Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur sot se njerëzit, që sipas tij, kërcënohen nga kryeministri Edi Rama janë zhdukur. Ai solli në vëmendje rastin e Ervis Martinajt, për të cilin, sipas tij të gjitha gjasat të çojnë drejt një vrasjeje shtetërore. Berisha tha se me Ramën dhe ardhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK nisi veprimtaria kriminale kundër opozitës. Ai shtoi se Rama arreston lider të opozitës, për të marrë mandate.
"Altin Dumani është drejtuesi i asaj prokurorie e cila është shndërruar në një prokurori politike që ka marrë përsipër; një, ti marrë mandate opozitës siç ka qenë mandati i Fredi Belerit. Ka marrë përsipër si asnjë vend tjetër të Europës të vendosë në ndjekje penale apo arrest, tre liderët e tre partive opozitare pa asnjë lloj, krejtësisht. Ilir Meta pa asnjë akuzë konkrete. Sali Berisha gjithçka në manipulim dhe falsitet. Fatmir Mediu për një proces i cili është gjykuar gjerësisht 15 vitë më parë", tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Së pari nuk është kërcënuar kurrë në personal. Kërcënime në personal unë i kam bërë ndonjëherë vetëm Edi Ramës i cili kërcënon në personal. Mirëpo siç ke parë ti, njerëz të kërcënuar në personal nga Edi Rama janë zhdukur pa nam e nishan. Po. E kërcënoi në personal dhe të dimë targën Ervis Martinin, është i vetmi njeri që nuk gjindet më. Dhe të gjitha gjasat kur nuk gjindet të çojnë drejt një vrasje shtetërore.
Ku ndryshojnë, po ndryshojnë shumë. Altin Dumani është drejtuesi i asaj prokurorie e cila është shndërruar në një prokurori politike që ka marrë përsipër; një, ti marrë mandate opozitës siç ka qenë mandati i Fredi Belerit. Ka marrë përsipër si asnjë vend tjetër të Europës të vendosë në ndjekje penale apo arrest, tre liderët e tre partive opozitare pa asnjë lloj, krejtësisht. Ilir Meta pa asnjë akuzë konkrete. Sali Berisha gjithçka në manipulim dhe falsitet. Fatmir Mediu për një proces i cili është gjykuar gjerësisht 15 vitë më parë.
Ka marrë përsipër si prokurori politike të arrestojë një deputet të ri, me dëshmitarë të rremë, njëlloj si Fredi Beleri, me dëshmitarë të rremë, ta dënojë 1 vit, një njeri që meriton vetëm dekorata, gjeti se i vëllai i ministrit të Brendshëm drejtonte trafiqet nga Vlora nën mbrojtjen e vëllait të tij ministër dhe se ai duhej ekstraduar në Itali. Pra, ka mbyllur, ka amnistuar krimin e madhe elektoral të zyrtarëve më të lartë të shtetit. Më thuaj mua, a ka njeri në botë që nuk e quan politike këtë prokurori. Janë 3 rezoluta ndërkombëtare të cilat bëjnë fjalë dhe damkosin Altin Dumanin dhe Skrapin e tij si një prokurori të mirëfilltë politike.
Nuk janë vetëm rezolutat, është dhe fjalimi historik i zv/presidentit JD Vance, i cili u tha se, armiku më i rrezikshëm i juaji Europian, është i brendshëm dhe jo Rusia e Kina, por e keni vetë ju. Ai armik arreston lider të opozitës, për të marrë mandate. Ai armik censuron kundërshtarët. A nuk ka arrestuar Edi Rama në Shqipëri, tre liderë të opozitës. Ua anuloni mandatet në gjykatë tha JD Vance. A nuk ja morën me gjykatë Fredi Belerit, mandatin. Kontrolloni mediat sociale. A nuk po mbyll Edi Rama tik tokun.
Pra çdo gjë që u tha të çonin tek Edi Rama dhe Altin Dumani. Pse Altin Dumani? Është kryetari. Me ardhjen e tij në krye të Skapit u nis kjo veprimtari kriminale e Skapit. Është gjithçka kjo. Kështu që nuk mund të krahasohet me asgjë. Duke kundërshtuar një prokurori kriminale dhe duke damkosur një prokurori kriminale, mbron liritë e qytetarëve shqiptarë, mbron pluralizmin politike, themelet e demokracisë shqiptare. Janë krejt të ndryshme këto.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konferencë me gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij ...
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja është paraqitur ditën e sotme në ...
TIRANË- Kreu i PSD, Tom Doshi pasi ka qëndruar për 90 minuta në ambientet SPAK ka dalë dhe ka folur para gazetarëvë. D...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se programi i PD kishte një pëlqyeshmëri të jashtëzakonshme nga dia...
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka reaguar përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, lidh...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot lidhur me takimet e zhvilluara me emigrantët në Itali dhe Greqi. Berisha tha se k...
klotilda bushka ne spak TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka &e...
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, i arrestuar tashmë, ka vijuar me sulmin e tij ndaj prokurorit Ols Dado. Veliaj ka postuar në rrjetet soci...
TIRANA- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka analizuar sulmin e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj prokuro...
Tom Doshi TIRANË- Kreu i PSD-së, Tom Doshi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Dosh...