me detyrë Specialist, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 248 dhe 258 i Kodit Penal.
Në total, bazuar në shkeljet e konstatuara në këtë auditim, KLSH ka rekomanduar dhënien e masave të ndryshme disiplinore dhe administrative, për 56 punonjës të Bashkisë Kavajë, si “Largim nga shërbimi Civil”, “Zgjidhje e Kontratës së Punës”, “Mbajte deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë 6, deri në 12 muaj”, “Vërejtje deri në largim nga shërbimi civil”, “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna”, nga të cilat në 10 raste masat e rekomanduara janë për Drejtues të Nivelit të Lartë dhe në 5 raste për Drejtues të Nivelit të Mesëm/Përgjegjës.
Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar, ndonëse e parashikuar si ceremoniale, u shndërrua në një dramë politike që...
Anëtarja e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali foli mbrëmjen e sotme mbi letrën e presidentit Trump nda...
Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka komentuar ftesën e ish-presidentit amerikan Donald Trump për kryeministrin Edi Rama për pjesëmarrje ...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka ironizuar dhe kritikuar fort mënyrën se si kryeminis...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se kryeministri Edi Rama mori një ftesë standarde nga president...
Ftesa e Trump për Ramën, e paraqitur si sukses diplomatik, është në fakt një letër standarde, e dërguar me të nj&eu...
Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një shënim në Facebook, bën të ditur se, gjysma e Tiranës është pa energji elektrike...
Qeveria shqiptare e ka paraqitur ftesën e dërguar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump për kryeministrin Edi Rama si një sukses diplom...
Kryedemokrati Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që në datën 24 Janar të derdhen në sheshet që vendi të ushto...
Gjatë fjalës para qytetarëve në ‘Foltore’ para kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi s...