Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Pa kaluar 15 ditë pasi krijoi “Albanian Digital Solution” sh.a” sh.a. (ADS), me aksionar të vetëm Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), qeveria Rama nxiton dhe firmos dhënien e fondit prej 700 milionë lekë (rreth 7 milionë euro), për t’u përdorur në formën e kapitalit fillestar për shoqërinë “Albanian Digital Solution”, sh.a., me NIPT M61615021U. Sipas vendimit, fondi i përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi përballohet nga buxheti i miratuar për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për vitin 2026, në zërin “Shpenzime kapitale”.

Po kush do i menaxhojë këto para?
ADS ka aksioner të vetëm AKSHI-n e përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Igli Tafa, i cili nga dëshia e dhënë në SPAK e Daniel Shimës është njeriu i besuar i biznesmenit, Ermal Beqirit, i shpallur në kërkim së bashku me Ergys Agasin. Të dy biznesmenët së bashku me Mirlinda Karçanaj ish drejtoreshën e AKSHI-t janë marrë të pandehur pasi akuzohen se në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë kontrolluar tenderat prej dhjetra milionë euro të instraktukturës digjitale të shtetit.
Themelimi
Sipas të dhënave të QKB, kompania është themeluar më 14 prill 2026, ka kapital themeltar 700 milionë lekë, administrator Saimir Kapllani dhe objekt kryesor zhvillimin, operimin, mirëmbajtjen dhe mbështetjen teknike të sistemeve, platformave dhe shërbimeve digjitale. Referenca kryesore ligjore është ligji nr. 43/2023 “Për qeverisjen elektronike”, i cili rregullon krijimin, zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve të informacionit dhe shërbimeve elektronike në Shqipëri.
Ky ligj përcakton organizimin, funksionimin dhe zhvillimin e sistemeve të informacionit dhe shërbimeve elektronike në Republikën e Shqipërisë, duke vendosur Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) si autoritetin qendror përgjegjës për koordinimin, standardizimin dhe sigurinë e tyre.
Nëpërmjet ndryshimeve të fundit në këtë ligj, është parashikuar që AKSHI të ketë të drejtën të krijojë ose të marrë pjesë në shoqëri të posaçme për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, të cilat do të shërbejnë si struktura operacionale për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe administrimin e sistemeve dhe platformave digjitale. Këto subjekte njihen si shoqëri operatore TIK dhe përfaqësojnë një ndarje funksionale midis rolit strategjik të shtetit dhe zbatimit teknik të projekteve digjitale.
Hijet e dyshimit
Hije dyshimesh për ndërthurje interesash publike dhe private fshihen pas krijimit të kësaj shoqërie, më 14 prill 2026. Sipas dokumentacionit të depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në të njëjtën ditë janë miratuar akti i themelimit, statuti i shoqërisë, emërimi i administratorit, këshillit mbikëqyrës dhe audituesit ligjor.
Një nga elementët më të debatueshëm në krijimin e “Albanian Digital Solution” sh.a. lidhet me objektin e veprimtarisë së shoqërisë, i cili në dokumentet zyrtare rezulton dukshëm më i gjerë se ai i parashikuar për “Shoqëritë Operatore TIK” sipas ligjit në fuqi.
Sipas aktit të themelimit dhe statutit, ADS nuk kufizohet vetëm në zhvillimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve dhe platformave shtetërore të shërbimeve elektronike, por përfshin gjithashtu ofrimin e shërbimeve për subjekte private, konsulencë, veprimtari studimi dhe projektimi, operacione tregtare dhe financiare të lidhura me objektin, si dhe pjesëmarrje në kapitalin e shoqërive të tjera.
Ky zgjerim i objektit të veprimtarisë ngre dyshime të arsyeshme për devijim nga natyra e një shoqërie publike me funksion të posaçëm dhe për krijimin e hapësirave për ndërthurje të interesit publik me aktivitet ekonomik privat. Gjë që dosja e SPAK e provoi se ka qenë një praktikë e zakonshme Agjencinë Kombëtare të Informacionit (AKSHI).
'Pishina e peshkaqenëve'
Krijimi i “Albanian Digital Solution” sh.a” vjen në një kohë që AKSHI është përfshirë në një valë skandalesh, teksa hetimet e SPAK kanë zbuluar si fondet e AKSHI-t devijoheshin drejt xhepave të ish-drejtoreshës së AKSHI, Mirlinda Karçanajt dhe dy biznesmenëve përmes kontratave fiktive, zhvatjes, kutive të verës të mbushura me cash dhe personave anonimë për të mbuluar pronësinë.
Madje biznesmenia Shqiptaro-Gjermane, Migena Schroeder, një ndër dëshmitaret kryesore të prokurorisë së posaçme SPAK gjatë denoncimit të aferave të AKSHI-t deklaroi se i kishin thënë se kishte hyrë 'në pishinë me peshkaqen…’.
Ndërkohë pak ditë më parë hetimet mbi transaksionet financiare dhe pasuritë e shtyu SPAK-un që të ngrinte akuzën shtesë të korrupsionit ndaj Karçanajt, Agasit dhe Beqirit si dhe të sekuestronte pasuri me vlerë rreth 40 milionë euro si pjesë e një portofoli të përbërë nga pasuritë të patundshme, vila, jahte dhe llogari bankare.
Për këtë çështje u regjistruan si të akuzuar edhe 5 persona të tjerë; mes të cilëve ish-nëndrejtori i AKSHI, Daniel Shima si dhe Emirton Suli, Gentian Likaj, Arjola Koromani dhe Elision Jorgji.
Disa ditë më parë u publikua një lajm se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar një ndërhyrj...
Partia Demokratike nis zyrtarisht procedurat për garën e zgjedhjes së kryetarit të saj. Vendimi është marrë nga Komisioni ...
Avokati Kujtim Cakrani ka reaguar lidhur me kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj presidentit të PL, I...
Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor ka vendosur shtimin e masave të sigurisë fizike për gjyqtaren e ...
Një denoncim me anë të një videoje është bërë nga deputetja e PD, Ina Zhupa, e cila ngre shqetësime për aksion...
Partia Demokratike e Shqipërisë ka vendosur të thërrasë Kuvendin Kombëtar më 30 maj 2026, në orën 11:00, duke p&e...
Gazetari Flavio Qarri ka publikuar një denoncim të rëndë në lidhje me kushtet e trajtimit të presidentit të Partisë s&...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka denoncuar nga Elbasani dështimin e qeverisjes me projektin e Koridorit 8-të, që pritet të lehtës...
Në datat 29–30 prill 2026, në Zagreb të Kroacisë, do të zhvillohet Forumi i IDU 2026, një nga ngjarjet më të r&e...
Deputeti i PS, Erion Braçe ka mbështetur qëndrimet e ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali, ndaj situatës brenda socialistëve...