Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat
Dhjetëra mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të shtunën në...
Dhjetëra mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të shtunën në...
Nga Jordan King, “Newsweek”/ Kundërshtimi ndaj projektit të planifikuar të një resorti luksoz të Jared Kushner në Shq...
Edhe pse qeveria shqiptare dhe mediat që e mbështesin thonë se pas investimit të një resorti luksoz në Zvërnec qëndron I...
Teksa protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vijojnë prej javësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, je...
Rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4 të Pogradecit, Renato Xhaja, 30 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka...
Deri në 10 ton kokainë nuk ishin asgjë për Eldi Dizdarin ti sillte nga Amerika Latine drejt Europës. I shumëkërkuari i dre...
Një situatë e tensionuar është regjistruar këtë të hënë para Bashkisë së Durrësit, ku disa pë...
Një drejtues automjeti është ndaluar nga policia e Durrësit pas ndjekjes nëpër qytet. Burime policore bëjnë me dije s...
Është zbuluar identiteti i vajzës bjonde që hyri në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, rast i...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat mbi raportin e Komisionit Evropian për Shqipërin...
Ndërsa Kryeministri Edi Rama dhe eksponentë të mazhorancës trumbetojnë si një sukses personal dhe një marrëdhënie të privilegjuar me administratën e re amerikane, ftesën drejtuar Shqipërisë për pjesëmarrje në “Bordin e Paqes” , eksperti në çështjet e sigurisë, kolonel Dritan Demiraj e hedh poshtë këtë narrativë duke e cilësuar si përpjekje të dëshpëruar për të blerë legjitimitet politik përmes lobimit të shtrenjtë.
Në një intervistë për Syri TV, Demiraj argumenton pse kemi të bëjmë menjë ftesë për Shqipërinë e jo Ramën personalisht.
"Padiskutim është një ftesë për Shqipërinë, për shumë arsye, po përmend dy më të rëndësishmet. Së pari, Amerika nëpërmjet ftesës, nëpërmjet vendosjes së Turqisë në bordin kryesor, pra në bordin ekzekutiv me 11 anëtarë, si vend mysliman, dhe Shqipërinë si një vend tjetër pra anëtar i NATO-s, të vetmet dy vende myslimane që janë anëtarë të NATO-s. Në këtë këndvështrim, ftesa kryesisht bëhet për Shqipërinë. Dhe këtu tani vlen për të analizuar se si me paturpësinë më të madhe Kryeministri Rama përpiqet ta shesë përpara shqiptarëve, duke mashtruar sikur është një ftesë personale e Presidentit Trump, e cila vjen si rezultat i punës së tij të palodhur"
Demiraj thotë se Rama po përpiqet të “shesë” këtë moment diplomatik për të mbuluar skandalet e brendshme dhe akuzat për korrupsion e lidhje me krimin e organizuar.
"Ajo që po kërkon Rama në gjithë këto muajt e fundit është legjitimitet politik dhe moral. Në një kohë kur kërkohet koka, koka e Ballukut dhe e gjithë hajdutëve të tij në qeveri për grabitje, për hajdutëri ndërkombëtare të pasurive shqiptare. Pra ai po përpiqet për të përmirësuar imazhin e tij ndërkombëtar. Imazh i cili është një imazh i një kryeministri hajdut, i një kryeministri anti-shqiptar, të cilën të gjitha agjencitë e inteligjencës, por edhe tashmë dhe kancelaritë perëndimore kanë filluar ta kuptojnë pak më mirë, në mënyrë të veçantë që nga momenti kur Presidenti Trump dhe Sekretari Rubio ka shpallur publikisht luftë globale ndaj qeverive të përfshira në trafikun e drogës, pra narko-qeverive.
E gjithë përpjekja e Ramës të paktën këto muajt e fundit, që ju e keni parë që nga momenti që ka hyrë në zyrë Presidenti Trump, ka përdorur të gjitha lidhjet e tij, gjithë paratë e vjedhura nga shqiptarët, gjithë 'think-tank'-et, gjithë personalitetet botërore, një nga të cilët që është edhe i paguar, që është në shërbim të Edi Ramës, që është ish-kryeministri Tony Blair, që është pjesë e bordit ekzekutiv me shtatë anëtarë.
Pra është përpjekur me të gjitha format që të mundësojë një takim dhe nuk ja ka dalë për arsyet që thashë më lart. Dhe është pikërisht kjo që e bën, që shton rëndësinë e Shqipërisë në këtë rast. Pse nuk është Kryeministri Rama, por është thjesht një ftesë për Shqipërinë. Dhe ai si njëqind kryeministrat apo presidentët e tjerë është bërë pjesë e kësaj falë këtij aksesi dhe falë kësaj mbështetjeje që po përdor në të gjitha format" thekson ai.
Ftesën Demiraj e sheh thjesht si një protokoll shtetëror që Rama po e keqpërdor për të fituar kohë dhe për të krijuar iluzionin e paprekshmërisë, ndërkohë që agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare vazhdojnë të monitorojnë situatën në vend.
"Pavarësisht se Rama po e përdor këtë ftesë për të mashtruar shqiptarët, për të blerë orë dhe ditë me shpresën se me këto paratë e pista e trafiqeve të drogës nuk ka asnjë shans ti shpëtojë kësaj. E kemi parë qartë dhe me mesazhin e veprimet e fundit të ambasadës amerikane që me të gjitha format ka injoruar jo vetëm Ramën por dhe ministrat hajdutë dhe intensifikimi I veprimeve të SPAK" thotë Demiraj.
Mbështetësit e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj, vijojnë prej disa javësh protestat e ...
Në një shënim në rrjetet e tij sociale, Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka shpallur gatishmërinë ...
Lideri i opozitës Sali Berisha gjatë fjalës së tij, ka akuzuar mediat e kapura nga pushteti se kanë vendosur shqiptarët në nj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin e zhvilluar me qytetarët në njësinë 4, u shpreh se misioni i PD dhe opozit...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë ‘Foltores’ në degën 4 të PD, ka folur për diktaturën autoritar...
Me firmën e Flamur Nokës si sekretar i përgjithshëm, Partia Demokratike ka nxjerrë një udhëzim për listën e an&eu...
Në takimin e mbajtur në njësinë 4, këtë të martë në Tiranë, Ilir Alimehmeti u shpreh se shqiptarët duhet ...
Gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u përdorë për të burgosur liderët e opozitës nga Sali berisha, Ilir Meta e të tjerë konfir...
Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran është takuar këtë të martë me drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Braho. Teksa e p&eum...
Analisti Aulon Kalaja komentoi sesionin e ri Parlamentar, për të cilën tha se nuk u pa asgjë e re. Sipas tij të dyja palët vazhd...