POLITIKE

Fjalimi i fortë i ish-kongresmenit republikan: Sikurse e tha edhe Sali Berisha, ne e rrëzuam tiraninë më përpara, do ta rrëzojmë përsëri!

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Maj 2026, 12:14

Fjalimi i fortë i ish-kongresmenit republikan: Sikurse e tha edhe Sali

Ish-kongresmeni, përfaqësues i Partisë Republikane të SHBA-së, Bob McEwen në fjalën e tij para Kuvendit Kombëtar të PD-së vlerësoi liderin demokrat, Sali Berisha si një lider konservator i cili e ktheu Shqipërinë në binarë për të ecur përpara.

Bob McEwen garantoi mbështetjen për PD-në dhe Berishën.

Fjala e ish-kongresmenit, përfaqësues i Partisë Republikane të SHBA-së, Bob McEwen:

Shumë faleminderit. Është privilegj që të ndodhem sot këtu me ju. Vij nga Shtetet e Bashkuara dhe ju përcjell përgëzimet e shumë miqve tuaj, përfshirë edhe kolegët në Kongres. Kryetari i koalicionit të Shqipërisë mendon për ju vazhdimisht dhe rregullisht, sepse marrëdhënia që ka krijuar Shqipëria për kauzën e së drejtës është e përhapur kudo në botë. Restoranti im i preferuar shpronësohet nga një shqiptar.

E gjithë bota është e bekuar nga shqiptarët. Por ç’është më e rëndësishmja, kam qenë i privilegjuar të jem në Tiranë në shkurt të vitit 1991, kur njerëzit vendosën të zëvendësojnë monumentin e një diktatori. Populli i madh shqiptar kishte jetuar nën çizmen shtypëse të socializmit për një kohë kaq të gjatë sa nuk mund të ecte përpara. Kur e rrëzuan monumentin, bazamenti i tij u shkërmoq.

Unë mora një prej kësaj cope mermeri, e çova në shtëpi në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe e vendosa mbi tavolinë.

Dhe shumë shpesh njerëzit më pyesnin: çfarë e ke këtë mbi tavolinë? Dhe unë shpjegoja se kjo tregon se kur një vend ka qenë nën çizmen e tiranisë, të totalitarizmit, lufton për liri, dhe kombi shqiptar i sotëm i ka hedhur bazat e veta pikërisht atëherë.

Ishte një koalicion i përbërë prej drejtuesve konservatorë, nën drejtimin e Partisë Demokratike, nën drejtimin e Sali Berishës, që e çoi Shqipërinë në NATO. Dhe e gjithë bota e sheh Shqipërinë si një mike dhe si një aleate. Vendet e tjera të Evropës vazhduan të ndiqnin shembullin e Shqipërisë dhe të lidershipit të vetë konservator.

Përsa u përket kushteve, duhet ta pranoj se jam më i madh në moshë se shumë prej jush, dhe ky vend ka pasur gjithnjë nevojë për Partinë Demokratike. Në vitet ’80 kishte nevojë për Partinë Demokratike. Kjo parti, ky koalicion dhe drejtuesi i kësaj partie e mori këtë komb si një tren që kishte dalë nga binarët dhe e ktheu në binarë, dhe Shqipëria filloi të ecte përpara.

Dhe në ditët e mëtejshme, unë dua t’ju lë me një koment: se Moisiu, tek Shkrimet e Shenjta, tha se kur krijon dhe kërkon një drejtim brenda një vendi, kërkon tre gjëra. Së pari, duhet t’i kenë frikë Zotit. Ka një konkurrencë ndërmjet atyre që mendojnë se janë vetë Zoti dhe atyre që e pranojnë se ne duhet të kthejmë drejtimin nga Zoti. Dhe kur kërkon Zotin, ti ndërton një familje, ndërton një komb.

Së dyti, Zoti i tha Moisiut: ti do që njerëzit të jenë pjesë e drejtimit dhe të mos kenë frikë nga e vërteta, ose ndryshe nga ndershmëria. Dhe asgjë nuk e shkatërron një komb si korrupsioni. Ti ke nevojë për persona të cilët janë në poste drejtuese dhe janë të ndershëm, dhe pikërisht këtë i ka ofruar këtij kombi kjo parti.

Dhe më pas vazhdon: do njerëz në pozicione zyrtare dhe ata të mos duan t’ju grabisin të tjerëve. Dhe ka dy mënyra për ta arritur këtë: së pari, nëpërmjet lirisë, ku ti krijon pasuri, kur ti i jep mundësinë që të hapësh biznese dhe bekon popullin; kurse në socializëm, ti përdor pushtetin për t’u marrë njerëzve, dhe kur i merr atij personi, ai zvogëlohet.

Dhe pikërisht kjo është lufta që ne në Amerikë, kudo në botë, vazhdojmë të përballemi me këtë konkurrencë. Kemi nevojë për persona të cilët janë të angazhuar për lirinë, për krijimin e pasurisë, jo për shfrytëzimin e pushtetit të shtetit për t’jua marrë atyre që e krijojnë atë. Prandaj pikërisht këtë ka bërë kjo parti për shumë vite. Pikërisht këtë ka bërë edhe kryetari i kësaj partie për shumë vite.

Dhe prandaj, ndër plot vende që mund të vizitoja dhe plot popuj që mund të shikoja, nuk ka një popull tjetër për të cilin unë të ndihem më tepër krenar sesa pikërisht ky popull. Ne qëndrojmë pranë jush në të gjithë këtë përpjekje dhe si një popull konservator dhe si popull që e duam lirinë, ne do t’ju mbështesim. Ashtu sikurse e tha edhe Sali Berisha, ne e rrëzuam tiraninë më përpara, do ta rrëzojmë përsëri.
Zoti ju bekoftë!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan