POLITIKE

Gjekmarkaj: Përmbytjet një fatkeqësi e stimuluar nga korrupsioni

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2025, 17:15
Gjekmarkaj: Përmbytjet një fatkeqësi e stimuluar nga korrupsioni

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Agron Gjekmarkaj ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke i cilësuar përmbytjet e fundit në qarqet Lezhë, Mirditë dhe Kurbin jo si një fatkeqësi natyrore, por si një "fatkeqësi e stimuluar". Sipas tij, kjo situatë dramatike është pasqyrë e qartë e korrupsionit, papërgjegjshmërisë dhe dështimit të pushtetit qendror dhe atij lokal.

Në një fjalim të ashpër, Gjekmarkaj deklaroi se qytetarët po përballen me pasojat e një shteti "në gjunjë", ndërsa përgjegjësit fshihen pas premtimeve boshe dhe kamerave të propagandës. Ai theksoi se përmbytjet në zona si Spiten, Zejmen, Barbullonjë, Rrilë, Tale, Torovicë, Zadrimë, Milot, Mamurras dhe Fushë-Kuqe nuk ishin të papritura, por rezultat i mungesës së plotë të investimeve dhe mirëmbajtjes.

“Ndodhi ajo që gjithmonë ndodh kur pushteti nuk investon por merr, kur nuk mirëmban por mbulon, kur nuk dëgjon por flet”, u shpreh ai, duke shtuar se mijëra hektarë tokë, shtëpi dhe biznese u zhdukën nën ujë pa asnjë plan reagimi nga institucionet.

 

 

Deputeti kritikoi ashpër mungesën e strukturave funksionale në terren. "Në Lezhë nuk ka pushtet lokal, nuk ka Ministri Bujqësie, nuk ka Ministri Mbrojtje dhe nuk ka as emergjenca civile," pohoi ai. Gjekmarkaj vuri në dukje se argjinaturat janë të amortizuara prej vitesh, ndërsa hidrovoret janë lënë në mëshirë të fatit. Ai përmendi rastin konkret të hidrovorit të Tales që mbeti pa energji elektrike në momentin më kritik, dhe atë të Balldrenit, i cili ka mbetur vetëm një premtim në letër.

 

Sipas Gjekmarkajt, përgjigja e qeverisë ndaj krizës ka qenë fyese dhe e pamjaftueshme, duke u kufizuar në shpërndarjen e disa pakove ushqimore. “Nuk ka vlerësim dëmesh, nuk ka dëmshpërblime, nuk ka plan menaxhimi, nuk ka mbajtje përgjegjësie”, theksoi ai.

Në fjalën e tij, ai preku edhe çështjen e zjarrit në pyllin e Shëngjinit, duke e quajtur atë një tjetër tragjedi pa autor dhe pa transparencë, e cila sipas tij, i hap rrugën ndërtimeve që “përdhunojnë natyrën dhe mbushin xhepat e klientëve të qeverisë”.

Në përfundim, deputeti deklaroi se Lezha, Mirdita dhe Kurbini nuk kanë nevojë për propagandë, por për veprime konkrete, investime reale dhe një qeveri që nuk i trajton qytetarët si "të njerkës" apo t'i ndëshkojë për qëndresën e tyre politike.

Gjekmarkaj:

Të nderuar deputetë, zoti kryetar, të nderuar bashkëqytetarë të Lezhës dhe Mirditës dhe të Kurbinit, që këto ditë jeni përballur jo vetëm me fuqinë e natyrës, por edhe me dobësinë, papërgjegjshmërinë, zgërdhirjet e një shteti në gjunjë dhe të një pushteti pa shquse. Ajo që ndodhi me përmbytjet e ditëve të fundit nuk është as surprizë, as fatkeqësi e pashmangshme, është një fatkeqësi e stimuluar. Ajo është pasqyrë e qartë e korrupsionit dhe e dështimit të pushtetit lokal dhe pushtetit qendror.

Një histori e përsëritur kjo ku qytetarët vuajnë ndërsa përgjegjësit fshihen pas premtimeve boshe, lekëve të zhvatura dhe kamerave të propagandës. Ne e dimë, përmbytjet në Spiten, në Zejmen, në Barbullonjë, në Rrilë, në Tale, në Torovicë, në Zadrim, në Milot, në Mamurras, në Zhej, në Fushëkuqe e me gjerë nuk erdhën papritur. As mungesa e dritave dhe pasojat e tyre të shumta, fytyra e çdo stine, nuk erdhën papritur.

Ndodhi ajo që gjithmonë ndodh, kur pushteti nuk investon, por merr, kur nuk mirëmban, por mbulon, kur nuk dëgjon, por flet, kur nuk vlerëson rrezikun, por e vesh atë me një premtim të ri. Mijëra hektarë u zhdukën nën ujë të kripur, po kaq shtëpi, kultura bujqësore, biznese dhe familje u përballën vetëm me dëme. Pa asnjë plan dhe pa asnjë reagim serioz nga ata që duhet të jenë të parët në terren. Në Lezhë nuk ka pushtet lokal, nuk ka ministri bujqësie, nuk ka ministri mbrojtje dhe nuk ka as emergjenca civile.

Argjinaturat janë të amortizuara prej vitesh. Çarjet i ndjejnë të gjithë banorët, përveç atyre që merren me propagandë. Ndërsa një e çarë u mbyll me duartrokitje para kamerave, një tjetër u hap sërish vetëm 24 orë më pas, duke vënë në alarm banorët e bregut të Matës. Ka zëra, ka diskutime publike dhe shqetësime të ngritura nga komuniteti mbi abuzime dhe devijime të mundshme për interesa ndërtimore.

Shqetësime që meritojnë transparencë dhe hetim, jo heshtje. Në vend të tyre nuk është habi të shohim ndonjë leje ndërtimi për taksidarët e votës së lirë. Hidrovoret, ashtu si argjinaturat, janë lënë në mëshirë të fatit. Hidrovori i Tales mbeti pa energji, pikërisht kur duhej më shumë se kurrë. Ndërsa i Balldrenit është premtuar për vite me radhë, por vetëm premtimi është ndërtuar.

Hidrovori ka mbetur në letër. Retorika këto që përsëriten sa herë bie shi. Në fakt premtimet bien si shi e shiun s'e ndalin kurrë dhe ai sillet sipas qejfit. E njëjta histori në Mirditë ku reshjet shkaktuan dëme në rrugë, ura, duke e lënë vetëm bashkinë e drejtuar nga Albert Mëlyshi. Po kaq në grykëderdhjen e Drinit, tonela mbetjesh kërcënojnë turizmin dhe faunën, ndërsa pushteti kërcënon me gjuhën çekiç qytetarët që të mos flasin dhe sapo mbaron kjo, kthen kokën në anën tjetër.

Në vend të një reagimi shtetëror, në vend të garancive dhe shdëmtimeve, qytetarët morën vetëm disa pako ushqimore të shpërndara pjesërisht. Një trajtim minimal, fyes, i padinjitet e krejt i pamjaftueshëm për njerëz që humbasin gjithçka. Nuk ka vlerësim dëmesh, nuk ka dëmshpërblime, nuk ka plan menaxhimi, nuk ka mbajtje përgjegjësie.

Madje dhe zjarri i Shëngjinit, një tjetër tragjedi e pakthyeshme, e cila mbeti pa përgjigje, pa autor, pa transparencë, me një vragë përjetësisht mbi kurorën e pishave që pret të mbulohet nga ndërtimet të cilat po përdhunojnë natyrën dhe mbushin xhepat e klientëve të qeverisë.

E gjitha kjo tregon një fakt të thjeshtë, kur pushteti ndërton propagandë, kur njerëzit e tij e zhvasin, qytetarët mbyten nga pasojat. Kur pritat fizike e morale i thyen babëzia, ata i merr përpara uji, i djeg zjarri dhe i thajnë tymi. Kur gramofonët pa shirit flasin për miliarda, ne shohim argjinatura të çara, toka të përmbytura, lumenj të gërryer, kanale të bllokuar.

Kur pushteti ngre gishtin drejt qiellit dhe fajëson motin, pasojat bien mbi tokë si rrufe, mbi njerëzit që punojnë, që paguajnë taksa, që meritojnë siguri dhe investime reale. Sot nuk jemi në këtë seancë vetëm për të përshkruar dëmet. Jemi këtu për të folur, për të ngritur zërin e një komuniteti që nuk e meriton më të trajtohet si tokë e askujt. Por njëkohësisht edhe për të varur në murin e paturpësisë portretin e atyre që e lanë vetëm.

Jemi këtu për të thënë qartë se Lezha, Mirdita dhe Kurbini nuk kanë nevojë për rrena para kamerave, por për veprime në terren, për një shtet që nuk i trajton si të njerkës, për një pushtet që nuk i ndëshkon për qëndresën politike, për një qeveri dhe kryeministër që jetojnë në vendin e tyre jo si turistë por si të tillë. Ata duhet të zbresin në tokë mes tyre dhe të mos i shohin më nga qielli apo kryeqytetet e botës.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?