I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, ka folur lidhur me kandidimin e tij dhe zgjedhjet që pritet të zhvillohen në 4 gusht.
Tavo tha në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se e mori propozimin nga Edi Rama dhe e pranoi pas një bisede me të, duke deklaruar se po kandidon për të dhënë zgjidhje dhe jo për të krijuar kriza.
Ai tha se problematika kryesore e Himarës është çështja e pronave, por shtoi se procesi për marrjen e çertifikatave të pronësisë ka nisur dhe do të përfundojë kur ai të jetë në krye të Bashkisë.
"Vendimi ka ardhur pas një takimi me kryetarin e PS, zotin Edi Rama. Më është kërkuar të kandidoj në Bashkinë e Himarës. T’ju them të drejtën, pas një diskutimi dhe argumentimi të situatës me kryeministrin dhe kryetarin e PS, vendosa ta pranoj Bashkinë e Himarës si një sfidë, por edhe si përgjegjësi. Himara, ashtu si bashkitë e tjera të Republikës, kërkon një menaxhim, administrim të punëve, aq më tepër që kemi të bëjmë me një bashki bregdetare. Në periudhën e verës, fluksi i vizitorëve është shumë i shtuar, kjo kërkon nga ana e pushtetit vendor një angazhim të madh për mirëmenaxhimin e punës.
Sikurse ju thashë, është një sfidë dhe përgjegjësi. Me përvojën shumëvjeçare timen në politikë, kam mundësitë për ta menaxhuar sa më mirë bashkinë e Himarës, për të zgjidhur problemet e njerëzve. Në fokus Himarën nuk e ka vendosur thjesht çështja Beleri siç thoni ju, historikisht, për njerëzit, me karakterin e veçantë, himarjotët kanë qenë gjithmonë në fokus. Himara pavarësisht problematikës që është krijuar me çështjen që përmendët ju, do t’i rikthehet qetësisë dhe përditshmërisë. Po aq i sigurtë jam që himarjotët, që reagojnë ndoshta për shumë arsye, me të drejtë dhe pa të drejtë, do t’ju them me bindje që shumë pak kohë pas zgjedhjeve, do të binden që Himara ka filluar të kthehet në rrugën e drejtë në përditshmëri.
Problemet e himarjotëve kërkojnë zgjidhje, jo krijim krizash dhe situatash që kalojnë kufirin e Himarës si Himarë, apo Shqipërisë, siç ndodhi. Që me ardhjen time në prefekturën e Vlorës një mori problemesh janë trajtuar, sidomos problemi i regjistrimit të pronave. Do të qëndroj dhe do ta kem sfidën time personale zgjidhjen e të gjithë problemeve dhe sheshimin e të gjithë keqkuptimeve dhe mosmarrëveshjeve. Himarjotët kanë një karakter të veçantë, duhen trajtuar siç janë, himarjotë, kanë sensibilitetin e tyre. Kanë edhe egon e tyre, që është normale. Vjen nga historia shumë e gjatë e Himarës, një histori që me plot të drejtë ata mund të mburren.
Me aq sa më njihni edhe ju, jam shquar në politik si njeri i zgjidhjeve dhe jo i krizave. Jam këtu për të dhënë zgjidhje të të gjithë problematikave që kanë patur himarjotët. Jam i bindur që do t’ja dal. Premtimet e mia nuk janë thjesht elektorale, sic mund të ketë ndodhur, janë probleme që mund të zgjidheshin edhe më përpara por nuk janë zgjidhur. Është cështja e pronave të himarjotëve, që me këmbënguljen e kryeministrit, ka filluar zgjidhja e çertifikimit të banesave. Deri më sot kemi shpërndarë 1226 çertifikata pronësie. Edhe himarjoti i fundit do të ketë marrë çertifikatën e pronësisë. Kjo çështje nuk do të ekzistojë më, do të zgjidhet përfundimisht. Nuk është premtim elektoral, por është një çështje që ka nisur dhe do të përfundojë. Është këmbëngulja e kryeministrit të Shqipërisë për ta zgjidhur këtë", tha Tavo.
Kryesia e Partisë Socialiste ka zgjedhur sot si kandidat të tyrin Vangjel Tavon për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit që do të mbahen për Bashkinë e Himarës. Më 5 korrik të këtij viti, KQZ deklaroi pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje. Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë, Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim nga ballkoni i tij para mb&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim nga ballkoni i tij para mb&eu...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas kërkesë së Kuvendit d...
foto ilustruese TIRANË- Më 4 gusht do të mbahen zgjedhjet në Himarë, pasi kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj 2023, Fre...
mbledhja e kryesisë TIRANË- Partia e Lirisë ka mbajtur mbledhjen e kryesisë pasditen e sotme. I pranishëm në mbledhje ishte d...
edi rama ne takimet ne himare TIRANË- Partia Socialiste bëri zyrtare të hënën kandidatin e saj për bashkinë Himarë,...
OLTA XHACKA TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese rihapjen e çështjes së mandatit të...
fredi beleri TIRANË- Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka kërkuar të marrë pjesë në seancën e p...
vangjel tavo HIMARË- Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo prej më shumë se një muaji ka ndryshuar gjendjen civile duke ...
asllan dogjani ne spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim ndaj deputetit Asllan Dogjani. Sipas raportimeve, SPAK ka kërkuar info...