Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho tha sot në një konferencë për shtyp, se qeveria Rama e ka çuar industrinë fasone drejt kolapsit.
Ajo vuri theksin për shkak të politikave të gabuara, markat e njohura ndërkombëtare janë larguar.
Xhixho iu referua të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Deklarata e Plotë:
Të nderuar qytetarë!
Të dhënat e fundit nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe INSTAT janë një tjetër dëshmi e dështimit të plotë ekonomik të kësaj qeverie.
Industria fason, një nga sektorët më punëdhënës të vendit, është sot në kolaps.
Markat më të njohura ndërkombëtare janë larguar ose kanë kufizuar ndjeshëm prodhimin në Shqipëri.
Në vend që të mbrojë sektorin që siguron jetesën e mbi 70 mijë punëtorëve shqiptarë, qeveria Rama e ka lënë në mëshirë të tregut, pa asnjë strategji, pa mbështetje dhe pa përgjegjësi.
Rënia e euros, rritja e kostove të brendshme dhe politika e papërgjegjshme fiskale kanë rritur kostot e prodhimit, duke detyruar kompanitë të ikin drejt Tunizisë, Egjiptit dhe madje deri në Uzbekistan.
Kompani të huaja që dikur ishin histori suksesi, sot po mbyllin fabrikat e tyre dhe po largohen.
Sipas INSTAT, eksportet e tekstileve dhe këpucëve kanë rënë me 16.8% në vitin 2024, ndërsa që nga fillimi i këtij viti e deri sot, tendenca mbetet negative.
Kjo është fytyra e vërtetë e ekonomisë së Edi Ramës: biznese që ulin qepenat përfundimisht, punëtorë që mbeten pa punë, dhe investitorë që ikin nga pasiguria e krijuar prej qeverisë.
Nuk është aspak rastësi fakti që FMN uli parashikimin e rritjes ekonomike për Shqipërinë në 3.4%, nga 3.8% që ishte pritshmëria në raportin e pranverës.
Nuk është rastësi as raporti i DASH një muaj më parë, sipas të cilit, prania e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni e kanë shtrembëruar konkurrencën në treg. Nuk ka më investime të huaja, sepse nuk siguri juridike. Shqipëria jo vetëm që nuk bind dot investitorë të rinj, por po humbet edhe ata që ka.
Partia e Lirisë e ka paralajmëruar prej kohësh këtë krizë.
Që në nisje të këtij viti, kur u mbyllën 3 mijë vende pune brenda një muaji, i kemi kërkuar qeverisë të ndërhyjë urgjentisht, për të parandaluar thellimin e krizës. Janë rreth 400 mijë shqiptarë që ushqehen përmes këtij biznesi.
Fasonët kanë kërkuar mbështetje, por qeveria është tallur me mijëra sipërmarrës të ndershëm dhe punonjës që nuk kanë me çfarë të mbajnë familjet.
Kësaj kërkese, qeveria iu përgjigj me një pseudogaranci sovrane prej 4 miliardë lekësh, e cila i shërbeu vetëm asaj për propagandë.
Ne kemi kërkuar ndërhyrje për stabilizimin e euros, mbështetje fiskale për eksportuesit, dhe politika që të mbrojnë prodhimin vendas – por Rama dhe ministrat e tij kanë zgjedhur të heshtin. Sepse qeveria ka për qëllim mbështetjen e një grushti njerëzish duke monopolizuar ekonominë dhe rrënuar biznesin e ndershëm.
Në realitet, Shqipëria po kthehet në një vend ku punëtorët mbeten të papunë, investitorët largohen, dhe ekonomia mbijeton vetëm me tendera e klientelizëm.
Partia e Lirisë do të vazhdojë të jetë në krah të punëtorëve, të bizneseve të ndershme dhe të çdo qytetari që sot ndien pasojat e keqqeverisjes.
Ne nuk duhet të lejojmë që Rama dhe qeveria e tij të shkatërrojnë industrinë që për vite të tëra ka qenë shtylla e prodhimit dhe e punësimit në Shqipëri.
Faleminderit!
Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Londër këtë të martë kanë shkaktuar zemërim në Britani. Rama tha se Brexit e...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Medias dhe të Drejtave të Njeriut, Jorida Tabaku, ka reaguar pas situatë...
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian mblidhen në Londër, në kuadër të samitit t...
Politologu Ermal Hasimja ka zbuluar më shumë detaje nga takimet e Partisë Demokratike në mbështetje të kandidatit të tyre Flo...
Edi Rama u shfaq sërish në Londër hokatar me presidentin e SHBA, Donald Trump. Ai mbajti një fjalim në një institut të njohu...
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka ndarë pamje nga takimi me koordinatorët politikë të të gji...
Gazetari Italian Sigfrido Ranucci, ndaj të cilit pak ditë më parë u bë një atentat me eksploziv ka folur për ga...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka njoftuar mbështetjen zyrtare të PAA-së për kandidatin e pavarur për Bashkin&eu...
Në një intervistë të thelluar, Cafo Boga, themelues dhe ish-drejtues i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), k...
Teksa publikon pamjet e takimit me një sërë figurash publike në kryeqytet, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florja...