Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Një profesor i njohur në SHBA u pyet nga studentët e tij se kur është funksional një sistem drejtësie. “Atëherë kur frika se mos kapesh është më e madhe se frika nga ndëshkimi”, u tha ai, duke konfirmuar edhe njëherë se qëllimi i ligjit nuk është ndëshkimi, por frikësimi i atyre që mund të tundohen për ta shkelur atë.
Jo më kot Monteskje thoshte se një ligj i mirë është ai që e shkul krimin përpara se të lindë. Por ndërsa shqiptarët po dëgjonin sot dëshminë e fundit të Altin Dumanit në Komisionin e Ligjeve, ai i befasoi të gjithë kur tha se këto 2-3 vitet e fundit, pra gjatë kohës që ai drejtonte SPAK, korrupsioni dhe krimi i organizuar janë me trend të lartë. E thënë ndryshe, krimi dhe korrupsioni kanë një tendencë zgjerimi, krejt ndryshe nga sa ishte menduar thuajse një dekadë më parë, se e ashtuquajtura reformë në drejtësi do përmbushte ëndrrat e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve për të pasur një efekt parandalues.
Me një ngërdheshje në fytyrë, Altin Dumani pranoi indirekt atë që shqiptarët e thanë me zë të lartë pas vrasjes së një gjyqtari, se reforma në drejtësi është një dështim. Por duhet të kesh më së paku pafytyrësi për të deklaruar një gjë të tillë në Komisionin e Ligjeve. Megjithatë Dumani, i udhëzuar dhe frymëzuar nga propaganda majtiste, e bëri një rrëfim të tillë për t’i fajësuar të gjithë për këtë dështim, duke përfshirë këtu në mënyrë skandaloze edhe qytetarët se nuk paskan denoncuar aq sa duhet.
Se nga e merr frymëzimin Dumani për këtë propagandë majtiste, këtë e kupton nga pyetjet e Zegjinesë së Ballukut. Për të vazhduar ison e pyetjeve të saj, ai paralajmëroi një ‘apokalips’ në vitin 2028, pasi do largoheshin 11 prokurorë dhe se ata qenkan të pazëvendësueshëm. Po nëse Dumani dhe të tjerët mendojnë se janë të pazëvendësueshëm dhe të paprekshëm, ngjashëm mendonte edhe një kolege e tyre përtej Atlantikut.
Letitia James, prokurore distrikti në Nju Jork, besonte se ishte e mbrojtur nga padronët e saj politikë, kur ngriti akuzë ndaj Donald Trump për një shumë që nuk ta nxë goja as ta thuash. Para disa ditësh, një juri e madhe federale ngriti akuzë ndaj James se ka manipuluar dokumentet për të marrë një kredi me kushte më të favorshme.
Nëse James rrezikon 30 vite për këtë krim, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë nëse do hapen të paktën letrat imobiliare të Dumanit.Në fund të fundit, të dy kanë punuar për ta përdorur drejtësinë si armë politike ndaj kundërshtarëve të atyre në pushtet. Madje të dy kanë përdorur fonde taksapaguesish amerikanë për të bërë një gjë të tillë. Ndaj është e kuptueshme pse Dumanit një fytyrë i shkonte dhe një tjetër i vinte.
Sepse është e rëndësishme që sundimi i ligjit në një vend tjetër po shkakton frikë edhe në Shqipëri./syri
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka debatuar në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Gjatë...
"E gjeta veten në një burg të sigurisë maksimale pa kaluar asnjë ditë në burg në jetën time", kujton Mustafa. "A...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, konfirmoi sot në Komisionin e Ligjeve se administratori i Korporatës Elektroene...
Ish-prokurori Ervin Karanxha deklaron se SPAK-u duhet ta zgjidhë një herë e mirë rastin e gjyqtares Irena Gjoka. “Për mua, ras...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, tha te Komisioni i Ligjeve se dosja “McGonigal” është në proces ...
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka propozuar që prokurorët e këtij institucioni të kenë mundësi rikandidimi pas përfundimit t&eu...
Niko Peleshi vendosi që opozita s'ka të drejtë as të japë mendim, as të japë opinion, as të mbajë qëndrim in...
Deputeti i PD, Saimir Korreshi i është drejtuar me disa pyetje Prokurorit të Përgjithshëm në Komisionin e Ligjeve, Olsian &Ccedi...
Kryeparlamentari Niko Peleshi ka refuzuar kërkesën e opozitës parlamentare për të marrë pjesë në seancën që do...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe deputeti Tedi Blushi, foli gjatë mbledhjes së Komisionit për Ç...