Britania e Madhe u bë Anglia e Vogël 10 vjet pas Brexit
Dhjetë vjet pas referendumit të 23 qershorit 2016, Britania ende po llogarit kostot e Brexit-it, jo në mënyrën që kundërshtar...
Dhjetë vjet pas referendumit të 23 qershorit 2016, Britania ende po llogarit kostot e Brexit-it, jo në mënyrën që kundërshtar...
Zbardhet detaje të reja nga dosja hetimore e prokurorisë së posaçme SPAK, ku emra të njohur të botës së krimit ndë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, te Pallati me Shigjeta. Një burrë që po lëvizte me b...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj sharjeve të Edi Ramës drejtuar mijërave e mijërave shqipta...
Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë i përket Eglant Koçit. Grupi hetimor ishte i bindur që trupi i p&...
Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar me tone të forta ndaj Edi Rama, pasi ky i fundit u shpreh gjatë një interviste për Financial...
Sipërmarrësi Johnny Palmer e ka shndërruar ish-avionin e Pablo Escobarit në një akomodim luksoz Airbnb ku një natë kushton ...
Mijëra qytetarë kanë dalë në protesta kundër një projekti turistik luksoz në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Pis...
Ylli Zalla, i shpallur në kërkim për posedim të një arsenali armësh dhe i dyshuar për përfshirje në atentatin e R...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me tensionet e dy ditëve të f...

Kryeministri Edi Rama e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetarët me gjuhë bullizuese dhe intimiduesе, një teknikë propagande që synon të shmangë llogaridhënien publike ndaj aferave korruptive të qeverisë së tij.
Kryeministri Edi Rama përdori të mërkurën një koment të gazetares Klodiana Lala në profilin e saj në Facebook për ta sulmuar atë publikisht me një gjuhë fyese dhe intimiduesе.
Ndërsa Lala, duke komentuar qëndrimin e Ramës për përmbytjet, ku fajësonte qytetarët për hedhjen e plehrave rrugëve, pyeste se pse nuk kishte funksionuar inceneratori i Tiranës, një projekt i promovuar nga Rama dhe që është në hetim si aferë korruptive, kryeministri e quajti komentin e saj si “injorancë të ulëritëse”, shpifje dhe dezinformim.
Sulmi i kryeministrit ndaj Lalës nuk shënon një incident të veçuar, por është pjesë e një sjelljeje të vazhdueshme të tij ndaj medias në vend, duke përdorur etiketime denigruese dhe sulme, ndërsa refuzon të përgjigjet për akuzat me të cilat po përballet qeveria e tij.
Ditët e fundit ai po ashtu u përfshi në polemika publike me drejtuesin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, duke përdorur foto të montuara dhe gjuhë joetike, si kundërpërgjigje ndaj shqetësimit të Fevziut për propagandën qeveritare gjatë përmbytjeve në mungesë të llogaridhënies publike.
Qëndrimet publike të kryeministrit u dënuan njëzëri nga organizatat për lirinë e medias në vend si presion i drejtpërdrejtë ndaj gazetarëve.
“Një gjuhë e tillë nuk kontribuon në sqarimin e opinionit publik, por ushqen polarizimin, banalizon debatin dhe krijon një precedent të rrezikshëm presioni verbal ndaj gazetarëve” – thuhet në deklaratën e AGSH-së, ku i bëhet thirrje kryeministrit dhe zyrtarëve publikë që “të mos e shndërrojnë pushtetin në instrument presioni verbal”, por të përdorin argumentet dhe transparencën për të dhënë llogari publike.
“Demokracia nuk dëmtohet nga pyetjet e gazetarëve, por nga arroganca ndaj tyre” – theksohet në deklaratë.
Edhe Rrjeti për Gazetari të Sigurt e dënoi sjelljen e kryeministrit si një tentativë për të zhvendosur debatin publik nga llogaridhënia te sulmet personale ndaj gazetarëve.
“Kur kryeministri, nga pozita e tij e pushtetit, përgjithëson dhe diskrediton rolin e gazetarisë në vend që të japë llogari, vëmendja zhvendoset nga çështjet reale të interesit publik drejt sulmit ndaj atyre që bëjnë pyetje. Kjo dobëson debatin publik dhe rrezikon të normalizojë presionin ndaj gazetarëve, veçanërisht ndaj grave në gazetari” – thuhet në deklaratën e organizatës.
Për gazetarët dhe analistët e politikës, sjellja e kryeministrit ndaj mediave përbën shkelje të standardeve demokratike të lirisë së medias dhe një tentativë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik e për të shmangur llogaridhënien ndaj aferave korruptive me të cilat po përballet qeveria e tij.
