Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

ABU DHABI- Shqipëria, Itaila dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan sot në Abu Dhabi një marrëveshje të përbashkët e cila parashikon realizimin në territorin shqiptar të projekteve të prodhimit të energjisë së rinovueshme, kryesisht nga dielli dhe era, si dhe ndërtimin e një linje nënujore të transmetimit të energjisë mes Shqipërisë dhe Italisë. Kjo linjë parashikohet të kushtojë rreth 1 miliard euro, ndërsa ndërtimi i saj, pritet të përfundojë brenda 3 vitesh.
Në praninë e presidentit të Emirateve, Mohamed bin Zayed si dhe kryeministrave Edi Rama e Giorgia Meloni, marrëveshja tre palëshe u firmos nga ministrja shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ministri italian i Mjedisit Gilberto Pichetto dhe Sultan bin Ahmed Al Jaber, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së avancuar i Emirateve.
Marrëveshja, e nënshkruar gjatë Takimit të nivelit të lartë e titulluar "Java e Qëndrueshmërisë", përcakton fushat kryesore të bashkëpunimit, duke përfshirë zhvillimin e projekteve madhore të prodhimit të energjisë së rinovueshme në Shqipëri, me kapacitet në disa gigawat, me fokus impiantet fotovoltaike, ato nga era si dhe zgjidhjet hibride me mundësi të grumbullimit të energjisë përmes baterive. Pjesë e rëndësishme e këtyre projekteve është dhe lidhja nënujore e rrjetit shqiptar të shpërndarjes së energjisë me Italinë, përmes detit Adriatik, e cila do të shfrytëzohet për kalimin e një pjesë të energjisë që parashikohet të prodhohet në Shqipëri.
Në fjalën e tij, gjatë konferencës në Abu Dhabi, zoti Rama e cilësoi linjën me Italinë "një instrument shumë të rëndësishëm, jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtërishme nga Shqipëria në Itali, po kështu për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon, mbështetur në prodhimin e saj me 100 % energji të përtërishme".
Nga ana e saj kryeministrja italiane Meloni u shpreh se "besojmë fort te ky projekt që përfshin tre qeveritë tona, si dhe sekorin tonë privat, operatorët e rrjetit energjetik dhe jam personalisht krenare për këtë nismë sepse tregon në mënyrë të prekshme forma të reja bashkëpunimi, të cilat mund të ndërtohen edhe midis partnerëve në dukje të largët, duke folur gjeografikisht, partnerë, të cilët sidoqoftë e shohin fushën e shahut në tërësi dhe jo thjesht një pjesë të sajën që ju takon, apo me të cilën janë më afër të lidhur".
Për gazetarët italianë, kryeministri Rama bëri të ditur se ndërtimi i lidhjes nënujore pritet të kushtojë rreth 1 miliard euro, ndërsa ndërtimi i saj parashikohet brenda tre vitesh.
Nuk është ende i qartë angazhimi konkret i secilit vend në këtë marrëveshje, por Shqipëria duket se i ka paraprirë, kur dy muaj më parë Korporata energjitike shqiptare, (KESH) firmosi marrëveshje, për krijimin e një kompania të përbashkët me Mosdar-in, shoqërinë e Emirateve të Bashkuara, e specializuar në prodhimin e energjisë së rinovueshme
Kryeministri Rama tha sot se bashkëpunimi mes dy kompanive synon të arrijë deri në 3 gigavat prodhim të energjisë së përtëritshme, për të pasur një rrjet të integruar e të mirë organizuar në tregun europian./ VOA
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kontrolle...
TIRANA- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mbajë një mbledhje ditën e premten në orën 10:00 ku pr...
Erion Veliaj, Belind Këlliçi TIRANË: Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka re...
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, përmes një shkresë drejtuar Kuvendit ka kërkuar q&...
TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt për masën e sigurisë...
TIRANA- Vëllai i deputetit të PS-së, Eduard Ndrecës, Armando Ndreca do të vijoj të qëndrojë në burg pasi Ape...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka refuzuar për të dytën herë kërkesën e gjyqtares Marsida Xhaferllari. Gjyq...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale urdhrin e Gjykatës së Posa&ccedi...
Foto ilustruese TIRANË- Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve do të kenë mundësi për her&eu...
lideret e vendeve ABU DHABI- Sot në Abu Dhabi është nënshkruar marrëveshja për lidhjen e kabllove nënujore energjetike m...