Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

TIRANË- Gazeta Italiane “La Repubblica”, i ka kushtuar një artikull krijimit të shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë. "La Repubblica" shkruan se komuniteti bektashian, i cili u persekutua nga Ataturku në Turqi dhe nga Enver Hoxha në Shqipëri, ka një marrëdhënie të veçantë me kryeministrin Rama, i cili tani dëshiron t’i sigurojë një Seli të Shenjtë për të kombinuar fenë dhe demokracinë.
Gjithashtu gazeta italiane në artikullin e saj shkruan se kupola e tempullit të madh, Odeonit, qëndron mes malit të Dajtit dhe banesave të Tiranës së vjetër komuniste. Më tej në artikull thuhet se Edi Rama, kryeministri socialist shqiptar tani kërkon t’i japë sovranitetin shtetëror urdhrit bektashi në ato hektarë tokë të kultivuar me livadhe, trëndafila e ullinj dhe avokatët e Ramës po punojnë për të përcaktuar projektin.
Artikulli i Polotë:
Kupola e tempullit të madh, Odeonit, qëndron midis malit të Dajtit dhe banesave të Tiranës së vjetër komuniste. Përpara një Kurani disa shekullor, Baba Mondi u ofron vizitorëve të tij çaj, kafe dhe raki, në atë që mund të bëhet shteti më i vogël në botë, një lloj “Vatikani mysliman”.
Kurani thotë: pini dhe hani çfarë të doni, por mos e teproni. E jona është feja e paqes dhe e përparimit, buzëqesh i qetë ky ish-oficer i ushtrisë shqiptare, Edmond Brahimaj, 64 vjeç, besimtar mysliman i cili që nga viti 2011 ka qenë udhëheqës shpirtëror i bektashinjve, një komunitet sufi që ndërthur islamin me misticizmin dhe predikon një version liberal të fesë së Muhamedit.
Asnjë ndalim për pirjen e alkoolit, asnjë imponim për veshjen, barazi gjinore, po për divorc, jo për martesë të lidhur por pa kufizime, feja e ndarë nga politika. Dhe njeriu në qendër: “Ai që njeh veten, njeh Zotin”.
Edi Rama, kryeministri socialist shqiptar, tani kërkon t’i japë sovranitetin shtetëror urdhrit bektashi në ato hektarë tokë të kultivuar me livadhe, ullinj, ku dervishi i veshur me të bardha pret kureshtarët dhe besimtarët.
Avokatët e Ramës po punojnë për të përcaktuar projektin.
Baba Mondi shprehet me kujdes: “Nuk do të jemi si Vatikani. Ne nuk do të kemi roje zvicerane apo ushtri, nuk duam të ngremë mure apo të vizatojmë kufij, ne duam njohje ligjore sepse tani për tani jemi thjesht një OJQ”.
“Do të thotë të jesh në gjendje të lëshosh pasaporta dhe të kesh një status diplomatik që i lejon bektashinjve të vendosin marrëdhënie autonome me vendet dhe komunitetet e tjera fetare. Me një fjalë: të ketë më shumë ndikim. Gjithmonë brenda kufijve të ligjit shqiptar”, sqaron Ana.
Ajo e përqafoi bektashizmin disa vite më parë, pas një periudhe të vështirë, dhe tani përfaqëson zërin e tij në Bruksel: “Ne ndajmë vlera dhe parime të përbashkëta për të drejtat e njeriut me Evropën”.
I lindur në shekullin e 13-të, bektashizmi ishte feja e elitës ushtarake osmane, e përhapur në të gjithë Azinë Perëndimore. Kur Ataturku themeloi Republikën laike të Turqisë, në fillim të shekullit të 20, bektashinjtë ikën në Shqipëri, duke marrë pjesë në “pranverën shqiptare”, në rezistencën kundër perandorisë: nëpër manastiret e tyre, teqe, qarkullonin fshehurazi librat të shkollës në gjuhën shqipe.
Vetë teqeja u dha strehë hebrenjve në fund të Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria ishte një nga vendet e pakta evropiane me një komunitet hebre më të madh se ai që priste para konfliktit.
Në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, bektashinjtë u ndaluan dhe u persekutuan, u sekuestruan pronat, u shkatërruan teqetë, por ata rezistuan në mënyrë klandestine.
I mbështjellë me tunikën jeshile, mjekrën e gjatë që dëshmon për shkëputjen e tij nga gjërat e kësaj bote, Baba Mondi duket se i kthehet me dhimbje asaj të shkuare. “Jemi falur në fshehtësi, duke i maskuar mbledhjet si ditëlindje apo festa fëmijësh dhe kështu i kemi ruajtur traditat”.
Kleriku që ka një ide të saktë të islamit politik shprehet se “nëse feja përzihet me politikën dhe biznesin, nuk është më fe. Po, është fuqi”.
Sot llogaritet se 5 deri në 10% e popullsisë shqiptare janë bektashi. Propozimi i Kryeministrit Edi Rama ka marrë mbështetje, edhe pse disa e kanë cilësuar si një tjetër marifet publicitar të Kreut të Qeverisë dhe disa të tjerë kanë ngritur mburojat.
“Ashtu si përfaqësuesit e komunitetit sunit, shumica në vend, njihet edhe për moderimin dhe bashkëjetesën laike me katolikët dhe ortodoksët. Shteti ynë është Shqipëria dhe ne jemi të vetmit përfaqësues të fesë islame”, pohoi myftiu Bujar Spahiu.
Ferdinand Samarxi, një ekspert fetar, i shikon gjërat nga një këndvështrim tjetër. “Ideja e Ramës është t’i japë një përgjigje strategjike ekstremizmit në rritje global dhe intolerancës fetare duke promovuar një interpretim paqeje të Islamit”.
Empatia mes kryeministrit dhe Baba Mondit lindi në vitin 2015, kur kleriku i propozoi të merrnin pjesë së bashku në funeralin e viktimave të sulmit islamik në Charlie Hebdo, në Paris.
Udhëheqësi bektashian takoi papë dhe kardinalë, imamë, rabinë, presidentin izraelit – takim që u pasua më pas me akuzën se ishte në shërbim të “sionistëve”. Por ai theu barrierat, duke mos fituar gjithmonë simpati.
Jo atë të bektashinjve turq, për shembull, që pretendojnë ekskluzivitet mbi komunitetin dhe thonë se janë kundër një shteti të bazuar në besim. Disa javë më parë Erdogan erdhi në Tiranë për të inauguruar një xhami të re sunite.
Shqipëria e vogël mes orekseve të mëdha. Megjithatë Rama nuk tërhiqet: sufijtë bektashi nuk kanë shtete të fuqishme pas tyre dhe në shumë vende janë ende të persekutuar, një shtet do të ishte një garanci mbijetese për ta”.
TIRANË- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me fitoren e Donald Trump. Salianjit, përmes një postimi nga Facebook ...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme anti korrupsion ka dërguar sërish për gjykim ish-deputetin socialist Alqi Bllako për incener...
Foto ilustruese TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një postim në llogarinë e tij në "Facebook...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve t&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve t&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve t&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të m...
Sejko TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë...
Takimi ELBASAN- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ditën e sotme ka prezantuar drejtorin e ri të Policisë së Elbasanit, Fatmir ...
Elda Hoti TIRANË- Deputetja e PD-së për Qarkun e Lezhës, Elda Hoti në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza...