POLITIKE

‘Fshatrat po zbrazen, të moshuarit punojnë për mbijetesë’, Sula: Kriza sociale më e thellë në vend!

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Gusht 2026, 13:30

‘Fshatrat po zbrazen, të moshuarit punojnë për

Rënia drastike e popullsisë dhe një boshatisje e heshtur e territoreve, po kthehet në një nga krizat më të thella sociale në vend.

Në një intervistë për edicionin e mesditës në Syri Tv, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula shprehet se të dhënat e fundit tregojnë shifra alarmante, ku qarku i Korçës kryeson me rreth 80% të territorit të mbetur bosh, që ndiqen nga Gjirokastra me 77.5%, Vlora me 71.4% dhe Kukësi me 70.7%.

Si[as saj, ky fenomen nuk lidhet vetëm me emigrimin masiv drejt vendeve të huaja, por edhe me migrimin e brendshëm, ku zonat rurale po braktisen përfundimisht drejt qendrave kryesore urbane si Tirana dhe Durrësi, të cilat tashmë përqendrojnë pjesën më të madhe të banorëve.

Pasojat e kësaj braktisjeje janë të rënda për ekonominë, theksoi Sula, veçanërisht në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, ku  fshatrat kanë mbetur pa fuqi punëtore, duke rënduar mbi supet e atyre pak fermerëve të moshës së tretë që ende përpiqen të mbijetojnë dhe të mbajnë gjallë prodhimin.

Reagimi:

Është e vërtetë dhe të vijnë në fakt, përpara se të dalim te shpopullimi që është pasojë. Është pasojë në fakt e asaj çfarë po ndodh, në fakt ka një sërë shkaqesh që duhen renditur dhe që kanë çuar deri në shpopullim. Sikurse ju e thatë prej tre muajsh në protestë, u duk sikur nisi në fakt për një çështje mjedisore, po tani secili merr mikrofonin dhe thotë hallin e vet, shqetësimin e vet personal, por që në fakt nuk është më personal, është kthyer në një problem kolektiv. Sepse një problem që ka një person që del dhe e thotë aty hapur në mikrofon, e kanë edhe me mijëra persona të tjerë shqiptarë që jetojnë këtu, por nuk jetojnë, ndoshta dhe këtu, dhe janë të larguar.

Po, tani thjesht po thuhen përditë, po bërtiten fort, po thuhen publikisht dhe në fakt nuk është vetëm ai person që e thotë aty përpara mikrofonit, por ka dhe shumë të tjerë që i bashkohen këtyre problemeve. Tani për ta nisur tek shpopullimi, që siç e thashë është pasojë, po do të them njëherë se çfarë pasoje ka shkaktuar në vendin tonë dhe sa territor bosh ka mbetur në vendin tonë. Është gjë tjetër. Është më e goditshme, është më e rëndë patjetër. Ishte vetë censi i 2023-shit që nxori në pah një rënie drastike të popullsisë shqiptare dhe me vitet që kanë kaluar, sepse jemi tre vite nga censi, parashikohet që të jenë larguar edhe më shumë njerëz.

Po për t'u ndalur tek territori bosh, në fakt sipas një studimi që është bërë dhe që ne e kemi përcjellë dhe si kronikë televizive pak ditë më parë, është Korça qarku më i prekur, ku rreth 80% e territorit të Korçës tashmë ka mbetur bosh. Ndërkohë që ka dhe qarqe të tjera patjetër, Gjirokastra me 77.5%, gjithashtu Vlora me 71.4%, flasim për territor bosh. Dhe Kukësi me 70.7% të territorit të pabanuar. I solla këtë dhe i citova me shifra që të jem më e saktë, nuk janë këto të vetmet territore të pabanuara, kemi Shkodrën, kemi Dibrën, Lezhën, Elbasanin, gjithashtu edhe Tirana që ka rreth 40% të territorit të pabanuar, ndërkohë që më pak i prekur mbetet Durrësi që ka diku tek rreth 20% të territorit të pabanuar. Çfarë do të thotë kjo? Kjo nuk do të thotë që nuk na tregon pra një shifër konkrete të sa banorëve janë në x vend apo në një tjetër, por tregon për pasojat e rënda që kanë goditur vendin tonë dhe një boshatisje totale të vendit

Kemi të bëjmë këtu jo vetëm me emigracion, pra të shqiptarëve që duan të largohen jashtë vendit, që kjo ka qenë dëshira më masive e shqiptarëve që largohen për kushte më të mira, por dhe me migrim, pra nga një vend në tjetrin dhe vihet re që fshatrat kryesisht, pra zonat rurale, ato periferike, janë më tepër të destinuara të zhvendosen drejt qendrave urbane ose drejt qyteteve ku tashmë popullsia është përqëndruar më shumë aty. Pra në Tiranë, në Durrës, në qytete të cilat kanë tashmë përqëndrimin më të lartë të popullsisë, po kjo çfarë ka shkaktuar? Ka shkaktuar pikërisht një boshatisje totale të fshatrave. Aty ku në fakt është e përqëndruar edhe pjesa më e madhe e ekonomisë së vendit.

Kemi të bëjmë me bujqësi, me blegtori, që në fakt kemi vendin që ka një prodhim shumë të mirë bujqësor, por nuk ka më njerëz. Nuk ka më njerëz se kush të merret me bujqësinë. Duke qenë se në fshatra kanë mbetur tashmë vetëm mosha të treta dhe ato shumë pak. Për të dalë tek zonat rurale ku ishim pak më parë, kjo ka shkaktuar një vështirësi dhe për fermerët padyshim, sepse kemi të bëjmë me fermerë që janë kryesisht mosha të treta, që nuk po gjejnë fuqi punëtore, dhe edhe nëse e gjejnë këtë fuqi punëtore nuk kanë mundësi që ta paguajnë sepse kërkojnë patjetër që kërkojnë shumë para. Dhe këtu kemi të bëjmë edhe me një tjetër problem, që do të dal tek moshat e treta. Pra, po e nis tek ata, që nuk ju del pensioni dhe janë të detyruar të punojnë. Pra edhe pasi kalojnë një moshë të caktuar, kemi persona mbi 70 vjeç që janë duke punuar.

Jo vetëm në zonat rurale, aty patjetër që është më e theksuar pasi merren me bujqësi, me blegtori, por edhe në zonat urbane, pra në qytete të cilat kanë një përqëndrim më të lartë të popullsisë, edhe këtu ka persona të cilët janë të moshës së tretë, janë duke marrë pension, por detyrohen të punojnë. Pse? Sepse pensioni nuk ju del. Ka shumë pensionistë që janë duke u paguar nën 200 mijë lekë të vjetër. Dhe kjo nuk ju del për ilaçe dhe për ushqime. Duke marrë parasysh, siç e thamë pak më parë, që çmimet janë shumë të larta të ushqimeve në vendin tonë.

Ndërkohë që ankohen, një tjetër problem këtu me shëndetësinë, për ilaçet të cilat duhet t'i marrin, ato që janë të rimbursuara i gjejnë të skaduara ose të cilësisë më të dobët. Pra janë të detyruar t'i blejnë ilaçet ose janë të detyruar siç shprehen ata që t'u bien në qafë, thonë ata në gjuhën popullore, fëmijëve, ose të afërmve që jetojnë jashtë vendit. Por këtu jemi fokusuar vetëm te moshat e treta. Nuk janë vetëm moshat e treta që po vuajnë. Kemi moshat e mesme që punësimi është le të themi faktori më kyç, më kryesor për zhvillimin e moshave të mesme. Dhe vendet në punësim le të themi që janë të kufizuara, për ta janë në vështirësi dhe ata për një vend pune që të paguhet denjësisht. Pra që përputhen shpenzimet e tyre, çmimet, me një pagë dinjitoze.

Ose ata që punojnë në qytet dhe me këtë rritje galopante të çmimeve, ne kemi sot një ekonomi që nuk mban dot njeri... domethënë ti punon dhe nuk të del paga që merr dhe kjo e humb çdo incentivë që ka njeriu për t'u integruar në këtë ekonomi. Një punë e të jetë dinjitoze. Patjetër, është kjo që thatë ju që me kalimin e kohës edhe nëse merren masa pastaj do kalojë koha, do kemi të moshuar të cilët nuk do të jenë më në gjendje dhe nuk do kenë më mundësinë fizike që ta përballojnë një punë të tillë. Pastaj për të kaluar edhe në një moshë edhe më të hershme, që janë fëmijët, janë të rinjtë, ku hallkën kryesore kanë arsimin në këtë rast. Edhe arsimi po haset me problematika të shumta. Kemi shumë shkolla që janë fasadë por nuk janë funksionale nga brenda. Kemi shumë shkolla të cilat ende janë me dy turne, dhe kjo përbën një problematikë jo vetëm për nxënësit por edhe për prindërit, që duhet të përputhin oraret e punës me marrjen ose dërgimin e fëmijëve në shkollë. Që është një problematikë shumë e madhe dhe ende jemi në 2024-ën dhe të ketë akoma shkolla me dy turne për shkak rikonstruksioni, për shkak se shtyhet rikonstruksioni e shumë e shumë probleme të tjera që kanë çuar në këtë gjendje edhe me arsimin. Ndërkohë, për të bërë një krahasim fare të vogël që mos thoni që ke shkuar shumë larg, vetëm me Kosovën po e krahasoj këtu, për sa i përket mbështetjes që jep qeveria ose shteti.

60 euro po jepet për nxënësit të cilët janë aktualisht në sistemin arsimor. Në Kosovë, nuk po shkoj shumë larg. Jemi në një distancë shumë të afërt. Nuk mjaftojnë, janë pak, po imagjinoni që ne nuk kemi fare asnjë lloj mbështetje. Mjaftohemi vetëm me ato librat falas që ripërdoren tre herë, katër herë, nuk di se sa herë mund të ripërdoren, të fshihen, të rikthehen edhe njëherë te fëmijët, po kjo nuk quhet fare mbështetje. Është e vërtetë, po meqenëse më dole tek ky bonusi i pensionistëve se edhe këtu ka pasur shumë polemika edhe kundërshti nga pensionistët që thonë që është një bonus sporadik, jepet ndonjëherë në verë, ndonjëherë për ndërrimin e viteve, dhe një 50 mijë lekësh i vjetër, dhe kjo nuk ju mjafton, madje në mënyrë ironike kanë thënë (të paktën kryesisht për shpërndarjen e bonusit për festat e fundvitit) që as gjysmën e gjelit nuk e blejmë dot me ato para që na jepet si bonus. Por duhet një politikë afatgjatë pra për pensionet, meqenëse jemi duke folur për këtë, që të jepen pensionet dhe të jenë të vazhdueshme në nivel më të ngritur. Të paktën ta kalojnë atë pragun e 200 mijë lekëve të vjetër që pensionistët të kenë minimumin e mundësisë vetëm për t'u ushqyer dhe për të marrë ato ilaçe që e kanë të nevojshme nga ana shëndetësore për shkak të moshës së thyer.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës