
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj protestës së thirrur në Tiranë për lirimin e liderëve të UÇK-së, duke thumbuar kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti ka theksuar se Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet qytetarët që kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa qëndrimi i saj për Gjykatën Speciale mbetet i pandryshuar.
Kurti ka kujtuar se themelimi i Gjykatës Speciale ka nisur që në vitin 2008, me një rezolutë të propozuar nga Rusia dhe miratuar më vonë nga Këshilli i Evropës. Ai thotë se Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme dhe ka refuzuar pretendimet e Prokurorisë se brenda UÇK-së ka pasur një grup kriminal, duke e cilësuar atë si të pasaktë dhe të padrejtë.
Për Kurtin, për të ecur përpara si shtet dhe komb, është e nevojshme që të reflektohet mbi qëndrimet e kaluara, duke theksuar se shumë nga ata që tani janë kundër Gjykatës Speciale, ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është një shembull i tillë, për të cilin Kurti kujton se kishte ardhur në Kosovë me helikopter për të bindur palët që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate.
Kurti tregon se Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qëndruar e palëkundur në mbështetje të drejtësisë dhe të vërtetës, që, sipas tij, është gjithmonë në anën e luftës dhe përpjekjes së popullit të Kosovës për çlirim e pavarësi. Ai gjithashtu ka apeluar që institucionet e Shqipërisë dhe shtetet mike të Kosovës të angazhohen më shumë në forumet ndërkombëtare për të mbrojtur të vërtetën dhe për të çuar përpara drejtësinë në lidhje me krimet e luftës të kryera nga Serbia.
Postimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndron në krah të të gjithë qytetarëve që protestojnë e kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë. Qëndrimi ynë për Gjykatën Speciale mbetet i pandryshuar.
Kujtojmë se Gjykata Speciale nuk erdhi vetvetiu, por nisi që në vitin 2008 nga një rezolutë e propozuar në Këshillin e Evropës nga kryesuesi i deputetëve të Federatës Ruse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Konstantin Kosachev, por që u miratua si rezolutë me propozim të senatorit Dick Marty në vitin 2011.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme. Në anën tjetër, pretendimi i Prokurorisë se brenda UÇK-së ka ekzistuar një grup kriminal është i pasaktë dhe i padrejtë. UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje kriminale dhe nuk ka pasur struktura të tilla. Përkundrazi, për krime të luftës duhet të gjykohet Serbia, ajo është shkaktarja e gjenocidit dhe krimeve masive e sistematike ndaj popullit të Kosovës.
Mirëpo, për ecjen tonë të sinqertë përpara si shtet e si komb duhet me patjetër të reflektojmë mbi qëndrimet tona karshi kësaj Gjykate në kohën kur u themelua. Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate.
Por, Lëvizja VETËVENDOSJE!, si atëherë më 2015, si sot më 2025, është e palëkundur se drejtësia duhet të ndriçojë të vërtetën dhe e vërteta nuk ka si të jetë ndryshe veçse në anën e luftës dhe përpjekjes së paepur të popullit të Kosovës për çlirim e pavarësi sikur popujt e tjerë.
Në anën tjetër, institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s e shumë pranë Bashkimit Evropian, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngrejnë në këto forume ndërkombëtare, aty ku flitet e vendoset për drejtësi, e jo në sheshin “Skënderbe” në Tiranë.
Po ashtu shtetet mike të Kosovës që tashmë gëzojnë anëtarësi në këto organizata, duhet të bëjnë shumë më tepër për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë dhe për të çuar përpara drejtësinë. Njëjtë siç duhet bërë më shumë në këto forume për njohjen e gjenocidit dhe gjykimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës që Serbia i ka kryer në Kosovë e në mbarë Ballkanin.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
16 Tetor07:47
Raportet e institucioneve të pavarura dhe pr.Ligji për Menaxhimin e Mbetjeve, ja çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend
Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte në një seancë plenare, ku pritet të shqyrtohen raportet e veprimtarisë p&eum...
POLITIKE
15 Tetor22:39
Ilir Meta do bëhet sërish President?, Tedi Blushi: Është ende i ri në politikë, pse mos rikthehet
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi zbuloi në A2 CNN, ambiciet e Ilir Metës për t’u rikthy...
POLITIKE
15 Tetor21:40
"Opozita s'mund të sillet si mazhorancë", Dash Sula këshillon Gaz Bardhin: Ku gabove me Begajn
Dashnor Sula deklaron se opozita nuk po tregohet e nxituar me kërkesën për shkarkim të Presidentit Bajram Begaj, por, sipas tij, ajo &ldqu...
POLITIKE
15 Tetor19:00
'Favoret e Ramës për bosët e krimit', Bushkolaj: Dumani nuk u përgjigj për dosjen 'Aruba'
Gazetari Elkjer Bushkolaj, i ftuar sot në emisionin “Task Forcë” në Syri TV, akuzoi drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, për heshtje...
POLITIKE
15 Tetor18:04
Video/ Zegjineja nuk përmbahet para kreut të SPAK, “lumë” komplimentash por nuk thotë si duhet emrin e institucionit
Deputetja socialiste, Zegjine Çaushi ishte ndër të vetmet deputete që nuk iu drejtua me pyetje kreut të SPAK, Altin Dumani, por hodhi...
POLITIKE
15 Tetor17:01
Spastrime në qeveri, Rama liron nga detyra dhe zëvendëson disa zëvendësministra
Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një valë ndryshimesh, duke liruar disa zëvendësministra dhe emëruar figura të reja....
POLITIKE
15 Tetor16:22
Bajram Begaj letër Gjykatës Kushtetuese: Anuloni bllokimin e procesit të zgjedhjeve në Tiranë
Presidenti Bajram Begaj, ka depozituar një shkresë në Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shpalljen e moskompetencës për &cc...
POLITIKE
15 Tetor16:09
Opozita kërkon shkarkimin e tij, Begaj: Akuza të pavërteta, pres që Kuvendi të hetojë rreth tyre me transparencë të plotë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u akuzua nga Partia Demokratike në opozitë të mërkurën se kishte përfituar pagesa nga...
POLITIKE
15 Tetor15:49
BIRN/ Kreu i SPAK: Akuzat politike frymëzojnë kërcënimet e grupeve kriminale
Në komisionet parlamentare bënë raportimet vjetore gjatë tetorit të gjitha institucionet e pavarura dhe të krijuara me ligj, por r...
POLITIKE
15 Tetor15:49
Vendimi për monopatinat/ Teliti: Asgjë nuk bëhet me studim, gjithçka njoftohet në Facebook
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka kritikuar mënyrën sesi Bashkia dhe qeveria qendrore po menaxhojn&...