Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë të hënën mbledhje të përbashkët ndërqeveritare. Në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare do të nënshkruhen disa memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim. Ndërsa prej vitit 2022 tradita e mbledhjeve Shqipëri-Kosovë mbetet pezull.
Që nga viti 2022, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nuk kanë zhvilluar mbledhje të përbashkët. Pas anulimit që i bëri kryeministri i Shqipërisë mbledhjes së vitit 2023, ende nuk është caktuar ndonjë datë se kur do të mblidhen dy qeveritë.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, së fundmi ka bërë një deklaratë lidhur me këto mbledhje. I ka treguar se tani për tani nuk ka ndonjë datë se kur mund të takohen Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.
“Janë ngritur disa tematika që meritojnë vëmendje të trajtohen nga dy qeveritë, pra disa shqetësim apo disa momente të rëndësishme të cilat kërkojnë marrëveshje, qoftë me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Brendshëm apo Ministrinë e Bujqësisë që për të gjitha këto, ministrat nga Kosova dhe nga Shqipëria kanë diskutuar, dhe të gjitha janë në diskutim e sipër dhe padyshim që do të këtë një mbledhje të qeverive që do të nënshkruhen marrëveshje. Nuk është puna që vetëm kemi nënshkruar marrëveshje por i kemi vënë në jetë. Ju e dini fare mirë që lëvizja e lirë e shqiptarëve nga të dyja vendet është një lëvizje absolutisht e lirë që deri në nëntë muaj nuk ka asnjë kontroll nga asnjëra palë.”, tha ambasadori Malaj në një deklarim për media.
Ndërkohë që Qeveria e Kosovës sot pritet të mbajë një mbledhje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit të hënën është planifikuar të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Ju informojmë se më datë 18.11.2024 në Prishtinë do të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me fillim zyrtar në orën 10:50 sipas agjendës së parashikuar. Në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare do të nënshkruhen disa memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim në disa fusha”.
Tradita e mbledhjeve mbetet pezull
Kujtojmë që mbledhja e vitit të kaluar që ishte planifikuar të mbahet në qershorin e vitit 2023, ishte anuluar nga kryeministri shqiptar Edi Rama.Tradita e mbledhjeve ndërmjet dy qeverive kishte filluar në vitin 2014, ku dy qeveritë ishin takuar në Prizren, qytetin e Lidhjes së Prizrenit me motin “Qyteti i Lidhjes ju mirëpret”. Atë kohë Qeveria në Kosovë drejtohej nga Hashim Thaçi.
Mbledhja tjetër e përbashkët ishte mbajtur në 23 mars 2015 në Tiranë me motin “Një tokë, një popull, një ëndërr”. Në atë kohë në Qeveri ishte Isa Mustafa. Në vitin 2016 mbledhja ishte kthyer në Prishtinë, po ashtu kryeministër ishte Isa Mustafa.
E viti 2017 i kishte bërë bashkë në qytetin e Korçës dy qeveritë shqiptare, të udhëhequra nga Edi Rama e Ramush Haradinaj. Në vitin 2018 mbledhja ishte mbajtur në Pejë më 26 nëntor, edhe në këtë vit në qeverisje ishte Ramush Haradinaj. Në vitin 2020 mbledhja e dy kabineteve ishte zhvilluar në Tiranë nga Qeveria Hoti dhe ajo Rama 2. Në vitin 2021 Qeveria Kurti dhe Qeveria Rama ishin takuar në Elbasan. Takimi i fundit mes kabinetit të Kurti dhe Ramës ishte zhvilluar në Prishtinë, më 20 qershor 2022./ Monitor
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ashtu si mori goditjen e majta në SHBA, duhet që këtë...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se masakra tetor-nëntor e vitit 1944 u urdhë...
takimi LONDËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin e PD me shqiptarët në Lond&eu...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se Shqipëria ësh...
Jamarbër Malltezi TIRANË- Dhëndëri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi ka paditur në SPAK, Edi Ramën, Taulant Ba...
TIRANË- Gazeta Italiane “La Repubblica”, i ka kushtuar një artikull krijimit të shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tir...
TIRANË- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me fitoren e Donald Trump. Salianjit, përmes një postimi nga Facebook ...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme anti korrupsion ka dërguar sërish për gjykim ish-deputetin socialist Alqi Bllako për incener...
Foto ilustruese TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një postim në llogarinë e tij në "Facebook...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve t&eu...