POLITIKE

Marjana Koçeku letër Ramës: Shqiptarët janë lodhur nga ju! Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Qershor 2026, 16:17

Marjana Koçeku letër Ramës: Shqiptarët janë lodhur

Deputetja Marjana Koçeku i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Rama pas largimit të saj nga grupi parlamentar i PS. Pasi ka lënë pas radhët e mazhorancës për t’u bërë pjesë fizike e sheshit, Koçeku e ka cilësuar qeverisjen aktuale si një sistem të ngritur mbi frikën e servilizmin dhe i ka kërkuar zyrtarisht kreut të qeverisë aktin e dorëheqjes.

Në letrën e saj, deputetja e larguar sqaron se vendimi për të braktisur Partinë Socialiste erdhi pas një reflektimi të gjatë ndaj një kaste që ka humbur lidhjen me realitetin dhe nuk pranon asnjë mendim ndryshe.

Reagimi: 

Letër e Hapun. Kryeministrit z. Edi Rama. Zoti Kryeministër, Mbasditen e sotme pritet të jetë dita e 24-të e nji proteste prej dhjetëra mijëra qytetarësh të mbledhun në shesh, të revoltuem e të lodhun nga indiferenca, dehja dhe deliri i pushtetit të krejt klasës politike të vendit. Populli ju ka kërku nji rresht pikash, të cilat ju, përveçse keni shmangë përballjen dhe llogaridhanien që ju takon si drejtues i shtetit, po përpiqeni në mënyrë të padrejtë t’i fyeni, t’i ulni shpirtnisht dhe t’i denigroni, edhe pse ata po ushtrojnë nji të drejtë të tyne themelore kushtetuese: protestën.

Populli shqiptar ka ndjenja të thella mirënjohjeje për SHBA-në dhe kjo protestë nuk u kundërvihet aspak atyne, por sistemit të mbrendshëm që asht krijue ndër dekada mbi frikën, servilizmin dhe tëhuajsimin e qenies shqiptare. Nji sistem ku, pamvarësisht iluzioneve të para që m’u krijuen, nuk e gjeta veten, së paku jo si pjesë e nji partie të caktume. Kjo protestë, sidomos qysh se u bana pjesë fizike e saj, më bani me kuptue edhe ma shumë se shqiptarët, ma në fund, po e llogarisin atdheun e tyne si atdhe; po e shohin vendin e tyne si nji hapsinë të jetueshme, ku duhet të kthehen dhe jo si nji tokë prej së cilës duhet të largohen. E admiroj qëndresën e tyne, kjo tregon se kena kujt me i shërbye!

Populli shqiptar po tenton me kalu nga vegjëlia në sovranitet për me shpreh vullnetin e penguem dhe, pas kaq shumë motesh, për me realizue kalimin nga ndërgjegjja personale te vetëdija kolektive, që mbart thellë e pastër mrenda vetes të trija kohët e njerit. Zoti Kryeministër, brezi i ri, të cilit unë i përkas, nuk intimidohet ashtu si brezi i prindve tonë, i cili shpesh pranonte poshtnimin dhe shantazhohej nga nevoja për me mbijetue. Ky brez asht pa komplekse dhe kërkon me e manifestu energjinë dhe lirinë e vet pa u ba mashë e as hije e pushtetit.

Hymja jeme në politikë ka qenë nji vendim që më mori kohë për me e gjet guximin që ta bajsha atë hap, por largimi nga formacioni që ju keni ndërtue dhe që sot ndodhet në nji dehje të thellë pushteti, më kërkoi edhe ma shumë kohë derisa gjeta guximin për me e realizue. Shqiptarët janë lodhë dhe nuk frymëzohen ma as nga ju, e as nga kasta e vjetër politike. Kjo iu ka çue në nji krizë të thellë legjitimiteti e cila vështirë se mund të tejkalohet pa pasoja a lëshime. Ndërtimet, për të cilat qytetarët nuk u pyetën kurrë, i bajnë hije edhe tokës edhe qiellit. Mohuesit e rimohuesit e këtij vendi i kanë shndërrue në nji përzimje pa identitet dhe duket sikur shtyjnë njani-tjetrin me brryla. Prandaj me të drejtë, nuk besohet ma në zhvillimin që ju proklamoni.

Përçmimi i revoltës së njerëzve të thjeshtë dhe kauzave si ajo e Rrjollit, Zvërnecit e shumë të tjerave në kohë, kanë ndërtue nji ngrehinë pakënaqësish që vështirë të shembet ma. Për ata që pyesin pse nuk fola ma herët, përgjigjja nuk kërkon shumë kohë. Drejtuesit e grupit që lashë pas nuk e pranonin mendimin ndryshe, as debatin, as ndjeshmëninë morale. Madje ata me çdo mjet përpiqen t’ia marrin frymën edhe tentativës ma të vogël për me qenë ndryshe, a me mendim të lirë. Jam e bindun se me botëkuptime tëhuajsuese nuk mund të ndërtohen realitete të sigurta për të ardhmen. Prandaj asht koha të kalojmë nga ndërtimi i projekteve 3D te ndërtimi i nji botëkuptimi tjetër, ma autentik, të cilin kjo protestë po e mbjell dhe po e udhëheq ma së miri, nji botëkuptim ku i hueji nuk trajtohet ma mirë se i joti, nji mendësi që i lejon shqiptarit me qenë zot në shtëpinë e vet.

Anmiqtë e vendit tonë nuk kanë qenë thuejse kurrë të jashtëm, ashtu siç po përpiqeni edhe ju t’i pikturoni, por kanë qenë ma së shumti të mbrendshëm, të strukun mirë, të kollarisun dhe të kapluem nga dalldia e pushtetit dhe shkëputja nga realiteti. Zoti Kryeministër, nji zhvillim asht i mirë vetëm kur u shërben njerëzve të vet dhe kur i mban ata në mirëqenie, pa qenë të detyruem të bahen emigrantë në tokë të huej e turistë në vend të vet. Përndryshe, ky zhvillim bahet i dhunshëm, nëse të detyron të harrosh se kush je e se kujt i përket.

Shqiptarët nuk kanë nevojë medoemos për të huejën; ata kanë nevojë për një realizëm dhe për nji zhvillim që respekton natyrën, pronën, përkatësinë tonë, vlerat dhe mbi të gjitha për një zhvillim që nuk mohon parimin e solidaritetit me brezat e ardhshëm. Ata kanë nevojë për njerëz që i përfaqësojnë me ndërgjegjen e së nesërmes. Si deputete e kam pa nga afër dhe jam e bindun se edhe nji pjesë e madhe e elitës politike nuk ka ma besim te ju, por guximi për me u rrëfye dhe për me veprue mund të lypin edhe pak kohë. Njerëzit munden me rrokë nji ideologji të caktueme në masën që ajo u garanton nji perspektivë individuale dhe nji siguri kolektive. Sot n’Shqipni të dyja këto po çalojnë thellësisht.

Ditë mbas dite shqiptarët në shesh dhe ata që i mbështesin prej larg po japin mesazhin se nuk janë nji popull i ndaluem dhe nuk pranojnë ma të jenë të harruem. Kjo protestë asht nji lumë i rrëmbyeshëm që rrjedh në lëkurën e historisë dhe që nuk pranon ma të trajtohet sikur nuk shihet dhe nuk ndihet. Mosmarrëveshja mes shtetit dhe kombit çon në shkelje të randa të moralit, në aleanca pa parime, në hedonizëm të verbët dhe në fund në nji kulm të ri të së keqes: përqeshjen e Shqipnisë. Dhe ky pokerizëm që po i bahet vendit tonë, po na shpie qorrazi nëpër natë drejt përplasjes me ajsbergun.

Jeni ende në kohë ta ndaloni këtë. Të shfuqizoni ligjet klienteliste e favorizuese, të mendoni për Republikën dhe për popullin shqiptar, i cili ka pa dhe ka përjetue mjaftueshëm dhe që tash meriton të respektohet dhe të mbrohet. Unë e di se ka shumë kumona që bien mbrenda jush, por ajo që di po ashtu asht se kryeministri nuk asht mëkambësi i Zotit. Nëse hyjnorja nuk e lyp kurrë legjitimitetin, kryeministri e lyp atë periodikisht. Dhe nëse dëshironi që legjitimiteti t’iu rikthehet, atëherë ndigjojeni sheshin. Ndigjojeni ahtin e popullit tuej. Nuk asht detyrë e pushtetit ta bajnë njeriun të lumtun, detyrë e tij asht me krijue kushtet që ai me mujtë me qenë i lumtun. Protestuesit nuk janë as libertinë, as jakobinë; janë shqiptarë të ndërgjegjshëm që kanë vendosë me iu rikthye vendit, vetes dhe dinjitetit të tyne.

Nëse do t’jua doja të mirën, do t’ju uroja ma pak pushtet dhe ma shumë fisnikëri. Kjo arrihet vetëm nëse kryeni aktin tuej të mbramë politik: atë të dorëheqjes. E di se ky vendim kërkon ndjeshmëni morale, fisnikëri politike dhe mbi të gjitha atdhedashni. Uroj t’i gjeni sa ma parë këto virtyte, që vendin që shqiptarët jua dhanë ta leni me dinjitet. Për këtë, jeni ende n’kohë. Sheshi po thërret me za eumenidje. Po i jep pushtetit mundësinë me vendosë drejtësinë. Prandaj si deputete e Kuvendit dhe si qytetare e Republikës së Shqipërisë, ju baj thirrje me vepru në emën të së mirës së përbashkët; në emën të asaj që asht dhe jo të asaj që ju mendoni se asht; t’i shpërbleni shqiptarët me dorëheqjen tuej.

Në mesazhet e fundit që kena shkëmbye më keni thanë se kam me mbetë vetëm e pa besim dhe as njerëzit e maleve nuk kanë me më përfillë ma. Por unë nuk kam frikë me ecë vetëm, unë jam dhe do mbetem Marjana e maleve, e tash e kam kalue gardhin, pa kthim. Marjana Koçeku.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan