Skandal në Krujë/ Kryebashkiaku mobilizon administratën: Like e Share për shefin e madh
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga qyteti i Krujës, ku pretendohet se punonjës të institucioneve publ...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga qyteti i Krujës, ku pretendohet se punonjës të institucioneve publ...
Një skemë e frikshme dhe e paprecedentë po zhvillohet në dëm të pasurisë publike dhe private në Shqipëri, ku aset...
Eurodeputeti Fredi Beleri është shprehur se procesi i regjistrimit fillestar të pronave në Himarë po zhvillohet në munges&e...
Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkurë n...
Studiuesi dhe historiani Auron Tare, ka deklaruar se mijëra qytetarë që do të dalin sot për ditën e 25 në shesh dhe në...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat News për të denoncuar marrjen e gurëve nga plazhi i Dhërmiut, ...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar lidhur me protestat qytetare dhe debatin e krijuar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në nj...
Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar Senatin e Shteteve të Bashkuara, i cili miratoi një rezolutë që synon të kufizojë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të paqëndrueshë...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të paluajtshme qeveria parashikon të shtojë peshën e të ardhurave...
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ina Zhupa Zhulali, ka komentuar intervistën e fundit të Edi Rama për Financial Times, duke e cilësuar atë si një nga goditjet më të rënda që media prestigjioze britanike i ka bërë imazhit të kreut të qeverisë shqiptare.
Sipas Zhupalit, Financial Times, një nga gazetat më me ndikim në botë, e lexuar nga diplomatë, investitorë dhe drejtues të kompanive më të mëdha ndërkombëtare, ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si e paraqet Ramën.
Në vend të liderit reformator që promovonte vite më parë, gazeta e profilizon sot si një figurë të lidhur me realitetin e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.
Zhulali theksoi se një nga elementët më problematikë të intervistës ishte pranimi nga vetë kryeministri i ekzistencës së fenomenit të pastrimit të parave në Shqipëri, ndërsa përpiqej ta minimizonte rëndësinë e tij.
‘Shiko, Financial Times është një nga gazetat që ka një audiencë shumë elitare, shumë të veçantë. E lexojnë diplomatë, sipërmarrës, biznesmenë shumë të fuqishëm, investitorë që janë të interesuar për të parë edhe se si, cilat janë ato polet e reja që mund të përbëjnë interes për investime e të tjerë. Dhe ne mbajmë mend se si përpara disa kohësh, jo shumë larg, ato i bënin shumë reklamë edhe Shqipërisë, edhe Edi Ramës dhe e jepnin si ai lideri me një perspektivë të jashtëzakonshme.
Ndërsa sot, ato japin Edi Ramën, ai që është i profilizuar si ‘Doni i ri i Shqipërisë’, të marrë nga filmi ‘Kumbari’, se me atë e lidhte edhe shkrimi, ‘Doni’ i ri i krimit të lidhur me politikën në Shqipëri. Ky ishte profili që i bënte Financial Times sot Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë.
Dhe mendoni pak, këta njerëz, që thashë ky lloj niveli i audiencës i lexuesve të Financial Times, që lexon këtë intervistë të kryeministrit shqiptar, një kryeministër që flet me një gjuhë jo vetëm të padenjë, por të pashoqe, është e paprecedent, nuk mbaj mend ndonjë rast tjetër, jo të një vendi që është anëtar i NATO-s apo që aspiron të bëhet vend i Bashkimit Europian.
Por as edhe ato vendet që kanë ndoshta regjime krejt primitive politike nuk kanë patur ndonjëherë ndonjë udhëheqës të tyre një gjuhë kaq të degraduar dhe banale sa kryeministri i Shqipërisë.
Kjo është e para sa i përket gjuhës.
E dyta sa i përket tezave që Edi Rama ka hedhur përmes këtij shkrimi, që pranon që në Shqipëri bëhet pastrim parash dhe që ky është problem, por nuk është problem kaq i madh. Domethënë, mendoni tani se çfarë mendon një lexues i kësaj gazete, se çfarë lajmi është ky për Shqipërinë dhe për kryeministrin. Pra kryeministri pranon vetë që është në një farë mënyre bashkëautor dhe bashkëpjesëmarrës i kësaj skeme.
