POLITIKE

"Fight, fight, fight"/ LaCivita mobilizon fushatën e PD-ASHM në takimin me kandidatët: Duhet të sigurohemi që qytetarët të dalin dhe të votojnë

M.B. Përditësimi i fundit 1 Maj 2025, 14:32

"Fight, fight, fight"/ LaCivita mobilizon fushatën e PD-ASHM

TIRANA- Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike ka hyrë në fazën më intensive të saj, ndërsa strategu amerikan Chris LaCivita, një nga emrat më të njohur të fushatave republikane në Shtetet e Bashkuara, po udhëheq përgatitjet finale drejt ditës së zgjedhjeve më 11 maj. Gjatë një konference përmes platformës Zoom të mbajtur në Tiranë me kandidatët e PD-ASHM, LaCivita vlerësoi mobilizimin e strukturave të PD-së në të gjithë vendin dhe energjinë që po transmetohet nga baza te qytetarët. Ai theksoi rëndësinë e këtyre ditëve të fundit si vendimtare për të ardhmen politike të vendit.

Fokusi i fushatës mbetet ekonomia, mirëqenia e qytetarëve dhe nevoja urgjente për një ndryshim qeverisës pas 12 viteve të qeverisjes aktuale. Sipas strategjisë së përcaktuar nga LaCivita dhe drejtuesit e fushatës, theksi vendoset në kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët, angazhimin derë më derë, dhe sigurimin e daljes në votime të çdo mbështetësi të PD-së.
LaCivita ka nxitur një frymë të fuqishme mobilizimi, ku çdo kandidat, vullnetar dhe përkrahës duhet të japë maksimumin deri në momentin e mbylljes së kutive të votimit.

Përvoja e tij në fushatat amerikane, përfshirë ato presidenciale, po reflektohet në mënyrën e organizimit dhe në mesazhet e qarta politike që përcillen në terren: ndryshimi është i mundur dhe ai vjen përmes pjesëmarrjes. LaCivita ka theksuar se zgjedhjet nuk fitohen me sondazhe apo me deklarata politike, por me punë konkrete në terren dhe me një përfshirje të fortë qytetare. Fushata e PD-ASHM ka përfshirë gjithashtu edhe diasporën shqiptare, e cila për herë të parë ka mundësi të votojë në zgjedhjet e 11 majit. Kjo konsiderohet si një avantazh i rëndësishëm për opozitën, që synon të shfrytëzojë çdo votë për të sjellë një qeveri të re dhe për të kthyer shpresën tek qytetarët.

Sipas analizave të brendshme të fushatës, vendimi i votuesve të pavendosur do të jetë faktor kyç për rezultatin, ndaj në ditët e mbetura do të intensifikohet puna në komunikimin me këtë kategori elektorale. PD dhe aleatët e saj janë të bindur se me një angazhim të plotë dhe të organizuar në çdo nivel, dita e zgjedhjeve do të shënojë një kthesë për vendin dhe fundin e një epoke të gjatë qeverisjeje.

FJALA E PLOTË:

Kjo është një pjesëmarrje e jashtëzakonshme, me qindra njerëz nga e gjithë Shqipëria, dhe jam shumë i kënaqur. Me vetëm 10 ditë të mbetura, jemi në momentin më të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë. Dr. Berisha ka punuar jashtëzakonisht shumë në çdo cep të vendit për të përcjellë mesazhin që do të na çojë drejt fitores pas 10 ditësh.

Tani është koha që të gjithë kandidatët tanë, stafi, dhe vullnetarët në çdo cep të vendit të bashkohen dhe të na çojnë drejt fitores në ditën e zgjedhjeve. Secili prej jush ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë fitore, dhe duhet të ndiheni krenarë për këtë. Çështjet kryesore për të cilat kemi folur në këtë fushatë janë ato që kanë të bëjnë me të ardhmen e Shqipërisë: ekonomia, mirëqenia, dhe kostoja e jetesës. Të gjitha këto janë çështjet më të rëndësishme për qytetarët dhe do të jenë ato që do të vendosin rezultatin e zgjedhjeve.

Është shumë e rëndësishme që në këto ditët e fundit të fushatës t’i tregojmë qytetarëve se kush është përgjegjës për gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe mungesën e mundësive në Shqipëri. Është vetëm një person: Edi Rama. Po aq e rëndësishme është të flasim me qytetarët tanë jo vetëm për atë që e ka sjellë këtë rrëmujë, por edhe për atë që është më i përgatitur për ta zgjidhur. Dhe ky është Dr. Berisha, janë kandidatët tanë për Kuvendin e Shqipërisë kudo në vend.

Ka disa gjëra që unë i konsideroj shumë të rëndësishme për të siguruar që po bëjmë gjithçka që mundemi në ditën e zgjedhjeve. Është jetike që në çdo zonë votimi, në çdo lagje, të kemi lista të njerëzve që e dimë se na mbështesin. Dhe duhet të sigurohemi që ata të dalin dhe të votojnë.

PYETJE - PËRGJIGJE

- Të vijë dhe në Shqipëri për PD dhe Z.Berisha, një valë e madhe mbështetjeje për të bërë një ndryshim të jashtëzakonshëm, duke mos harruar që votojnë për herë të parë edhe diaspora dhe shqiptarët kudo në botë.

LaCivita: Do të filloj me ngjashmëritë mes Edi Ramës dhe Joe Biden. Që të dy janë të paqëndrueshëm. Që të dy e kanë shkatërruar ekonominë. Dhe të dy do të humbasin në ditën e zgjedhjeve. Votuesit e pavendosur janë ata që, në këtë moment, do të vendosin fatin e zgjedhjeve. Është thelbësore t’u flasim atyre dhe t’u shpjegojmë se si ekonomia dhe dështimi i Edi Ramës gjatë 12 viteve të fundit i ka ndikuar. Shpjegojani atyre. Tregojani atyre. Këta votues do të jenë më të prirur të na mbështesin. Nëse Edi Rama nuk e ka siguruar votën e tyre deri tani, nuk do ta sigurojë as në 10 ditët e ardhshme.

- Mendoj se, ju keni shumë lidhje në Uashington dhe doja të pyesja: a flitet për Shqipërinë, ndër të tjera, në rrethet diplomatike në Uashington?

LaCivita: Po, ka. Ka një ndërgjegjësim edhe në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet që po vijnë në Shqipëri. Por lajmi i vërtetë, gjithsesi, do të bëhet kur të fitojmë dhe të mposhtim Edi Ramën. Mendoni pak këtë : nëse do të kishit një bilanc kaq të dështuar sa ai i Edi Ramës, a do të donit të flisnit për të?

- Donim të dinim më tepër se cilat janë disa mësime apo përvoja që mund të ndani nga puna juaj si menaxher i fushatës së Trump, të cilat mund të zbatohen në përpjekjet tona për të mposhtur regjimin e Edi Ramës në këto ditë të fundit që i kanë ngelur Edi Ramës?

LaCivita: Kjo është një pyetje e mirë. Besoj se disa prej këtyre gjërave tashmë i keni parë të ndodhin në të gjithë vendin përmes mesazhit tonë. Ju nuk mund t’u besoni sondazheve të mediave shtetërore. Ne ato në Amerikë i quajmë “lajme të rreme”. Ato kanë një qëllim të caktuar. Qëllimi i tyre është të krijojnë perceptimin se Edi Rama do të fitojë, por ai nuk do të fitojë. Është shumë e rëndësishme që të mos i marrim parasysh gjëra të tilla.

Shikoni, ne e kuptojmë që kandidatët individualë kanë një rol shumë të rëndësishëm në këtë fushatë. Zgjedhja juaj do të vendosë skenën për fitoren e Dr. Berishës. Dhe është shumë e rëndësishme që mesazhi që përcjellim të jetë i njëjtë, në të gjithë vendin.

Unë gjithashtu, nuk dua ta lë pa thënë këtë: çdo kandidat, në këto 10 ditët e fundit, duhet të trokasë në derën e çdo qytetari që jeton në zonën e vet. Ju mund t’ju premtoj ju që kontakti derë më derë, person më person, është mënyra më efektive për të bindur dikë të votojë për ju. Mos ndaloni së punuari deri në momentin kur mbyllen qendrat e votimit. Duhet të përfitoni nga çdo orë e mbetur.

- Çfarë mund të bëjmë, ose çfarë keni bërë ju në SHBA për të rritur pjesëmarrjen dhe për të bërë njerëzit që të votojnë. Dhe kjo, jo vetëm në aspektin strategjik dhe të fushatës makro, që e dimë shumë mirë, e bën Dr. Berisha, po çfarë mund të bëjë gjithësecili prej nesh, prej kandidatëve, sidomos ditën e zgjedhjeve për të rritur pjesëmarrjen në zgjedhje, pasi e konsideroj si pjesën më të rëndësishme për fitoren dhe ndryshimin e qeverisë më datën 11 maj?

LaCivita: Mos ndaloni së punuari deri sa të mbyllen kutitë e votimit. Ju duhet të përfitoni nga çdo minutë të vlefshme që ju ka mbetur. Dhe ajo që ju sfidoj ju të gjithëve këtu të bëni në këto dy javët e fundit, deri në Ditën e Zgjedhjeve, është të caktoni një numër personash në zonën tuaj të votimit që doni t’i sillni më shumë, përveç atyre që tashmë i keni të sigurt. Mos harroni, kjo është thjesht matematikë, dhe ka të bëjë me të nxjerrurit e më shumë njerëzve për të votuar.

Kur Presidenti Trump u qëllua në korrik, ai e bëri të qartë se çfarë donte nga amerikanët: të luftonin, të luftonin, të luftonin. Dhe sinqerisht, kjo është pikërisht ajo që shqiptarët duhet të bëjnë. Ju duhet të luftoni, duhet të tregoheni të merrni pjesë në zgjedhje, dhe nëse e bëni këtë, do të fitoni. Mezi pres momentin që të takohemi së shpejti. Ju uroj shumë fat dhe punoni shumë, shumë fort. Faleminderit!

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan