“Rama n’burg, Belinda n’burg”/ Protestuesit paradë pankartash: Kryeministër, je i pushuar nga puna!
Protesta qytetare në kryeqytet është shoqëruar edhe këtë mbrëmje me pankarta të shumta dhe slogane kundër qeveris&e...
Protesta qytetare në kryeqytet është shoqëruar edhe këtë mbrëmje me pankarta të shumta dhe slogane kundër qeveris&e...
Pas shumë lëvizjeve në hyrje, si zyrtare ashtu edhe në formë thashethemesh, Real Madridi ka filluar të mendojë edhe për ...
Gazetarja Klodiana Lala komentoi protestën që ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, dhe protestojnë duke kërkua...
Sulmuesi kuqezi, Giacomo Vrioni është zyrtarizuar si afrimi më i ri i Wolfsburger në Austri. Lajmi është bërë i ditur ...
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia për mallra kontrabandë të dyshuara të futura ilegalisht nga Maqedonia e Ve...
Analisti Fatos Lubonja komentoi protestat masive të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë mbushur prej ditësh sheshin kund&eu...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e Piranjave ngre shqetësime për ndotje të mjedisit në fshatin Shakuj të Lushn...
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia për mallra kontrabandë të dyshuara të futura ilegalisht nga Maqedonia e Ve...
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka marrë përsipër sulmet ndaj bazave ushtarake të Shteteve të Bashkuara ...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar shpërblim financiar për policin e rënë në...
Një grup shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë propozuar që anëtarët e ardhshëm të bllokut, gjatë një periudhe kalimtare pas pranimit në bllok, të kenë të drejta të kufizuara.
Në mesin e kufizimeve kyç është propozimi që anëtarët e rinj të kenë të drejtë të kufizuar vote.
“BE-ja duhet të zhvillojë një diskutim të detajuar mbi mundësinë e kufizimeve të përkohshme, kalimtare të së drejtës së votës për shtetet e reja anëtare, veçanërisht në fushat e acquis-së së BE-së ku kërkohet unanimitet [për shembull zgjerimi, politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë, korniza shumëvjeçare financiare], duke marrë parasysh ndjeshmërinë juridike dhe politike”, thuhet në të ashtuquajturin non-paper të nënshkruar nga Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit (Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu).
Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në këtë dokument jozyrtar.
REL i është drejtuar Qeverisë në detyrë të Kosovës për të marrë një qëndrim për këtë propozim dhe është në pritje të përgjigjes.
Ndërkaq, nga zyra për media e Qeverisë së Shqipërisë, i thanë Radios Evropa e Lirë se Tirana dëshiron një anëtarësim me të drejta të plota, por u shpreh e hapur për idenë e prezantuar nga pesë vendet anëtare të BE-së.
“Objektivi ynë përfundimtar mbetet anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, me të drejta dhe detyrime të plota. Megjithatë, një fazë e ndërmjetme që nuk zëvendëson dhe nuk shtyn pafundësisht perspektivën e anëtarësimit të plotë, eshte e domosdoshme”, u tha në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë nga zyra për media e Qeverisë shqiptare.
Tirana zyrtare tha se mbështet një proces të anëtarësimit të bazuar në meritë dhe vazhdimisht ka përkrahur integrimin gradual të vendeve kandidate në strukturat dhe politikat e Bashkimit Evropian.
Non-paper është dokument joformal që përdoret në qarqet diplomatike evropiane për paraqitjen e ideve të reja, testimin e qëndrimeve ose propozimin e zgjidhjeve, pa e detyruar palën që e paraqet atë të marrë qëndrim formal.
Për momentin, i vetmi shtet me gjasa reale për anëtarësim të ardhshëm në BE është Mali i Zi, pasi Bashkimi Evropian ka marrë vendim për formimin e një grupi ad hoc që do të punojë në hartimin e draft-marrëveshjes së anëtarësimit.
Kjo është hera e parë pas 17 vjetësh që BE-ja nis punën për tekstin e një marrëveshjeje anëtarësimi, pas vitit 2009, kur i njëjti proces filloi për Kroacinë.
Kroacia është anëtare me të drejta të plota e BE-së që nga viti 2013, gjë që përbën periudhën më të gjatë në historinë e bllokut evropian pa zgjerim, përkatësisht pranim të anëtarëve të rinj.
Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë në faza të ndryshme në rrugën e tyre drejt anëtarësimit. Vetëm Kosova është më prapa, pasi është i vetmi shtet që nuk ka ende statusin e vendit kandidat, ndërkaq aplikimi për anëtarësim që Prishtina e ka dorëzuar në dhjetorin e vitit 2022, Brukseli ende nuk e ka trajtuar.
Në dokumentin e nënshkruar nga Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit theksohet se situata gjeopolitike ka ndryshuar ndjeshëm që nga hyrja e Kroacisë në BE dhe se, siç thuhet, zgjerimi nuk shihet më vetëm si një proces teknik i bazuar në merita, por si një investim strategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës.
Autorët e dokumentit konsiderojnë se nevojitet një model i përgjithshëm për marrëveshjet e ardhshme të anëtarësimit dhe një katalog opsionesh që mund të përshtatet me veçoritë e secilit shtet kandidat. Aty propozohet po ashtu hartimi i një kornize standarde për marrëveshjet e ardhshme të anëtarësimit, me mundësinë e përshtatjes për kandidatët individualë dhe sfidat që anëtarësimi i tyre mund t’i sjellë BE-së.
Këto pesë shtete anëtare të BE-së propozojnë forcimin dhe zgjatjen e vlefshmërisë së klauzolave mbrojtëse, të cilat do të zbatoheshin për çështje që lidhen me sigurinë e brendshme të BE-së, sigurinë ekonomike dhe qëndrueshmërinë ndaj ndërhyrjeve të huaja.
Vëmendje e veçantë në forcimin e sundimit të ligjit
Sipas dokumentit, sundimi i ligjit është fusha më e rëndësishme në të cilën do të zbatoheshin klauzolat mbrojtëse. Pesë shtetet anëtare të BE-së propozojnë të ashtuquajturën klauzolë për parandalimin e prapakthimit në raport me vlerat evropiane dhe sundimin e ligjit. Shkelja e këtij obligimi, siç thuhet në dokument, mund të aktivizojë automatikisht sanksione financiare, procedura për shkeljes ose mekanizma të rinj mbrojtës.
Po ashtu, propozohet që institucionet e BE-së të kenë mundësinë të reagojnë ndaj cenimit serioz të sundimit të ligjit, parimeve demokratike dhe lirisë së mediave.
Ndër të tjera, propozohet që masat e mundshme të përfshijnë edhe pezullimin e formave të caktuara të bashkëpunimit me shtetin e ri anëtar që bën këto shkelje.
Po ashtu, konsiderohet se pjesëmarrja në Zyrën e Prokurorit Publik Evropian duhet të jetë një parakusht politik për anëtarësimin e shteteve të reja. Kjo shihet si një instrument i rëndësishëm për mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe luftimin e keqpërdorimit të fondeve evropiane.
Parandalimi i bllokadave të mundshme dhe mungesës së bashkëpunimit
Në dokument propozohet futja e një klauzole të veçantë që do t’u kujtonte anëtarëve të rinj detyrimin për bashkëpunim besnik me Bashkimin Evropian.
“Sjellja që minon unitetin, besimin e ndërsjellë dhe procesin e vendimmarrjes në BE i shkakton dëm serioz gjithë bllokut evropianë”, vlerësojnë autorët e dokumentit.
Për këtë arsye, ata konsiderojnë se marrëveshjet e anëtarësimit duhet të përmbajnë mekanizma për reagim ndaj një sjelljeje të tillë.
Një fenomen i ri po ndodh në rrugët e Tiranës, ku qytetarët po refuzojnë të kthehen në banesat e tyre pas tubimeve, duke...
Sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka debatuar me kryetarin e Komisionit t&eum...
“Edi Rama e ka kthyer Zvërnecin si kopsht të tij”. Kjo ishte deklarata e kreut të PD gjatë fjalës së tij ku reagoi p&e...
Analisti Fatos Lubonja komentoi protestat masive të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë mbushur prej ditësh sheshin kund&eu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha foli sot me deputetë demokratë në selinë blu gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Beris...
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se në PPE kërkova mbështetje nd&eu...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se konkurrenca në sektorin e turizmit mes vendeve të rajonit mund të ndi...
Ish-zv.ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi, ka reaguar lidhur me debatet dhe protestat që kanë shoqëruar projektet e investimeve n&...
Prej dhjetë ditësh, kryeqyteti shqiptar është skena e një vale të gjerë protestash, ku mijëra qytetarë kanë ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Associated Press në lidhje me situatën e krijuar prej disa ditësh n&...