Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË - Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit, mori sot në shqyrtim ankimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, kundër masës së arrestit me burg të vendosur ndaj tij muajin e kaluar. Avokatët e zotit Veliaj kanë kërkuar lirimin e tij, ndërkohë që prokurorët e çështjes, mësohet të kenë këmbëngulur në mbajtjen e tij në burgim, duke deklaruar se kanë siguruar prova të reja. Pasdite vonë, Gjykata vendosi të ndërpresë sencën dhe vijimin e saj ditën e nesërme
Zoti Veliaj u arrestua më 10 shkurt, në zyrën e tij, nën dyshimet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Për të njejta vepra penale, por dhe “Mosdeklarim të pasurisë”, fillimisht nën masë sigurie “arrest shtëpie” e më pas, “detyrim paraqitje”, u vendos dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.
Sipas Prokurorisë provat dhe faktet e grumbulluara “krijojnë dyshimin e arsyeshëm se bëhet fjalë për një sistem të organizuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve publike, të shtrirë në kohë, sipas një skeme të vënë në funksionim nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e këtij të fundit”. Prokurorët janë të mendimit se “në qendër të kësaj skeme korrupsioni dhe pastrimi të produkteve që burojnë nga kjo vepër, rezulton të jetë titullari i institucionit, nënshkrimi i të cilit ka qenë përcaktues për shpërndarjen e fondeve publike, prej të cilave ai dhe familjarët e tij të ngushtë kanë përfituar drejtpërsëdrejti në mënyrë të parregullt”.
Zoti Veliaj i ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike dyshimet e ngritura ndaj tij. Në seancën e verësimit të masave të sigurisë, pak ditë pas arrestimit, ai pati një debat të ashpër me prokurorin Olsi Dado, të cilin ai e akuzoi për veprime të nxitura nga interesa personale. Sipas zotit Veliaj, prokurorit i është refuzuar nga Bashkisa leja për disa kate shtesë, në një ndërtim në trualin e tij dhe disa bashkëpronarëve të tjerë, dhe se një fakt i tillë ka nxitur hakmarrje personale ndaj kryetarit të Bashkisë.
Zoti Veliaj i është drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për të kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj prokurorit Dado dhe pezullimin e tij, duke qenë se po vepron në konflikt interesit.
Avokatët e kryebashkiakut kërkuan lirimin e tij, duke deklaruar se ai po mbahet në burgim pa asnjë kriter ligjor si dhe duke argumentari se kryebashkiaku “nuk ka asnjë mundësi të prishë provat”, apo dhe “të largohet nga vendi për t’iu shmangur përballjes me Drejtësinë”. Ata kanë propozuar dhe mundësinë e lirimit të tij kundrejt një garancie pasurore, apo dhe mbajtjen e pasaportës.
Prokurorët nga ana tjetër, kanë këmbëngulur në mbajtjen e tij në burg, duke deklaruar gjatë seancës së sotme, se ata kanë në zotërim, prova të reja, kundër kryebashkiakut. Këto deklarime çuan në shtyrjen për ditwn e nesërme të seancës, në mënyrë që avokatët të njihen me këto prova.
Arrestimi i zotit Veliaj nxiti qëndrime të ashpra të kryeministrit Edi Rama ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme për shkelje flagrante të standarteve apo abuzim me pavarësinë. Sipas tij, zoti Veliaj u arrestua pa gjyq dhe pa prova dhe se, Prokuroria e Posaçme, po vepron politikisht e balancuar në hetimet që ka ndërmarrë.
Nga ana e tij, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, prokurori tjetër në çështjen Veliaj, është kundërpërgjigjur duke deklaruar se “SPAK-u ka treguar se është në gjendje, në respektim të ligjit dhe të Kushtetutës, të kryejë në pavarësi të plotë hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë shtetërorë, çka dëshmon se epoka e paprekshmërisë po lëkundet”./VOA
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj paraqitet në foton e mësipërme teksa ngjitet në furgonin e Policisë me pranga n&eum...
TIRANA- Në Komisionin e Medias u kualifikuan sot dy emrat përfundimtarë që do të garojnë për detyrën e kryetarit ...
Ilir Alimehmeti TIRANË - Kryetari i grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës,...
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për ditën e nesërme dhënien e vendimit për kërkesën ndaj masës së si...
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka bërë sot një deklaratë për mediat pas vendimit...
Foto ilustruese TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sloganin e protestës së thirrur më 15 Mars, kun...
Ervin Demo BERAT - Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo ka dhënë dorëheqjen këtë të martë. Bëhet me...
TIRANA- Në Apelin e Gjykatës së Posaçme ka përfunduar mbrojtja e avokatëve të kryebashkiakut Erion Veliaj. Mëso...
TEPELENË- Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, ka dhënë dorëheqjen nga posti. Siç raportohet Peç...
veliaj ne seancen e fundjt TIRANË- Në Apelin e Gjykatës së Posaçme po zhvillohet prej 4 orësh seanca për shyrtimin e a...