Studenti me këmbë të thyer u tërhoq zvarrë, reagon Policia e Shtetit. Merren masa ndaj 4 efektivëve
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer. Reagimi...
Policia e Shtetit reagoi pas videos ku një student tërhiqet zvarrë pavarësisht se është me këmbë të thyer. Reagimi...
Pamje të rënda nga protesta studentore në Tiranë. Një i ri shihet në gjendje të rënduar fizike, i rrethuar nga efektiv...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me përplasjet mes studentëve protestues dhe Policis&...
Mes personave të lënduar gjatë protestës në Tiranë është edhe kryeredaktori i Dosja.al Izmir Akulli. Sipas redaksisë...
Momente të forta tensioni janë regjistruar këtë mbrëmje përpara Bashkisë së Tiranës, ku është zhvendosur ...
Qindra studentë u mblodhën në kryeqytetin shqiptar për të kërkuar përmirësimin e arsimit dhe largimin e Edi Ramës n...
Protesta e studentëve në Tiranë vijon të shoqërohet me incidente, ndërsa një grup protestuesish ka hyrë brenda një...
Studentët protestues hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë në Tiranë, ndërs...
Përplasjet intensive përpara Ministrisë së Arsimit kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa aksioni i policis&eum...
Situata përpara Ministrisë së Arsimit ka përshkallëzuar sërish në përplasje të dhunshme fizike mes efektivëv...
Një moment që duhet analizuar dhe reflektuar, sepse është një pikë kthese. Kështu u shpreh gazetari Lutfi Dervishi për protestën e sotme e cila prej më shumë se 6 orësh përshkallëzoi në tensione, përplasje dhe dhunë mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Dervishi kritikoi Policinë e Shtetit për mënyrën se si menaxhoi protestën e sotme në Tiranë. Sipas tij dhuna filloi nga protestuesit por u përshkallëzua nga policia, për shkak të paaftësisë së saj.
“Sot pamë dhunë dhe duhet të analizojmë pse mbërritëm në këtë pikë. Mendoj se, më shumë se studentët, status quo-në e ka ndryshuar policia me inkompetencën e vet. Forcat ‘Shqiponja’ nuk kanë lidhje me menaxhimin e protestave. Ato janë forca të ndërhyrjes së shpejtë. Policë civilë me kapuç dhe me maskë në fytyrë kam për detyrë vetëm identifikimin e elementëve problematikë. Dhe janë forca të tjera që i adresojnë elementet problematikë, por jo të përfshihen në përleshje”, deklaroi Dervishi.
Sipas tij drejtuesit e policisë duhet të koordinojnë veprimet, të dialogojnë dhe të sigurojnë që reagimi të jetë proporcional.
“Drejtori i policisë mendohet që është truri. Është njeriu që drejton, është njeriu që menaxhon, është njeriu që dialogon me drejtuesit e vetë. Ndoshta dhe me drejtuesit e protestës. Është çmenduri ta mendosh që të shkojë dhe të futet vet për të kapur protestues. Mendoj që është paaftësi e policisë së shtetit për të menaxhuar një protestë qoftë edhe e dhunshme, por jo ndonjë përmasë biblike. Kur shikon protestat në Francë, shikon policinë që i prin protestuesve, i tregon nga duhet të kalojnë, nga duhet nga duhet të protestojnë dhe reagimi është gjithmonë proporcional. Dhuna ka filluar nga protestuesit dhuna, përshkallëzimi ka ardhur për shkak të policisë. Është krejt e paimagjinueshme se sa paaftësi tregojnë për të menaxhuar një situatë dhe kjo ndryshon të gjithë status quo-në”, theksoi gazetari në A2 CNN.
Për Dervishin ky është një moment reflektimi që kërkon edhe përgjigje politike. Ai u ndal edhe te arsyet që i kanë nxjerrë studentët dhe qytetarët në rrugë, nga rritja e kostos së jetesës, çmimet e larta, kushtet e strehimit dhe mungesa e përmbushjes së disa kërkesave të studentëve që nga protestat e vitit 2018.
“Pse dolën studentët në vitin 2018 dhe pse po dalin sërish në vitin 2026? Çfarë ka ndryshuar në këto tetë vite? Qyteti mund të jetë më i bukur, por është bërë i papërballueshëm për ta. Ku janë konviktet që do t’i strehonin? Ku është karta e studentit, infrastruktura universitare dhe përfaqësimi që u ishte premtuar? Shumë prej këtyre kërkesave mbeten ende pa përgjigje. Dhe ky është një moment reflektimi që kërkon edhe përgjigje politike. Se çfarë ka ndodhur? Si do të reagosh ndaj kësaj? Nuk mund të shkosh për me idenë me platforma, me pasqyra. Në një kohë që realiteti është ky, realiteti është që çmimet në këtë vend janë më të shtrenjta se mesatarja e çdo vendit të Bashkimit Europian, ndërkohë që rrogat nuk janë kurrë në ato nivele”.
Ai theksoi se njerëzit duhet të dëgjohen, ndërsa qeveria duhet të reflektojë dhe të japë zgjidhje konkrete, në vend që ta menaxhojë me prani besnike të cilën e quajti një tallje për qytetarët.
“Ne nuk shohim reflektim, shohim vetëm histori. Domethënë një problem shumë serioz do ta do ta menaxhojmë me prani besnike. Domethënë a ka tallje më të madhe? Çfarë domethënë prani besnike? Disa njerëz që ulen atje dhe tallen. Ideja është kjo që njerëzit duhen dëgjuar jo për t'ia hedhur, por duhen dëgjuar që kanë hall, se nuk kanë dalë për qejf në rrugë. Dhe ideja është kjo çfarë do të bësh nesër me ta, si do ta zgjidhësh këtë? Do i thuash që janë huliganët e opozitës, do i thuash që janë agjentët e Iranit, do i thuash që janë të gënjyer?”.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka vizituar mbrëmjen e sotme në spital të riun Kevin, i cili dyshohet se është dhu...
Rrjeti ndërkombëtar i lajmeve Al Jazeera i ka kushtuar vëmendje protestave në Tiranë, duke pasqyruar përplasjet mes studentëv...
Policia ka vijuar shoqërimin e protestuesve gjatë tubimit në Tiranë, ndërsa numri i studentëve dhe qytetarëve të ndaluar...
Protesta e studentëve e zhvilluar këtë të martë para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me incidente të...
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar për herë të dytë pas protestës së zhvilluar në Tiranë, duke dënua...
Studentët po vijojnë qëndresën e tyre ndërsa po marshojnë drejt rrugës së Dibrës, pasi më herët shkat&eum...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj personave me rroba civile që, sipas tij, ndërhyjn...
Prej orës 14:00, protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë u shoqëruar me tensione të forta dhe pë...
Studentët protestues kanë pushtuar mbrëmjen e sotme edhe ambientet e bashkisë së Tiranës. Pasi kanë hapur dyert e hekurit, q...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me përplasjet mes studentëve protestues dhe Policis&...