Nga shkarkimi në Kosovë te kreu i SHISH/ Berisha: Rama dhe Vlora Hyseni, nën urdhrat e Vuçiç! Haxhiu… kumbari
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke rikthyer n&...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke rikthyer n&...
Nga L’Express Nga shërbimi sekret, në arrest shtëpiak. Kreu i shërbimit të inteligjencës së Shqipërisë (SHIS...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbërit...
Pas shallit që bëri bujë sot, vjen një tjetër zhvillim që ndryshon tërësisht historinë. Një ndjekës i P...
Altin Kokici, një 51-vjeçar me origjinë shqiptare, është gjetur i vdekur natën mes të mërkurës dhe të enjtes...
Autoritetet shqiptare kanë ndaluar tre ngarkesa kanabisi nga Kanadaja gjatë tre muajve të fundit, duke sekuestruar më shumë se 230 kilo...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera në vit barra fiskale nga vendosja...
Një ngjarje e rëndë e ndodhur më 16 shtator në Sarandë, e cila nuk ishte bërë publike më herët, ka përfun...
AGSH ka dënuar shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë. Asociacioni i Gazetarëv...
Një lëvizje e bujshme mund të konkretizohet në Serie A. David Alaba, ish-mbrojtësi i Real Madridit, është pranë transf...
Gazetari Fatjon Gjinaj, i ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV, ka folur për zhvillimet e fundit lidhur me dosjen hetimore ku është e përfshirë edhe drejtorja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.
Gjinaj tha se seanca gjyqësore për rivlerësimin e masave të sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati më shumë se dy orë. Sipas tij, pjesa më e madhe e seancës iu kushtua Hysenit, ndërsa për dy personat e tjerë të akuzuar u zhvillua një proces më vete.
‘Vlora Hyseni nuk ka pranuar të mbajë ndonjë qëndrim konkret. Pjesa më e madhe e seancës, prej më shumë se dy orësh, është dedikuar posaçërisht për të’, tha Gjinaj.
Sipas gazetarit, Hyseni dhe avokati i saj e kanë shfrytëzuar seancën për të lexuar aktet dhe për t’u njohur me dosjen hetimore, përpara se të mbajnë një qëndrim. Mbrojtja ka kërkuar një masë më të butë sigurie, duke e konsideruar të panevojshme masën e kërkuar nga organi i akuzës. Nga ana tjetër, prokurorët kanë insistuar se provat e administruara janë ato që kanë bindur gjykatën për vendosjen e masave të sigurisë dhe se janë të gatshëm të paraqesin materiale e referenca për bazën e akuzave.
‘Sot kemi parë shumë pak ngulmë nga avokatët ose gjyqi, për shkak se ajo është në dyer të mbyllura, bëhet rivlerësimi i masave dhe marrja në pyetje. Vlora Hyseni nuk ka pranuar të mbajë ndonjë qëndrim konkret, pjesa më e madhe e seancës prej më shumë se dy orësh është e dedikuar posaçërisht për të, sepse për dy të akuzuarit e tjerë u bë një proces në vete.
Është shfrytëzuar nga Hyseni dhe avokati i saj për të lexuar aktet dhe për të parë dosjen hetimore që në fund të mbajnë një qëndrim. Është kërkuar një masë më e butë, është konsideruar e panevojshme masa nga avokatët, por prokurorët kanë insistuar që këto prova janë ato që kanë bindur gjykatën për të ndërmarrë masat e sigurisë dhe për çdo tjetër pretendim janë të gatshëm për të dhënë materiale dhe referenca se ku është bazuar akuza e ngritur ndaj tyre.
Për ta përmbledhur dosja akti 2, ose mua më... e kam preferuar ta quaj dosja e SHISH-it.
Sepse ka si protagonist kryesor drejtoren e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe nuk ndodh shpesh në Shqipëri, nuk ndodh që nuk ndodh, por edhe në botë që kryeinteligjenca, ta quajmë kryespiunja, kryehetuesja apo kryeagjentja të jetë në bankën e të akuzuarve. Por mund të them që kjo dosje nuk do të mbyllet me këta tre persona që janë akuzuar, si zonja Hyseni, administratori i një biznesi në Durrës apo shefi i laboratorit të policisë shkencore, sepse ka të dhëna që ende nuk janë apdetuar dhe nuk janë verifikuar në mënyrë shteruese nga ana e agjentëve të SPAK-ut.
Janë dinamike. Ka të dhëna që ende nuk janë verifikuar, që janë mbledhur gjatë procesit hetimor. Kujtojmë Armela që në datë 18 shtator, pra vetëm 5 ditë përpara se të bëhej ekzekutimi i masave të sigurisë, Vlora Hyseni ka ngjitur shkallët e prokurorisë, që do të thotë i është marrë një provë tjetër teksa kërkesa për arrestimin e saj ndodhej në gjykatë dhe gjykata ende nuk ishte shprehur. Pra edhe gjatë fazës që ka qenë procesi hetimor në zhvillim e sipër, gjykata ishte drejt një vendimmarrjeje, të pranonte apo të mos pranonte kërkesën e SPAK për tre masa sigurimi, dy prej të cilave arrest në burg dhe një arrest shtëpie, si dhe për Hysenin bashkëshoqëruese me arrestin e shtëpisë, pezullimi nga detyra.
Pra, që do të thotë se veprimet hetimore për këtë dosje janë intensive dhe do të prodhojnë me të vërtetë lajme. Natyrisht, media dhe gazetarët lajme duan, por janë lajme të trishta, janë lajme të rënda, janë lajme tronditëse për sigurinë dhe stabilitetin e një vendi.
Dhe më lejoni të them, sepse gjatë komunikimeve dhe raportimeve tona jemi të detyruar të mbajmë atë standardin e raportimit, por e kemi të lirshmërinë tashmë nga divani apo kudo tjetër’, u shpreh Fatjon Gjinaj në SYRI TV.
Ka nisur përballë godinës së Kryeministrisë protesta e radhës kundër qeverisë, ku qytetarë dhe aktivistë jan&e...
Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ (QSUT) ka vendosur një procedurë të re për daljet publike të stafit...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, reagoi pas incidentit në ambi...
Në vijim të analizës së tij për tronditjen e institucioneve të inteligjencës pas arrestimit të ish-drejtueses së SH...
Gjykata e Posaçme vendosi vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (...
Gazetari Bledian Koka, në emisionin “Task Force” në Syri TV me Sonila Meçon, ngriti akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar lidhur me sulmin e ish-drejtoreshës së SHISH, ndaj gazetares Klodiana Lala. P&...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka reaguar për sulmin e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares së News24, Klo...
Në një intervistë në “Minuta e Parë” në News24 Luçiano Boçi është shprehur kritik ndaj kryem...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur jashtë ambienteve të Kuvendit ka reaguar për sulmin e ish-shefes së Shë...