Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

Teksa tensionet brenda radhëve të Partisë Socialiste duket se po rriten, një qëndrim i fortë publik ka ardhur nga Elisa Spiropali, e cila shfaqet në një qëndrim të pazakontë, duke sfiduar hapur vijën zyrtare edhe kryeministrin Edi Rama, me një mesazh që përmblidhet në një frazë të fortë: “Më përjashto”.
Spiropali argumenton se kritika ndaj mënyrës si funksionon partia dhe qeverisja nuk është tradhti, por domosdoshmëri për vetëkorrigjim. Ajo paralajmëron për një model që, sipas saj, po zhvendos peshën nga përfaqësimi politik drejt kontrollit administrativ, duke rrezikuar të zbehë rolin e debatit të brendshëm.
Reagimi i plotë
Më përjashto
Debatet e brendshme, sado të forta, nuk duhet të shndrrohen në spektakël ndëshkimor publik.
Nëse kjo ndodh, problemi nuk është më mospajtimi, është frika nga mospajtimi.
Ky fakt kokëfort, ky konstatim i dukshëm, më tepër se vetë paralajmërimi, më detyron të flas.
Kur paralajmërimi publik bëhet instrument kërcënimi, heshtja nuk është më maturi, është dorëzim.
Nëse qëndrimi im për mënyrën si po funksionon partia, qeveria, shteti, konsiderohet arsye për përjashtim, atëherë po e them qetë dhe qartë: Më përjashto.
Jo si sfidë personale. Jo si dramë politike. Jo si show mediatik. Por si provë se problemi nuk është te fjala që ngre shqetësim, por te sistemi që shqetësimin nuk e duron.
Nuk kam sulmuar Partisë Socialiste. Kam kritikuar modelin që në disa aspekte po dëmton edhe Partinë Socialiste.
Kam folur për ndarjen e partisë nga shteti. Për rrezikun që politika të zëvendësohet nga administrimi. Për një logjikë kontrolli. Ku struktura burokratike dhe pushteti administrativ rrezikojnë të marrin vendin e përfaqësimit politik.
Nëse këto konsiderohen arsye për përjashtim, atëherë pyetja nuk është pse flas unë. Pyetja është pse këto gjëra nuk lejohen të thuhen.
Pushteti nuk dobësohet nga kritika. Pushteti dobësohet kur humb aftësinë për vetëkorrigjim.
Nëse në një forcë politike që ka lindur si projekt emancipimi kombëtar, kritika trajtohet si devijim, atëherë problemi është më i thellë se çdo debat. Është krizë kulture politike.
Nëse të kërkosh që institucionet të mos kontrollohen, personalizohen, instrumentalizohen, është faj, atëherë më përjashto.
Nëse të kërkosh garë e meritë, brenda e jashtë partisë është faj, më përjashto.
Nëse të kërkosh që socialistët të mos zëvendësohen nga një model “drejtorokracie”, ku kontributi politik zbehet përballë kontrollit administrativ, qenka mungesë disipline, më përjashto.
Nëse të mendosh se pushteti duhet të njohë vetkufizim, dhe nuk duhet të njësohet me strukturat që e rrethojnë, qenka herezi e papranueshme, më përjashto.
Nuk po mbroj një pozicion. Aq më pak një kolltuk. Kryetarllëkun dhe ministërllëkun nuk ma ka lënë gjyshi apo gjyshja. Po mbroj një parim.
Në politikë mospajtimi nuk është thyerje e besnikërisë.
Mospajtimi është forma më e lartë e besnikërisë.
Kur refuzimi për t’u bërë pjesë e një automatizmi votash në Parlament interpretohet si largim nga grupi, atëherë problemi nuk është disiplina, por ideja se bindja kërkohet e verbër, pa arsyetim, pa marrë parasysh pasojat.
Kur refuzohet bindja si ritual, nuk po mbrohet uniteti, por po kërkohet nënshtrim.
Kur ndërgjegjja trajtohet si shkelje disipline vetëm sepse nuk dakordësohet me automatizmin e veprimeve, atëherë problemi nuk është mospajtimi, por modeli që e ngatërron bindjen me nënshtrimin, duke tentuar të normalizojë deri edhe abuzimin. Nëse edhe këtë e kam gabim, më përjashto.
Por të paktën të bëhet e qartë se përjashtimi nuk po ndodh sepse dikush ka tradhtuar partinë. Po ndodh sepse dikush ka refuzuar të heshtë për mënyrën si po vepron pushteti në emër të saj.
Dhe kjo nuk është çështje personale. Është çështje se si kuptohet politika.
Çfarë ndodh me një parti kur qoftë edhe një akt politik mosvotimi shihet si armiqësi? Çfarë ndodh me një shtet kur kundërshtimi trajtohet si kërcënim?
Çfarë ndodh me një shoqëri kur bindja kërkohet si nënshtrim?
Këto nuk janë pyetje për fatin tim, të cilin e bëj vetë pa ndihmën e askujt. Janë pyetje për mënyrën si qeveriset.
Kërcënimi për përjashtim nga grupi më shqetëson më pak se ideja se mund të normalizohet mendimi që një grupim politik duhet të funksionojë përmes frikës.
Një formacion politik ku askush nuk kundërshton, nuk është i fortë. Është i heshtur dhe duhet ruajtur nga zgripi.
Heshtja politike ka qenë gjithmonë paralajmërim i së keqes.
Jo rrallë, nuk tremb forca reale e kundërshtarit.
Tremb jehona që i bëhet frikës.
Shumë struktura kontrolli mbahen jo aq nga forca e tyre, sa nga përfytyrimi i rrejshëm që të tjerët kanë për forcën e tyre, për mekanizma që mbijetojnë nga frika që prodhojnë. Nëse nuk dakordësohemi as për kaq, më përjashto.
Nëse nuk respektohet e drejta të flas, madje dhe të bërtas, kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, nuk ka dilemë, zgjidhja është 1, më përjashto.
Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle ka reaguar për takimin e zhvilluar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama. Në nj...
Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia blu, i ka quajtur pamjet e djeshme në GJKKO ku kreu I partisë s&eu...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, mori pjesë në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Lartë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar përplasjet mes kreut të PS Edi Rama dhe ish ministers Eliosa Spiropali. Berisha e q...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët është pyetur mbi kandidimin e tij për postin e ...
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim në Kryeministri ambasadoren e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Kjo e fundit do ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot në lidhje me shfaqen në publik të Ilir Metës në kafazin prej xhami, që...
Eric Wendt është nominuar nga administrata Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amer...
Analisti Baton Haxhiu debatoi ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV me ish-kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadh...
Monika Kryemadhi ka folur pas seancës së parë të gjyqit në themel, për të, Ilir Metën dhe të akuzuarit e tjer&eum...