
Studiuesi dhe historiani Auron Tare, ka deklaruar se mijëra qytetarë që do të dalin sot për ditën e 25 në shesh dhe në rrugët e Tiranës, është shenjë e rebelimit të rinisë.
Ai u shpreh se revolta kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama ka kthyer vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ndërsa ka shtuar se e Shqipërisë nuk mund ta ketë në dorë një njeri i vetëm.
“Kemi një rebelim të madh të rinisë për të thënë që nuk është më e pranueshme që arkitekturën, peizazhet, trashëgiminë kulturore apo e vendit ta ketë vetëm një person në dorë. Ky është thelbi i kësaj proteste të madhe në bulevard.
Para disa vitesh kisha një takim, intervistë, quajeni si të doni, mbi tre orë me një gazetar shumë interesant të Neë Yorker, i cili është në Shqipëri.
Duhet thënë që Tirana është pak a shumë, për mua që merrem me mediat, në një situatë lufte ku mediat nga më të rëndësishmet të botës kanë zbarkuar në Tiranë, vetëm në kohën e Kosovës ka ndodhur kjo.
Vendi po përballet me një tjetërsim të pakthyeshëm të zonave të mbrojtura, duke ia dorëzuar bregdetin dhe parqet kombëtare një grupi shumë të ngushtë interesi. Prej vitesh qytetarët kanë parë tkurrjen e hapësirave publike, duke nisur që nga cenimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore e deri te zhdukja e vijës bregdetare.
Dhe ai po më pyeste se çfarë po ndodhte dhe unë i thashë: Për të kuptuar çfarë po ndodh, duhet të kuptoni se çfarë ka ndodhur në Butrint këto vjet. Pra për t’ju dhënë përgjigje dhe atyre pyetjeve tuaja. Çfarë ka ndodhur? Përpjekjet e mëdha që u bënë në ’98-n, ’99-n, 2000-n, kur dhe zoti Rama ishte ministër i Kulturës, dhe disa prej kryeministrave të kohës si Nano, Meta dhe presidenti Meidani, punuan fort që… jo vetëm qyteti antik, por e gjithë zona përqark të shpallej zonë e mbrojtur, pasuri botërore, konventa Ramsar, e tjerë e tjerë.
Para katër vjetësh, nëpërmjet një procesi totalisht të korruptuar dhe të manipuluar nga qeveria shqiptare dhe AADF-ja, pra Fondi Shqiptaro-Amerikan, u bë e mundur që qytetit antik t’i ngulej një flamur amerikan, pra tashmë do të menaxhohet nga një fond amerikan, AADF-ja, dhe zona përqark, pra gjithë zona më e bukur e Shqipërisë përballë Korfuzit, është dhënë, apo po planifikohet të jepet, ndërtuesve të ndryshëm të cilët kanë filluar tashmë dy operacione të mëdha: njëra është Kepi i Stillos, tjetra është zona nga Ksamili në Kanalin e Vivarit. Pra po ndërtohet dhe në vende të tjera siç është për shembull qyteti edhe më i lashtë i Butrintit, Kalivoja, planifikohet të ndërtohet, po dhe zonat e Bufit apo Diaporitit e tjerë e tjerë.
Të gjitha këto janë bërë me votën e kukullave të parlamentit, të cilët votuan për të amenduar ligjin, si ligjin e trashëgimisë kulturore, pra që i hapte rrugë menaxhimit të qendrave antike shqiptare apo të zonës së trashëgimisë kulturore me fondacione, si dhe amendimit të ligjit të famshëm të 2024-s, i cili specifikisht thotë që tashmë në zonat e mbrojtura mund të ndërtohen edhe resorte me pesë yje.
Pra të dyja këto ligje janë bërë specifikisht për të ndërhyrë në zonat më të bukura të Shqipërisë duke prishur në mënyrë të pakthyeshme disa prej trashëgimisë tonë më të rëndësishme që ne kemi.
