
Policia e Fierit ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të videos së dhunimit të një 17-vjeçareje, nga tre bashkëmoshatare të saj.
Sipas policisë, ngjarja është denoncuar më 8 qershor 2026, kur 17-vjeçarja është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier së bashku me nënën e saj. Ajo ka kallëzuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e një 19-vjeçareje nga kjo e fundit dhe dy vajza të tjera 15 vjeçe.
Po sipas policisë, pas denoncimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, janë kryer veprimet hetimore dhe janë shoqëruar në komisariat 19-vjeçarja dhe dy të miturat, të cilat kanë pranuar se kishin ushtruar dhunë ndaj 17-vjeçares për motive të dobëta.
Në përfundim të veprimeve, më 9 qershor 2026, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të tre të dyshuarave.
Policia bëri të ditur gjithashtu se më 28 qershor 2026 është arrestuar njëra prej 15-vjeçareve të përfshira në ngjarje, por për një çështje tjetër. Arrestimi u krye pas kallëzimit të nënës së saj, e cila deklaroi se ishte dhunuar nga e bija, duke pësuar dëmtime fizike.
Pas procedurave përkatëse dhe vlerësimit të autoriteteve kompetente, 15-vjeçarja është dërguar për trajtim në një institucion të specializuar të shëndetit mendor në Tiranë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Korrik12:16
Detaje nga ngjarja në Fier/ 17-vjeçarja u dhunua një muaj më parë, e mitura kishte lënë shkollën
Një ngjarje e rëndë, e cila ka tronditur opinionin publik pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, ka ndodhur rreth një mua...
AKTUALITET
7 Korrik12:03
Ajola Xoxa kërkoi shtyrjen e procesit gjyqësor, SPAK: Të ndahet nga Veliaj!
Në seancën e zhvilluar në GJKKO për gjykimin në themel ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë, SPAK ka deklarua...
AKTUALITET
7 Korrik11:38
Aksidenti i autobusit të linjës Berat-Tiranë, në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj
Nga aksidenti i autobusit një javë më parë vijojnë ende të jenë në spital 3 të plagosur.
Dy fëmijë dhe...
AKTUALITET
7 Korrik11:33
Të harruar nga shteti/ Banorët e Topojanit në Këlcyrë mirëmbajnë vetë rrugën
Banorët e fshatit Topojan, në njësinë administrative Sukë të Bashkisë Këlcyrë, janë detyruar të marrin ...
AKTUALITET
7 Korrik11:33
Arrestohet në Frankfurt 29-vjeçari shqiptar, dyshohet për mashtrim me dhjetëra milionë euro
Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia Federale gjermane në aeroportin e Frankfurtit, i dyshuar si pjesë e një...
AKTUALITET
7 Korrik11:03
Nis gjyqi për Erion Veliajn, Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes së fëmijës
Ka nisur në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pa...
AKTUALITET
7 Korrik10:59
Prapaskenat/ Gjokutaj tregon si po e zvarrit SPAK-u arrestimin e Ballukut për të shpëtuar pushtetin e Ramës
Një situatë e paprecedentë dhe e paqartë ligjore po rrethon fatin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku drejtësia duk...
AKTUALITET
7 Korrik10:55
Aksion policor si në filma/ Transportuan 61 kilogramë lëndë narkotike me makinë, arrestohet një person, tjetri në arrati
Një operacion policor i zhvilluar në orët e para të së martës, në zonën e Agia Paraskevi, në Atikë të G...
AKTUALITET
7 Korrik10:46
EMRI/ Rekomandimet e KLSH - Largohet nga detyra Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit
Është larguar me dorëheqje sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola.
Vendimi ka ardhur pas rekomandimi...
AKTUALITET
7 Korrik10:29
VIDEO/ Përfshihet nga flakët fasada e Postës Shqiptare në Gjirokastër, shmanget përhapja e zjarrit
Përfshihet nga flakët fasada e Postës Shqiptare në Gjirokastër, shmanget përhapja e zjarrit
Një zjarr ka rënë n&...