“Kur heshtja ndaj zullumeve shoqërohet me përplasje me gazetarët dhe drejtësinë që i heton zullumet, problemi nuk është gazetaria. Problemi nuk janë pyetjet, por përgjigjet që mungojnë” – thotë gazetari Lutfi Dervishi .
Pavarësisht problemeve dhe gabimeve që mund të ketë media dhe gazetarët, detyra e një funksionari publik, sipas Dervishit, “nuk është të edukojë median, por të japë llogari”.
Në këtë kontekst, edhe sulmet ndaj Blendi Fevziut dhe Klodiana Lalës, thotë ai, “duken më shumë si përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga skandalet”.
Nga ana tjetër, ai nuk i sheh reagimet e kryeministrit si një “episod nervozizmi”, por pjesë e një modeli komunikimi të vazhdueshëm ku “narrativa kontrollohet përmes propagandës përmbytëse në rrjete sociale, monologëve dhe ‘sulmeve’ personale” dhe shmangies së llogaridhënies dhe pyetjeve të gazetarëve.
“Prej vitesh qeveria është zhdukur nga media tradicionale, nuk përballet me pyetje, nuk diskuton publikisht çështje të nxehta si denoncimet e SPAK-ut, përmbytjet, denoncimet e ish-zv.kryeministrit Ahmetaj, apo akuzat që prekin drejtpërdrejt institucione kyçe si AKSHI” – thotë Dervishi.
Për Armand Shkullakun, gazetar dhe drejtues i medias Lapsi.al, sjellja e Ramës tregon një tentativë për t’iu ikur përgjigjeve reale që pret publiku për akuzat që janë ngritur ndaj qeverisë së tij, por edhe një gjendje se ku është demokracia sot, ku një njeri i vetëm sulmon mediat dhe drejtësinë sa herë gjendet në vështirësi.
“Kryeministri i një vendi, që pretendon se është në demokraci, merret me gazetarë të caktuar me emër të përveçëm dhe përdor gjuhë bullizuese, gjë që është e papranueshme” – i tha ai BIRN-it.
Ana tjetër e medaljes, sipas Shkullakut, ka të bëjë me “krizën” e Ramës si individ.
“Hyri në politikë si rilindas dhe po e mbyll historinë e tij si varrmihës i ekonomisë, demokracisë dhe nocionit politik, sepse politikën e ktheu në një infrastrukturë për korrupsionin dhe krimin e organizuar” – thotë Shkullaku.
“Rama është i vetmi në llojin e vet që i kanë kapur qeverinë duke vjedhur dhe, më e tmerrshmja, që të dhënat e shqiptarëve ia ka dorëzuar krimit dhe, për të mos hapur këtë debat, merret me fotomontazhe të Blendi Fevziut” – shton ai, duke iu referuar dosjeve të fundit hetimore të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për zv.kryeministren Belinda Balluku, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” me vlerë qindra milionë euro, dhe drejtuesve të Agjencisë Kombëtare të Informacionit, për përfshirje në grup të strukturuar kriminal.
Analisti Neritan Sejamini mendon se sa më pak t’i bëhet jehonë, qoftë edhe si kritikë, pseudo-debatit që kryeministri përpiqet të krijojë, aq më mirë është.
“Rama po përpiqet të shpërqendrojë opinionin publik nga çështjet e AKSHI-t, Ballukut, përmbytjeve dhe skandaleve të tjera dhe, njëkohësisht, dëshiron të banalizojë kritikat që i bëhen, duke u munduar t’i paraqesë si qesharakë ata që e kritikojnë” – tha ai.
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar ndaj pezullimit të vizave amerikane dhe ndëshkimeve ndërkombëtare, duke theksuar...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, në orën 10:00, në...
Gazetarja Blerina Gjoka ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngrirë aplikimin për viza...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar vizat për Shqipërinë, dhe 7...
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të një dite më parë të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria &eu...
Pas një dekade debatesh të ashpra dhe akuzash për korrupsion, qeveria ka vendosur të tërheqë koncesionin e sterilizimit të ...
Kuvendi i Shqipërisë ka hartuar një Plan Veprimi 27-faqësh, pasi Bashkimi Evropian e kritikoi Parlamentin në raportin e fundit, se nu...
Zbulohet ora se kur do të mbahet protesta mbarëkombëtaer e thirrur në datën 24 janar para kryeministrisë. Në mbledhjen q&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit politikë dhe koordinatorët e strukturave të op...
Në përgjigje të interesimit të gazetarëve në konferencën javore, kryetari i PD, Sali Berisha rikonfirmoi edhe njëher&e...