Dhe nuk e ka aspak problem këtë gjë, për vendin e tij. Dhe jo vetëm kaq, por mënyra dhe nervozizmi që ai shfaq në këtë intervistë, tregon qartë që ai duket më shumë si njeri që është në pritje të akt-akuzës që do t'i trokasë në derë, sesa të bindë të tjerët që Shqipëria nuk ka në fakt probleme me sundimin e ligjit apo çështje të tilla.
Prandaj kjo është përshtypja që të lë. Pra më shumë duket si një njeri i trembur, në pritje të akt-akuzës dhe që i bën thirrje miqve të tij të dikurshëm që t'i vijnë sërish në ndihmë, sesa të nxjerrë veten nga telashet ku është futur.
Tjetra pastaj është edhe mënyra se si Financial Times rrëfen gjithë intervistën, edhe vetë Financial Times e vendos atë në kontraste shumë të forta, dhe në fund fare del në konkluzionin që në Shqipëri sot ka një realitet që është i lidhur me korrupsionin masiv, me pastrimin e parave, me grupet e krimit të organizuar dhe karteleve të drogës, dhe kjo është ajo që ka çuar edhe të gjithë shqiptarët në protesta masive poshtë derës së kryeministrit.
Dhe jo vetëm Financial Times, por ne kemi dhe të gjitha këto mediat kryesore europiane dhe ndërkombëtare botërore, përfshirë edhe nga CNN, që pasi zbarkuan në Shqipëri apo Reuters, që pasi zbarkuan në Shqipëri intervistuan njerëz në protestë e kuptuan që kjo nuk është një protestë vetëm për të mbrojtur Nartën apo Flamingot, por është një protestë që i ka nxjerrë njerëzit pasi pasojat e korrupsionit qeveritar, e lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar dhe me kartelet e drogës, e treguan vetë arrestimet e SPAK-ut.
Na kanë çuar në këtë realitet të tmerrshëm dhe e gjithë kjo pastaj kanalizohet tek pjesa politike që këtu deri dje në fakt si të gjitha këto çështje i ka ngritur opozita. Por e veçanta e gjithë kësaj situate që kemi sot, se doja të plotësoja pak atë që nisi Ermali më herët, është që në Shqipëri ka munguar zëri i aktivizmit qytetar. Pra opozita për gjithë këto vite ka bërë punën e saj, i ka denoncuar fuqishëm, drejtpërdrejt, jo duke u fshehur pas ku di unë, mënyrave të tërthorta ose sipërfaqësore.
Ato që quhen shoqëri civile, qytetarë, ata që quhen intelektualë të këtij vendi, pra ajo që është elita, e mendja e ndritur e këtij vendi. Kanë qenë të tërhequr ose të fshehur dhe nuk janë bërë pjesë e këtij denoncimi masiv të opozitës dhe reagimit qytetar që duhej të kishte ardhur dhe të ishte bashkuar me opozitën. Se dhe opozita kur ka dalë në protesta, nuk ka dalë në protesta që të rrëzojë me një protestë qeverinë, dhe pra të bëjë rotacionin politik’, u shpreh ndër të tjera Ilda Zhulali në SYRI TV.
Nga Luçiano Boçi Kur antimafia italiane është përballur me gjetjen e kumbarit të rradhës, ka pasur gjithmonë nj&eum...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në orën 08:30, në selinë e Partisë Socialiste, drejtuesit politikë të...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Financial Times, ku duket se nuk ka...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se, qeveria e Shqipërisë nuk do të tërheqë mbështetjen e saj për dy projekte turistik...
Deputetja Marjana Koçeku i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Rama pas largimit të saj nga grupi parlamentar i PS. Pasi k...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas intervistës së kryeministrit Edi Rama për gazetën britanike Financial Tim...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj sharjeve të Edi Ramës drejtuar mijërave e mijërave shqipta...
Mijëra qytetarë kanë dalë në protesta kundër një projekti turistik luksoz në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Pis...
Gazeta gjermane, Frankfurter Rundschau i ka kushtuar një artikull protestave masive që po zhvillohen çdo ditë kundër kryeministrit ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Ballu...