Dhe kjo mendoj unë e shpjegon fare mirë çfarë po ndodh në Zvërnec, Pishë Poro, Nartë, e tjerë e tjerë, ku e vërtetë, ajo protesta filloi për atë moment, pra për atë zonë, por është e shtrirë në të gjitha zonat e tjera të mbrojtura siç është Rrjolli, siç është Delta e Vjosës, siç është Langarica e cila është shpartalluar komplet, siç është përgjatë lumit të Vjosës që është shpallur park kombëtar, siç është Thethi apo Valbona e tjerë e tjerë. Pra zonat të cilat janë zona të mbrojtura, tashmë me këtë ligj u hap, pra u thye diga për të shkuar dhe për të ndërtuar. Dhe e gjitha kjo në bindjen time, e mbështetur, e sponsorizuar nga një grusht i vogël njerëzish të cilët e kanë parë jo vetëm vijën bregdetare, por dhe vende të tjera të natyrës, si mundësi për zhvillim, pra për ndërtim, për vila, për t’i shitur e tjerë e tjerë. Por e gjitha kjo ka të bëjë edhe me një mbrapavijë tjetër. Mënyra se si këto 5, 6, 7 vitet e fundit është zhvilluar turizmi. Pra rendja pas numrave, sa më shumë njerëz, sa më shumë numra, e gjitha kjo sigurisht do të sillte presionin ndaj natyrës, ndaj zonave të mbrojtura. Pra rritja e numrit edhe në mënyrë artificiale…
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
24 Qershor09:11
Gazetarja e Piranjave i drejtohet Ramës: Pse Dua Lipën e quan shqiptare dhe ne kosovarë?
Gazetarja e Piranjave Edona Gashi, i është drejtuar kryeministrit të Shqipërisë me një pyetje, duke vënë në dukje...
POLITIKE
24 Qershor08:05
“Protesta paqësore dhe atdhedashëse është një tmerr për Ramën”- Arben Malaj: Kryeministri ka si qëllim që të ndiheni të ofenduar, provokon me gjuhë banale
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar lidhur me protestat qytetare dhe debatin e krijuar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në nj...
POLITIKE
23 Qershor22:11
Analisti i njohur në protestën kundër Ramës, shfaqet me pankartën ‘F*ck You! Jep dorëheqjen’
Analisti dhe publicisti, Fatos Lubonja i është bashkuar sot protestës së 24-t radhazi për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
...
POLITIKE
23 Qershor21:45
Adi Krasta: Kryeministri i cili ktheu vendin e tij në narkoshtet e vodhi zgjedhjet u tha protestuesve 'Fuck you'
Adi Krasta, gazetari dhe moderatori i 'A Show' e nisi emisionin me një monolog ku komentoi deklaratën e turpshme të kryeministrit në Financi...
POLITIKE
23 Qershor21:41
Rama për “Bloomberg”: Nuk është vetëm Irani pas protestave në Shqipëri
Qeveria e Shqipërisë nuk do të tërheqë mbështetjen e saj për dy projekte turistike luksoze të mbështetura nga firma...
POLITIKE
23 Qershor21:12
Eurodeputetja franceze kritikon Macron pas pritjes që i bëri Ramës: S’duhet t’i ofrojë dorën një qeverie mashtruese
Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka kritikuar Presidentin Emmanuel Macron për pritjen që i bëri kryeministrit Edi Rama të hënën ...
POLITIKE
23 Qershor20:17
Aktivisti: Deklarata jonë ka trembur kryeministrin! U mor personalisht me disa prej nesh!
Aktivisti Edison Lika në nisje të protestës së 24 lexoi edhe një herë deklaratën me pikat dhe kërkesat e protestës....
POLITIKE
23 Qershor19:51
24 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës! Ish-zv ambasadori i OSBE në Tiranë pjesë e protestës
Ish-zv ambasadori i OSBE në Tiranë është bërë pjesë e protestës së 24 që mbahet për dorëheqjen e kry...
POLITIKE
23 Qershor19:14
Financial Times fundos Ramën, Zhulali: I trembur, dukej si njeri i cili ishte në pritje të aktakuzës
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ina Zhupa Zhulali, ka komentuar intervistën e fundit të Edi Rama për Financial Times, ...
POLITIKE
23 Qershor19:07
Kumbari ka foto, jep dhe intervistë
Nga Luçiano Boçi
Kur antimafia italiane është përballur me gjetjen e kumbarit të rradhës, ka pasur gjithmonë nj&eum...