POLITIKE

“Gardianët më ndërprenë intervistën"/ Meta sqaron gjendjen e tij pasi u pa i transformuar në kafazin e xhamtë

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Prill 2026, 16:22
“Gardianët më ndërprenë intervistën"/ Meta

Ish-Presidenti Ilir Meta ka publikuar intervistën e dhënë në “Breaking”. Gjatë intervistës, ai u ndal te gjendja e tij shëndetësore, ku u shpreh se është më mirë se kurrë, duke shtuar se ndryshe nga të paraburgosurit e tjera, atij i lejohet të bëj vetëm një herë ajrosje në ditë.

Ai gjithashtu shtoi se skandali i dytë lidhet me pengimin e transmetimit live të procesit gjyqësor, duke thënë se qytetarët nuk kanë pse informohen në mënyrë të deformuar.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Meqenëse u ndërpre papritur lidhja telefonike, zoti Meta përse autoritetet e IEPV “Jordan Misja” e gënjyen Komitetin e Helsinkit?

Meta: Gënjeshtra ishte shumë e trashë, e panevojshme dhe lehtësisht e verifikueshme, se gjoja edhe unë bëj ajrosje 2 herë në ditë si gjithë të burgosurit.

Ndërkohë që këtu, jo vetëm ambientet e ajrosjes, por edhe dhomat e takimeve apo korridoret janë me kamera 24 orë.

Është fakt i padiskutueshëm se që nga 2 korriku i 2025, unë krejt ndryshe nga çdo i paraburgosur  tjetër, bëj vetëm një herë në ditë ajrosje.

Natyrisht, kjo nuk më pengon të ushtrohem në qeli, e cila “transformohet” edhe në palestër me mjete rrethanore.

Gazetarja: Pati shqetësime për paraqitjen fizike dhe gjendjen tuaj shëndetësore. Apo këto lidhen me keqtrajtimin tuaj?

Meta: Gjendja ime fizike, shëndetësore  dhe mendore është më e mirë se kurrë, pavarësisht gjithë privacioneve të bëra publike.

Që nga 2 korriku i 2025, kur jam dënuar pa një akt vendimi ende zyrtar edhe sot vazhdojnë të gjitha kufizimet, përveç gjësë më të parëndësishme, ping-pongut, i cili është hequr si “sanksion” para një muaji.

Me këtë rast dua t’ju siguroj se mbetem kampion absolut dhe me reflekse të jashtëzakonshme.

Sa për dijeni, nënkampioni këtu është një 30-vjeçar, që dikur ka qenë edhe futbollist.

Nëse më rrinte kostumi i madh, kjo nuk ka të bëjë me faktin se më kanë lënë pa ushqim, siç është thënë, por me aktivitetin tim fizik që më merr të paktën 4 orë në ditë, e sidomos me ushtrimet për muskujt e barkut.

Po kështu, dieta ime është shumë e shëndetshme falë edhe përkujdesjes së motrës time dhe jo vetëm.

Nëse shqetësimi është për modelin e flokëve, këtu nuk ka berber profesionist dhe ky nuk është problemi.

Nëse problemi është te lëkura, mos harroni se këtu uji është plot klor dhe do të më mjaftonte një javë në lumin e Valbonës ose të Shalës për ta bërë më të shndritshme lëkurën edhe se të (b)analistëve që bëjnë “make up” para se të dalin në studio për të shfokusuar opinionin publik nga 2 skandalet e GJKKO-së dje.

Së pari, në kundërshtim edhe me deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit kundër përdorimit të kafazit si mënyrë denigruese, antikushtetuese dhe në dhunim të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, pa surprizë GJKKO vendosi si standard dje rastin e trajtimit të një terroristi maroken në Francë, përgjegjës për sulm kamikaz me pasojë vdekjen e dhjetëra qytetarëve francezë.

Ky është një turp i ri i Ramaformës dhe pjellave të tij.

Se si mund të jetë procesi i barabartë në këto kushte kur as dëgjon mirë, as dëgjohesh mirë dhe as kur mund të konsultohesh me avokatin, këtë vetëm njerëz të kapur dhe të pafytyrë mund ta justifikojnë.

Pra përjashtimi ekstrem mbi precedentin e një terroristi, pranohet si “standard” nga Gjykata Speciale e një vendi anëtar të Këshillit të Europës e që do të anëtarësohet në BE.

Skandali i dytë është vendimi për të penguar transmetimin live të gjithë procesit të gjykimit kur çështja është e interesit të lartë publik dhe qytetarët nuk kanë pse informohen në mënyrë të deformuar, por duhet të dëgjojnë vetë akuzat edhe provat e pretenduara nga SPAK-u, por edhe faktet dhe provat e mia, pasi kam mbajtur tre funksionet më të larta të shtetit si asnjë tjetër në historinë e Shqipërisë që në 1912 dhe duhet të jap llogari edhe para qytetarëve.

Ndaj edhe duhet të shohin live se kur, si dhe me çfarë akti, vendimi, veprimi unë i kam shkaktuar një qindarkë dëm shtetit shqiptar.

Ky proces edhe live do të jetë sipas rregullave të Gjykatës (dhe jo Kuvendit), e cila ka të drejtë të sanksionojë cilindo që shkel etikën e procesit apo del jashtë objektit të gjykimit.

Për më tepër, në këtë proces nuk ka të penduar, por edhe nëse do të kishte në këtë rast s’kishte pse të jepej live.

Ndërsa alibia se mund të ndikohen dëshmitarët është mashtrim, pasi ata i kanë dhënë me kohë dëshmitë dhe nën përgjegjësi penale.

Po kështu tani ato mund të publikohen, siç kemi bërë edhe ne për disa prej tyre.

Transparenca e këtij procesi është tmerri i Edi Ramës, sepse ai është vetë kallëzuesi i rremë, prokurori militant e falsifikues dhe po kështu edhe gjykatësi i vetëm i këtij procesi, pavarësisht se një herë shfaqet me pantallona e herën tjetër me fund.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë