Kos: Asnjë vend kandidat për anëtarësim në BE deri më tani nuk ka marrë dhe as nuk mund të marrë garanci
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se asnjë vend kandidat për anëtarësim në BE nuk ka marr&e...
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se asnjë vend kandidat për anëtarësim në BE nuk ka marr&e...
Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vë...
Biznesmeni izraelit Ron Yeffet është fotografuar këtë të martë gjatë një dreke me ish-zëvendëskryeministren dh...
Në ditën e 38-të të protestës kundër qeverisë Rama, qytetarët janë rikthyer sërish para Kryeministrisë, n...
U shkëput nga kapja e njërit prej grabitësve, ndërsa dy të tjerë me fytyrat e mbuluara po rrihnin brutalisht të atin, dhe i p...
Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar sërish për protestat në Shqipëri, duke theksuar se mijëra qytetar...
Protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e kryeministrit Edi Rama. Altin Hila babai i një fëmije të paralizuar, në protest...
Parlamenti Evropian ka miratuar rregulla të reja për të drejtat e pasagjerëve ajrorë, të cilat parashikojnë kompensime më...
Shteti shqiptar nuk arkëton taksa, nënkontraktor në Shqipëri kompani që kanë probleme me tatimet Me një akt të papreced...
Një grup eurodeputetësh po kërkon nisjen e një hetimi ndaj presidentit të FIFA-s Gianni Infantino për të përcaktuar n&eu...
Gazetari i News24, Osman Stafa, ka lëshuar një denoncim mjaft të fortë dhe rrëqethës nga tribuna e protestës përpara Kryeministrisë, duke nxjerrë në dritë kontrastin e dhimbshëm mes luksit të qeverisë dhe rrënimit të sistemit shëndetësor në Shqipëri.
Stafa ka zbardhur një mesazh të ndjerë që i ka mbërritur sot nga një nënë shqiptare, e cila vuan nga kanceri gjinekologjik, e cila tregon se si shteti gjeti miliona euro për të sjellë reperin Kanye West, por nuk investoi dot për aparaturën që do t’i shpëtonte jetën asaj dhe qindra grave të tjera.
“Qeveria i dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, ndërsa spitalet janë pa ilaçe,” deklaroi gazetari përpara turmës së mbledhur, duke lexuar më pas fjalë për fjalë letrën e hapur të gruas që po lufton me vdekjen në spitalet e huaja:
“Jam një grua që vuaj nga kanceri gjinekologjik, mbarova ciklin e rrezeve dhe kimio në onkologjik. Kur duhet të bëja brakiterapinë më thanë se nuk punon. Nuk kisha para ta bëja jashtë shtetit. Çdo ditë zgjohesha me shpresën se do bëja kurimin. Sëmundja më u kthye sërish, sot jam e vdekur për së gjalli. Sot jam në Itali dhe e kam jetën prej shtetit italian. Sot mësova se shteti gjeti 4 mln euro për një koncert. Për mua nuk e gjeti dot brakiterapinë. Ndoshta jam një statistikë për disa, por për fëmijët e mi jam gjithë bota. Jam duke luftuar për jetën time, do doja që shteti të investonte tek shpresa ime, jo vetëm në një natë spektakli. Skenën e ngritën për një natë, brakiterapinë jo.”
I prekur nga ky dëshmi, gazetari Osman Stafa ka ngritur zërin kundër prioriteteve të ekzekutivit, duke theksuar se këto para të shpërdoruara për shfaqje propagandistike mund të kishin shpëtuar jetë njerëzish që nuk kanë mundësi ekonomike të kurohen jashtë kufijve.
“Kjo është letra e kësaj nëne që më ka dërguar sot. Po lufton për jetën. 4 mln euro për spektakël, kur duhet të ishin për pajisje që shpëtojnë jetë! Brakiterapia shpëton jetën e nënave tona, lufton kancerin gjinekologjik! Nuk kanë para nënat tona siç kanë para këta për ta trajtuar sëmundjen jashtë vendit! Nuk kanë para sepse punojnë për të mbajtur fëmijët e tyre,” u shpreh Stafa.
Në mbyllje të fjalës së tij, gazetari listoi se çfarë mund të bëhej me fondet që qeveria shpenzon për koncerte, duke vënë gishtin mbi plagën e hapur të mungesave në QSUT. “Shkojnë shqiptarët në Itali e Turqi për t’u kuruar. Me këto para do ishte siguruar brakiterapia, PET-scan, do ishin siguruar medikamentet që mungojnë sot për personat që vuajnë nga kanceri,” përfundoi gazetari denoncimin e tij të fortë në ditën e 38-të të protestës masive.
Në ditën e 38-të të protestës kundër qeverisë Rama, qytetarët janë rikthyer sërish para Kryeministrisë, n...
Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar sërish për protestat në Shqipëri, duke theksuar se mijëra qytetar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e organizuar me qëllim përkujtimin e inxhinerëve dhe d...
Ajo që nisi si një protestë kundër ndërtimit të një resorti luksoz bregdetar në një zonë të mbrojtur &n...
Në një video të xhiruar mes skelave dhe pluhurit të kantierit në arenën e përkohshme “Eagle Stadium” në Kash...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me koncertin e Kanye West, duke...
Një dosje e publikuar nga “Progressive International” në lidhje me atë që po cilësohet si “revolucioni Flamingo&rdquo...
Një videodenoncim i publikuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sjellë në qendër të vëmendjes debatin mbi or...
Duke ju përgjigjur interesit të medias për librin ‘The Albanian Files’, kreu demokrat Berisha tha se, “ato projekte janë...
Lideri i opozitës gjatë një konference shtypi tha se “Libri i kuq, akuza më e rëndë ndaj Ramës”. “Brigjet...